Motivet sociale dhe ndikimi në vetpërceptim
7 Dhjetor, 2020
Funksionaliteti i digjitalizimit per te ulur korrupsionin
17 Dhjetor, 2020

Raporti pandemi- arsim

Padyshim që pandemia ka ndryshuar totalisht jetët tona dhe deri diku ka deformuar stilin e jetesës që ishim mësuar të kishim. Shumë gjëra kanë ndryshuar e disa gjëra padyshim që vazhdojnë akoma të qëndrojnë njësoj. Por, çfarë ndikimi ka pasur pandemia tek arsimi?

Për mendimin tim ndikimi I pandemisë në shumë fusha ka qenë drastikisht negativ, duke bërë biznese të dështojnë e duke krijuar monopole të reja produktesh. E njëjta gjë edhe në mjekësi, radhët e gjata të pritjes e sfidat e reja me vaksinën kanë vështirësuar gjendjen e mjekësisë kudo, e në disa vende duke çuar edhe sistemet e tyre të avancuara të shëndetësisë drejt kolapsit. Por, kur vjen puna tek arsimi mendoj se duhet të kemi një qasje ndryshe.

Në raport me arsimin si me çdo fushë tjetër, pandemia ka sjellë problemet e veta, të cilat reflektohen lehtësisht tek rezultatet mësimore afatshkurta, por kur vjen puna tek rezultatet afatgjata të zhvillimit të aftësive mendoj se ka vend për diskutim.

Nëse më parë një nxënës fillonte të mësonte për teknologjinë në mënyrë të pavarur që I vogël për shkak të rrethimit gjatë gjithë kohës me mjete të avancuara teknologjike, porn në mënyrë sistematike në shkollë fillonte të mësonte shumë vonë për teknologjinë, atëherë nxënësit të cilët I përkasin brezit të pandemisë, kanë filluar të jenë më pranë me teknologjinë se kurrë më parë për shkak të zhvillimit të mësimit nëpërmjet platformave digjitale, të cilat padyshim që kanë problemet e tyre, por që kanë bërë të mundur që nxënësit dalëngadalë të zhvillojnë një soft- skill mjaft ët rëndësishëm.

Diçka tjetër e rëndësishme është të qenit “multi-taksing”. Kur je në ambientet e shkollës nuk ka shumë për të bërë, përveçse për tu përqendruar në tabelën e zezë e për të dëgjuar me kujdes e shumë njerëz nuk shohin asnjë problem këtu, përfshirë dhe mua. Por, në momentin që përveçse tabelës së zezë elektronike, të duhet të përdorësh edhe programe të tjera në kompjuter, të duhet të merresh edhe me mamin që të thërret nga dhoma tjetër e njëkohësisht të bësh edhe ndonjë punë online e gjitha kjo praktikë të ndihmon të jesh gjatë gjithë kohës vigjilent e I gatshëm ti përgjigjesh shumë detyrave në kohë reale.

Padyshim që pandemia ka dëmtuar shumë kontaktet njerëzore e ka sjellë një mënyrë të re jetese duke shkatërruar veset e vjetra të të jetuarit e për shumë nostalgjikë, të cilët shohin vetëm anët negative kjo gjë është e tmerrshme, por qenia njerëzore ka arritur të mbijetojë kaq e fortë deri më sot, vetëm për shkak të një aftësie totalisht të pashkëmbyeshme me asgjë tjetër, për shkak të përshtatjes.