Mendimi kritik, konkurs në formë debati | Kukës TV
13 Mars, 2019
Zbuloni 8 Debatet e Kampionatit Kombetar Re-Debae 4.1!
18 Prill, 2019

Përfundon faza e debateve në nivel qyteti. Këto janë 16 skuadrat finaliste!

Pas një muaj rrugëtimi në qytetet kryesore të Shqipërisë, Shkodra ishte destinacioni final në fazën e debateve në rang qyteti në edicionin e dytë të Re-Debate që përcaktoi klasifikimin në rang kombëtar.

Re-Debate 4.1 solli një larmishmëri temash për debatet nga fusha e shoqërisë civile, ekonomia e vendit, teknologjia dhe përdorimi i saj, politikat sociale por edhe problematikat që aktualisht përballet sot vendi ynë duke sjellë në pah edhe ndjeshmërinë e të rinjve për çështjet  të cilat shihen si përparësi për të ardhmen e tyre.

Me një angazhim maksimal nga stafi i organizatës LIBURNETIK si edhe mësueseve të nga shkollat konkuruese, dryshe nga edicioni i parë, Re-Debate solli këtë herë edhe përfshirjen e gjimnazeve jopublike. Para fillimit të fazës së debateve në nivel lokal, u zhvilluan gjithashtu edhe trajnimet sipas formateve të debatit të aplikuara në projekt, jo vetëm për nxënësit por edhe për mësuesit të cilët u angazhuan për të trajnuar si edhe zgjedhur nxënësit me aftësitë më të mira për të garuar në përballjet me bashkëmoshatarët e tyre.

I mbajtur në 15 qytete te vendit, niveli i debateve në rang qyteti përfshiu gjithsej 31 shkolla nga të cilat vetëm 16 shkollat e para në klasifikimin e mëposhtëm do të marrin pjesë në Fazën Finale.

  1. Gjimnazi Rrëshen Skuadra (A)              283 Pikë
  2. Gjimnazi Dhaskal Todri                           274 Pikë
  3. Gjimnazi jopublik Ernest Koliqi              267 Pikë
  4. Gjimnazi Jordan Misja                            257 Pikë
  5. Gjimnazi Qemal Stafa                             249 Pikë
  6. Gjimnazi jopublik Protagonistët            249 Pikë
  7. Gjimnazi Hydajet Lezha                          247 Pikë
  8. Gjimnazi Janaq Kilica                             237 Pikë
  9. Gjimnazi Skënderbeu (B)                       232 Pikë
  10. Gjimnazi Ibrahim Rugova                      230 Pikë
  11. Gjimnazi Shote Galica (B)                     219 Pikë
  12. Gjimnazi 28 Nëntori – Skuadra B          209 Pikë
  13. Gjimnazi Havzi Nela (B)                         206 Pikë
  14. Gjimnazi Themistokli Gërmenji            203 Pikë
  15. Shkolla profesionale Harry T. Fultz      202 Pikë
  16. Gjimnazi Naim Frashëri                         184 Pikë
  17. Gjimnazi Kristaq Capo                            173 Pikë
  18. Gjimnazi Shefqet Guzi (A)                     121 Pikë

61 debatet treguan se gjimnazistët e rinj shqiptarë, janë në vetëdije për problematikat aktuale si dhe ndërgjegjësimin për të krijuar një vend të qendrueshëm duke përfshirë formën e qeverisjes, politikat sociale dhe ekonominë.

Të gjitha debatet e zhvilluara mes 31 shkollave pjesëmarrëse në projekt, mund të shihen në faqen e LIBURNETIK në Youtube dhe Facebook ku dhe u transmetuan drejtëpëdrejtë dhe duke arritur një audiencë të lartë nga të gjitha grupmoshat por gjithashtu edhe sferat e shoqërisë civile dhe politikës.

Faza e debateve në rang kombëtar do të mbahet në datat 5 dhe 6 Maj 2019, ku do të zhvillohen eliminatoret, cerekfinalja, gjysemfinalja dhe Finalja e Madhe. në ambientet e Tirana International Hotel, në Tiranë.