Raporti pandemi- arsim
15 Dhjetor, 2020
Roli i teknologjisë së informacionit dhe komuinikimit në luftën kundër korrupsionit
17 Dhjetor, 2020

Funksionaliteti i digjitalizimit per te ulur korrupsionin

Korrupsioni është një formë e pandershmërisë ose veprës penale të ndërmarrë nga një person ose organizatë e besuar me një pozitë autoriteti, për të fituar përfitime të paligjshme ose abuzim të pushtetit për përfitime private. Pra, eshte nje fenomen negative qe nje shoqeri mbart. Jane bere tentativa ligjore duke krijuar paketa te fuqishme ligjore kunder korrupsionit. Disa nga keto paketa kane funksionuar e disa pjeserisht, te pakten keshtu kane treguar te dhenat te publikuara nga Banka Boterore, raporte te permiresuara cdo vit. Ne raportet e viteve te fundit ka treguar qe vendet e zhvilluara dhe ato ne zhvillim ecin ne drejtim ne njejte per uljen e korrupsionit po fenomeni eshte prezent dhe ne shifra shqetesuese.

Cdo akt korruptiv shoqerohet me nje kosto ekonomike dhe sociale. Kosto qe paguhet jo vetem nga beresi i korrupsionit por dhe nga nje grup i shoqerise qe preket indirekt. E ne kete menyre kjo demton shoqerine dhe pushtetin vendor e qendror duke I ofruar kosto ne faturat e tyre vjetore te menaxhimit.

Ne dekadat e fundit procesi i digjitalizimit ka ndikuar ne fenomenin e korrupsionit. Digjitalizimi eshte procesi I shnderrimit te informacionit ne te dhena te automatizuara. Digjitalizimi ka bere qe shume procese te sherbimeve publike qe jane burim korrupsioni te kthehen ne sherbime publike te automatizuara. Ne kete proces eshte bere pjese dhe Shqiperia duke digjitalizuar shume sherbime publike qe nga marrja e dokumentave personale, ne aplikime per sherbime shendetesore, sociale etj.

Mirepo, digjitalizimi eshte nje process jo I njetrajtshem ne shperndarjen fizike te saj. Vetem 2 miliard njerez ne te gjithe boten kane akses ne perdorimin e pajisjeve teknologjike qe jane mjeti kryesor per marrjen e sherbimeve qe tashme jane te automatizuara. Ky eshte raporti I fundit I publikuar nga Technologies of Transparency. Ky raport thellohet me shume duke treguar qe vetem gjysma e popullsise qe kane akses jane te trajnuar per te perdorur sherbimet publike te digjitalizuara.

Per te qene sa me konkret dhe te afrohemi me realitetin e vendit tone Maqedonia e Veriut ne vitin 2017 publikoi nje platforme online dhe programacion per android dhe IOS ku kishte si qellim denoncimin e rasteve korruptive. Ishte nje programacion lehtesisht I aksesuesshem apo I shkarkueshem dhe perdorimi ishte bazik. Kjo gje e bente programin e denoncimeve te korrupsionit te ishte si nje “polic” ne duart e cdo qytetari. Por sa efekt sjell ky ‘polic digjital” ne duart e qytetareve? Ne gjashte muajt e pare te vitit 2018 u
raportuan 290 denoncime ne platforme ku 60 nga keto raste jane proceduar penalisht, pra afersisht 20% e rasteve te raportuara.

Shqiperia ka te njejten platforme per denoncimin e rasteve korruptive nga vete qytetaret. Platforma quhet Denonco. Shifrat e te njejtit vit ne fjale ne Maqedonine e Veriut flasin per 438 denoncime dhe vetem 41% e tyre jane proceduar penalisht.

Te dhenat e mesiperme na tregojne qe procesi i digjitalizimit eshte shume kompleks per uljen e korrupsionit ne nivele te ndjeshme. Ky fenomen kerkon ndihmen e te gjithe shoqerise per ta derguar korrupsionin ne nivele te ulta.

Youth Debate: A call to Integrity event, co-organized by Scidev and LIBURNETIK Organisation, supported by Embassy of the Netherlands in Albania, was part of the #WeekofIntegrity 2020, hosted by International Chamber of Commerce in Albania