E Mërkurë 04 Prill 2018 – Prezantimi i Projektit Re-Debate 4.0 – Rigjallërimi i Kulturës së Debatit
29 Mars, 2018
Re-Debate 4.0 në IN TV
12 Maj, 2018

Nis faza e Debateve në nivel shkolle e Projektit ”Re-Debate 4.0”

Ka nisur faza e debateve në nivel shkolle e projektit Re-Debate 4.0. Qyteti i Elbasanit ka hapur këtë fazë, e cila do të zhvillohet në 9 qytete dhe do të përfshije 22 shkolla nga ku do të dalin edhe skuadrat përfaqësuese të cdo qyteti, për të vazhduar më pas me fazën e debateve në nivel qyeti.

Pas fazës së trajnimeve, nxënësit e angazhuar në projekt kanë pasur kohën e mjaftueshme përgatitore për përballjen me Raundin e parë të Debateve.  Gjatë kësaj periudhe cdo shkollë është pajisur me 5 paketat kërkimore, 5 temat e përcaktuara dhe 5 temat spontane. Të udhëhequr nga mësuesit koordinatorë, grupet e cdo shkolle, ne 22 shkollat pjesemarrese do të organizojnë një debat nga ku do të përzgjidhen skuadra fituese e shkollës  që do të kualifikohet për në fazën pasardhëse.

Nga secili qytet që sheh të pëfshira 2 shkolla të mesme do ketë vetëm një skuadër e cila do kualifikohet për në fazën e eliminatoreve. Qytetet që përfaqësohen në tournament vetëm nga një shkollë, pas garimit brenda shkollës do kualifikohen në mënyrë direkte për në fazën e eliminatoreve.

Në vazhdim kalendari i me data e debateve në nivel shkolle:

  • 25.04.2018 – Tiranë
Gjimnazi: “Harry Fultz” Ora 12:00
  • 25.04.2018 – Durrës
Gjimnazi: Naim Frashëri
  • 25.04.2018 – Elbasan
Gjimnazi: “Kostandin Kristoforidhi”
  • 25.04.2018 – Korçë
Gjimnazi: “Themistokli Gërmenji”
  • 25.04.2018 – Fier
Gjimnazi “Janaq Kilica”
  • 24.04.2018 – Vlorë
Gjimnazi “Ali Demi”
Gjimnazi “Halim Xhelo”
  • 23.04.2018 – Tiranë
Gjimnazi: “Ismail Qemali” Ora 15.00
  • 23.04.2018 – Kamëz
Gjimnazi: “Ibrahim Rugova”;
Gjimnazi: “Isa Boletini”. Ora 12:00
  • 20.04.2018 – Tiranë
Gjimnazi: “Qemal Stafa”. Ora 12:30
  • 20.04.2018 – Shkodër
Gjimnazi: “Jordan Misja” Ora 11.30
  • 20.04.2018 – Korçë
Gjimnazi: “Raqi Qirinxhi”
  • 19.04.2018 – Tiranë
Gjimnazi: “Petro Nini Luarasi”. Ora 12:30
Gjimnazi: “Sami Frashëri” Ora 12:00
Gjimnazi: “Andon Zako Çajupi” Ora 15:00
  • 19.04.2018 – Shkodër
Gjimnazi: “28 Nëntori”; Ora 11:30
  • 19.04.2018 – Lezhë
Gjimnazi: “Hydajet Lezha” Ora 12:00
Gjimnazi: “Ishull Lezhë” Ora 11:00
  • 17.04.2018 – Elbasan
Gjimnazi: “Dhaskal Todri”