Prezantohet Edicioni V i projekt-programit, ‘Re-Debate – Kampionati Kombëtar i Debatit’
24 Mars, 2022
Përfundon faza e debateve në nivel rajoni. Këto janë 32 skuadrat Pre-Eliminatore që do të vijnë në Tiranë!
23 Qershor, 2022

Debatet në nivel rajoni, Tirana hap nesër edicionin V të Kampionatin Kombëtar të Debatit

Duke filluar nga nesër Re-Debate nis rrugëtimin e debateve në nivel rajoni. Do të jenë shkollat e Tiranës ato që do të kenë fatin të përjetojnë emocionet e përballjeve të debateve, që këtë vit rikthehen në variantin fizik.

Re-Debate është një projekt i cili zbatohet për të pestin vit radhazi nga LIBURNETIK dhe ky edicion zhvillohet me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Agjencinë Kombëtare për Rininë, UNICEF Albania dhe ketë vit në partneritet me Kongresin Rinor Kombëtar i cili është edhe mbështetës në të njëjtën kohë përmes Tirana Kryeqyteti Europian i Rinise 2022.

Debatet e rajonit të Tiranës do zhvillohen në ambjentet e zyrave të Tirana Kryeqyteti Europian i Rinise 2022, (Bulevardi Zogu i Pare, rr. Papa Kristo Negovani, pall. Li-Em, shkalla 1, kati 2.)  sipas kalendarit të mëpostëm.