Rreth Organizates Liburnetik

LIBURNETIK është një Organizatë Jo Fitimprurëse e krijuar nga vullneti i një grupi të rinjsh me qëllim ndërgjegjësimin, promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare, për përmirësimin e jetës sociale, nëpërmjet vlerësimit të nevojave të territorit dhe zbatimit të ideve, projekteve dhe aksioneve inovative.

Organizata LIBURNETIK lindi si një grup informal në vitin 2013 dhe u themelua zyrtarisht në Tiranë në Korrik 2014 si e Pavarur dhe degë e organizatës italiane ASAL Student, Leçe, Itali, e themeluar në 2007-n nga një grup studentësh shqiptarë dhe italianë.

Aktivitetet e organizatës LIBURNETIK, ashtu sikurse ato të ASAL Student, e fokusojnë veprimtarinë e saj tek të Rinjtë protagonistë për krijimin e një mendësie të re, në shërbim të shoqërisë civile dhe tek Diversiteti, vlerë e shtuar e një shoqërie europiane bashkohore.

LIBURNETIK mbështetet tek parimet e përcaktuara nga Konventa e të Drejtave të Njeriut dhe nga traktati i Lisbonës dhe ka si parim bazë respektimin e plotë të botës njerëzore, kulturore dhe shpirtërore të individit.

LiburnEtik Organisation

Zbatues i projektit


Selia operative

Rr. "Tefta Tashko Koço"

1001 Tiranë, Shqipëri (Pallati KDK)

Tiranë, Shqipëri

Reth Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë është një organizatë jofitimprurëse, e pavarur, jo qeveritare, jo politike pjesë e rrjetit të Open Society Foundations (OSF) krijuar dhe financuar në vitin 1994 nga investitori dhe filantropi George Soros.

Rrjeti i përbërë nga 30 Fondacione vepron në 70 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Open Society Foundations ka përfaqësi në Shqipëri, Armeni, Azerbaixhan, Bosnje dhe Herzegovinë, Bullgari, Republika e Çekisë, Afrikë, Estoni, Gjeorgji, Guatemalë, Haiti, Indonezi, Kazakistan, Kosovë, Kirgystan, Letoni, Maqedoni, Moldavi, Mongoli, Mal i Zi, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki, Taxhikistan, Turqi dhe Ukrahinë.

OSFA

Donatori i projektit


Adresa: Rr. Qemal Stafa,

Pallati 120/2,

Tiranë, Shqipëri

 

Do you have any questions or suggestions? Ask us a question, send a message