Përfundon Faza e Eliminatoreve. Zbuloni 8 skuadrat Çerekfinaliste!
15 Qershor, 2021
Re-Debate 5.1 – Finalja e Kampionatit Kombëtar të Debatit do të mbahet në datë 30 Qershor 2021
27 Qershor, 2021

4 Skuadrat Gjysmëfinaliste të Re-Debate 5.1

Re-Debate 5.1 ka mbërritur në fazën Gjysmëfinale. Këtë të Shtunë do të jemi Live në kanalet tona online me debatin e parë të kësaj faze.

Pas një maratone të gjatë prej disa javësh, me plot emocione jemi gati për të zbuluar finalistët e këtij edicioni!

Gjysmëfinalja do të nisë me debatin e parë midis shkollës së mesme “Flatrat e Dijes” nga qyteti i Fierit dhe nga Tirana, shkolla e mesme “Sami Frashëri”. Ndërsa të Dielën do të transmetohet debati i dytë i kësaj faze midis shkollës së mesme “Protagonistët” nga Tirana dhe Shkollës së mesme “Rrëshen”.

Në përfundimin e Fazës Gjysmëfinale organizohen dy debate, për Finalen e Madhe për vendin e I dhe të II dhe Finalen e Vogël për vendin e III dhe të IV.

Nga dy debatet gjysmëfinaliste, skuadrat që do të vlerësohen me më pak pikë në secilin debat, do të përballen në Finalen e vogël për vendin e III dhe të IV. Ndërsa dy shkollat me pikët më të larta nga secili debat, do të përballen për Finalen e Madhe, nga ku do të zbulojmë edhe fituesin e Re-Debate 5.1.

Finalja e Vogël dhe e Madhe do të zhvillohen në ambientet e Hotel Rogner, ora 10:00, në datë 30 Qershor 2021.

Skema e fazës finale: https://www.liburnetik.org/redebate/skema/