Nis edicioni i VI i Kampionati Kombëtar i Debatit, Re-Debate
2 Nëntor, 2022
Ftesë për Oferte: Blerje Tekstesh
9 Maj, 2023

 

FTESË PËR OFERTË

 

Emri i subjektit kontraktues: LIBURNETIK Organisation

Adresa: Rr. Siri Kodra, Tiranë, Shqipëri

Email: info@liburnetik.org

 

Dita e shpalljes:     11/04/2023

Afati për dorëzimin e ofertave:     20/04/2023

 

Organizata: “LIBURNETIK”, po zbaton projektin “Në Duar të Sigurta” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe për këtë kërkohet një shërbim ushqimi për gjatë zbatimit të projektit. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon të organizojë një aktivitet për të cilin është i nevojshëm shërbimi me kafe, pije freskuese dhe ushqim për pjesëmarrësit.

 

Specifikimet teknike:

 

LIBURNETIK do të zhvillojë procedurën e prokurimit për shërbimet dhe produktet sipas cilësimeve në tabelën e mëposhtme:

 

Nr Përshkrimi i shërbimit Çmimi/Njësi (Përfshirë TVSH)
1. Kafe

 

 
2. Pije Freskuese jo-alkolike  
3. Ushqim FingerFood  

 

Përshkrim i detajuar i specifikimeve teknike:

Ofruesi i shërbimit duhet të sigurojë ushqim për 120 persona. Të gjitha pijet freskuese duhet të jenë të cilësisë së parë dhe jo imitime të ngjashme. Pijet energjike dhe ato aloolike nuk duhet të përfshihen në shërbim. Ushqimi fingerfood duhet të jetë i larmishëm me cilësi dhe të ketë gjithashtu alternative për veganët.

 

 

Kushtet e pëgjithshme:

 

  • Subjektet duhet të jenë të licensuar në mënyrë të rregullt dhe ligjore me objekt veprimtarie shërbimet e lartpërmendura;
  • Preferohen subjekte të regjistruara të cilat aktivitetin e tyre e zhvillojnë në territorin e bashkisë Kamëz;
  • Dorëzimi i ofertave duhet të kryhet nëpërmjet email-it në info@liburnetik.org brenda datës 20/04/2023
  • Pagesa e subjektit do të kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit të kërkuar dhe lëshimit të faturës përkatëse të fiskalizuar

 

Vini re: Ofertat dorazi nuk pranohen dhe nuk do shqyrtohen nga komisioni i vlerësimit të ofertave