Mirësevini!
Ne jemi LiburnEtik

Vizioni ynë

integrimi social

krijimi i një shoqërie të hapur, pa barriera

bazuar tek solidariteti dhe bashkëjetesa paqësore

Organizata LIBURNETIK lindi si një grup informal në vitin 2013 dhe u themelua zyrtarisht në Tiranë në Korrik 2014.

LIBURNETIK është një Organizatë Jo Fitimprurëse e krijuar nga vullneti i një grupi të rinjsh me qëllim ndërgjegjësimin, promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare, për përmirësimin e jetës sociale, nëpërmjet vlerësimit të nevojave të territorit dhe zbatimit të ideve, projekteve dhe aksioneve inovative.



News & Events

14 Prill, 2026

Bëhuni pjesë e Living Lab në Cërrik në kuadër të projektit ASSIST

Në kuadër të projektit “ASSIST – Bashkëpunim Ndërkombëtar në shërbim të caregiver-ëve në Shqipëri”, LIBURNETIK Organisation, në partneritet me Manè Impresa Sociale dhe Bashkinë Cërrik, do […]
7 Mars, 2026

Nis projekti ASSIST: një hap i ri për mbështetjen e caregiver-ëve në Shqipëri

Me mbajtjen e takimit hapës të projektit “ASSIST – Cooperazione Internazionale al servizio dei caregivers in Albania”, ditën e Premte 6 Mars 2026, ka nisur zyrtarisht […]
6 Shkurt, 2026

LIBURNETIK mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Këshillit të Evropës mbi hapësirën qytetare dhe rinovimin demokratik

LIBURNETIK mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Formësimi i rinovimit demokratik: hapësira qytetare dhe rruga drejt një Pakti të Ri Demokratik për Evropën”, të organizuar nga Këshilli i […]
parallax background
 
 

Në një kontekst historik kaq të paqartë, në kushtet e krizave të njëpasnjëshme në vend dhe në rajon, nën emëruesin e përbashkët të përballjes së një pandemie globale dhe sigurisht në vijimësi të zhvillimeve të procesit të integrimit evropian dhe të dekadës së re që kemi hyrë tashmë, shihet me prioritet përfshirja e të rinjve, zhvillimi i mendimit kritik me në fokus debatin rreth modelit social dhe ekonomik të vendit duke siguruar kështu ndërtimin e një modeli gjithëpërfshirës.

 

Projekte

parallax background
 
 

Projekti “TAF - Tirana Art Fest” synon gjallërimin e jetës kulturore – artistike, nxitjen, promovimin e talenteve të reja dhe inkurajimin i krijuesve të rinj të shkollave të mesme. Ky projekt ndihmon gjithashtu promovimin e diversitetit social – kulturor, edukimin dhe argëtimin e të rinjve për të kontribuar në luftën ndaj të gjithë fenomeneve sociale negative