Kultura e debatit në Shqipëri
27 Nëntor, 2020
Zgjedhje në fshatin e Timonit
30 Nëntor, 2020

Post- Shqipëria

Ka shumë vite që ja vëmë fajin e mungesës së aftësisë për tu përmirësuar, faktit që jemi shqiptarë e faktit se kemi një mentalitet të prapambetur në raport me zhvillimet botërore? Por, a është ky problemi I vërtetë që ne kemi dhe a na ka mbajtur pikërisht ky detaj mbrapa?

Hapi I parë drejt të kuptuarit të situatës është të pranojmë se kemi dhe ne gabimet tona e gjithë këto vite tranzicion nuk shkuan për asgjë. Është e vërtetë që nuk bëmë gjërat që duhet të ishin bërë shumë më herët, por të paktën gati 30 vitet e tranzicionit na shërbyen të njohim vetveten, ku jemi, sa të aftë jemi për të rregulluar gabimet e të paktën morëm vesh se nuk jemi dhe aq të aftë kur vjen puna tek autokritika.

Gabimi që kemi bërë ndër vite ka qenë fakti që nuk kemi qenë mjaftueshëm të aftë për të kuptuar shenjat paralajmëruese të faktit që jemi duke bërë hapa mbrapa. Sot, Shqipëria veçohet kudo për gabimet e bëra, prandaj zgjidhja e vetme që mund ti japim kësaj çështjeje është “Post- Shqipëria”.

Nëse ne gabuam, qeveritë gabuan, zgjedhësit e kushdo, gabuam në të zgjidhurin e këtyre problemeve, unë mendoj se për hir të potencialit që Shqipëria mbart, ne duhet t’I japim vetes një shans të dytë. Dhe kjo nuk ka të bëjë me ngritjen e kërmës së vjetër në këmbë gjysma gjysma, tashmë që gabimet tona e kanë ngrënë si krimbat, por me krijimin e një identiteti të ri, pasi morëm mjaftueshëm kohë për të mësuar nga gabimet. Shqipëria post- komuniste pati mundësinë më të mirë, për të qenë e lirë në zgjedhje e për të ndryshuar gjërat nëpërmjet forcës së masës, kur vjen puna për të zgjedhur përfaqësuesit e forcës së individit kur vjen puna për të drejtuar vendin e mund të pretendojmë sa të duam se mund ta gjejmë fajin, por faji është totalisht I përbashkët. Nëse zgjedhjet e gabuara reflektuan lider të gabuar, atëherë kjo nuk është aspak një çudi e madhe, por thjesht një realitet I cili I shkon për shtat zhvillimeve që vetë njerëzit prodhojnë.

Unë mendoj se problem ynë, nuk mendon në faktin që ne jemi shqiptarë e nuk dimë ti bëjmë gjërat siç duhet. Jam I mendimit se gabimi ynë është që ne tentojmë gjithmonë të ngrijmë kërmat nga gjumi, duke mos pasur besim tek filizat e rinj të shpresës. Gjatë këtyre 30 viteve nga aspekti politik ne kemi lëpirë atë që kemi pështyrë e kemi shpresuar gjithmonë se do të kishte shije të mirë. Të paktën gjithë këto vite duhet të na kenë mësuar të mos qajmë mbi qumështin e derdhur, por të mësojmë sei të prodhojmë qumësht sërish. E kur ky kapacitet zhvillimi të arrihet, atëherë nuk do të jetë më nevoja për fjalën “post” përpara. Atëherë ne do të jemi thjesht “Shqipëri”.