AKTIVITETET / PROJEKTET

… si Organ propozues dhe/ose zbatues

14 Maj 2017 – në vazhdim “DIASPORA 2.0 – Integrimi social, bashkëzhvillimi dhe rritja e kapaciteteve te të rinjt”. Ky projekt është mbështetur nga AMSHC (Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile).Qëllimi i projektit është organizimi dhe filllimi i ndërgjegjësimit të rëndësisë së diasporës shqipëtare në Itali dhe rëndësia e orientimit të të Rinjve për proçeset e zhvillimit social-ekonomik në vend.

1 Mars 2017 – 25 Qershor 2017 , “DASHURI PËRMES NGJYRAVE”, projekt i financuar nga Ministria e Kulturës. Qëllimi i projektit është integrimi social i fëmijëve me probleme në shikim, pjesë e shkollës “Ramazan Kabashi”. Nëpërmjet artit synohet të arrihet zhvillimi i aftësive artistike në pikturë, krijimi i punimeve në baltë dhe handmade, të cilat përmirësojnë gjendjen emocionale të fëmijëve dhe rrisin ndjeshmërinë ndaj këtyre target-grupeve. Në fund, të gjitha këto punime do të shoqërohen me nje ekspozite me qëllim sensibilizimin dhe thyerjen e steriotipeve në lidhje me aftësinë e kufizuar.

1 Shkurt 2017- në vazhdim, “THE VOTING POWER”, projekt i financuar nga Friedrich Ebert Stiftung në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombetar, European Movement Albania, dhe Citizens Channel. Ky projekt synon të sjellë në vëmendjen e të Rinjve rëndësinë e të votuarit, si një tipar themelor i një shoqërie demokratike e pluraliste dhe si e drejtë/detyrë e çdo qytetari.

25 Janar 2017 –  03 Maj 2017 “TIRANA ART FEST II” projekt  me Bashkinë Tiranë në 53 gjimnazet publike të Tiranës, për të zhvilluar kreativitetin dhe aftësitë interpretuese tek të rinjtë e moshës 15-19 vjeçare. Projekti do të organizohet në trajtën e një gare artistike konkururese mes gjimnazeve. Çdo shkollë ka në strukturë performancën në 4 disiplina: muzikë, kërcim, teatër, multimedia (foto & video).

22 Dhjetor 2016, Ekspozita me punimet më të veçanta të realizuar me shumë dashuri nga fëmijët me aftësi  ndryshe gjatë projektit vullnetar “Dashuri përmes ngjyrave”

03 Dhjetor 2016 në kuadër të “Ditës Ndëkombëtare  të Personave me Afësi të Veçantë” në bashkëpunim me Institutin “Ramazan Kabashi” dhe mbështetjen e Muzeut Kombëtare për herë të parë në Shqipëri hapi ekspozitën “Edhe unë bëj Art”. Pikturat u realizuan gjatë projektit vullnetar “Dashuri përmes Ngjyrave”, i cili u zhvillua gjatë gjithë viti 2016, çdo javë pranë Institutit “Ramazan Kabashi”.

Tetor 2016 – në vazhdim “Fight Corruption and Have Fun”, projekt i financuar nga Ambasada Amerikane, Tiranë, i fokusuar tek disa praktika të mira, individë të përzgjedhur si shembuj pozitivë dhe një fushatë promovimi i vlerave karakterizuese të një nëpunësi të ndershëm dhe me integritet.

03 Nentor 2016 organizoi nje  Workshop me teme “Si të pergatitemi nga ana psikologjike për një pacient traumatik” në bashkëpunim me Shoqatën e Teknikeve të Imazherise  AITA.  

01 Shtatror 2016 – Aktualisht “DASHURI PËRMES NGJYRAVE” shërbim vullnetar pranë Qëndres Sociale Murialdo dhe Horizont, Fier.Qëllimi i këtij projekti është integrimi social i fëmijëve me probleme ne zhvillim përmes zhvillimit të aftësive artistike në pikturë, terapisë së artit, aktiviteteve të cilat përmirësojnë gjendjen emocionale të fëmijeve dhe rrisin ndjeshmërinë sociale ndaj këtyre target-grupeve.

21 Prill 2016– Aktualisht  “DASHURI PËRMES NGJYRAVE”, shërbim vullnetar pranë Institutin ”Ramazan Kabashi”, Tiranë. Qëllimi i këtij projekti është integrimi social i fëmijëve të verbër përmes zhvillimit të aftësive artistike në pikturë, terapisë së artit, aktiviteteve të cilat përmirësojnë gjendjen emocionale të fëmijeve dhe rrisin ndjeshmërinë sociale ndaj këtyre target-grupeve.

Maj 2016, seanca trajnimi mbi Barazine Gjinore në gjimnazin “Sinan Tafaj”, në kuadër të projektit të Bashkisë së Tiranës “Shkolla si qënder komunitare”.

1 Prill 2016 – 30 Maj 2016, TIRANA ART FEST, projekt  me Bashkinë Tiranë në 14 gjimnazet publike të Tiranës, për të zhvilluar kretativitetin dhe aftësitë interpretuese te të rinjtë e moshës 15-19. Projekti u organizua në trajtën e një gare artistike konkururese mes gjimnazeve. Çdo shkollë kishte në strukture performancë në 4 disiplina: muzikë, kërcim, teatër, multimedia (foto & video).

1 Tetor 2015 – 1 Mars 2016, DIASPORA 2.0, projekt për të promovuar rëndësinë e Diasporës shqiptare në Itali, i cili është dhe mund të shërbejë si një shtysë e mëtejshme për forcimin e marrëdhënieve me shoqërinë civile shqiptare, me institucionet shtetërore dhe mbi të gjitha do mund të jetë një urë lidhëse që do të forcojë marrëdhëniet sociale dhe ekonomike me vendet fqinje. Kjo në kuadër të fuqizimit të kapaciteteve të organizatave të diasporës, nëpërmjet trajnimeve specifike të fokusuara në kapacitetet e network-ut dhe lobimit, duke rritur në këtë mënyrë edhe bashkëpunimin institucional me Shqipërinë dhe Italinë, të rrisë nivelin e ndërgjegjësimit të opinionit publik rreth rëndësisë së diasporës në jetën e vendit (remitancat, kulturën, gjuhën shqipe, etj.). Projekti mbështetet nga AMSHC.

1 Qershor 2015 Organizim, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, të një aktiviteti me fëmijet me aftësi të kufizuar të Qendrës Sociale Balashe, Elbasan.

30 Maj 2015 – Organizimi i takimit studimor “Në zbulim të kishës së San Niccolò të Grekëve dhe të komunitetit greko-shqiptar në Leçe” në bashkëpunim me organizatën De là da Mar, agjensinë Albania Viaggi dhe me Famullinë e San Nicola di Mira, në Leçe.

30 Maj 2014 – Roli i shoqerisë civile italo-shqiptare. Bashkëzhvillimi dhe rrjetet për shkëmbimin e praktikave të mira mes Italisë dhe Shqipërisë. Organizuar në kuadrin e projektit Albania Domani, në bashkëpunim me Dora e Pajtimit, Philoxenia, Juvenilja, Rinia. Mbështetur nga Fondacioni Cariplo. Tiranë, Salla e konferencave ”Auditorium” Biblioteka Kombëtare, Sheshi Skënderbej.

4 Shkurt 2014 – Organizimi i eventit “Leçe incontra l’Albania” – Shoqëria civile, bashkëzhvillimi dhe rrjetet për ndarjen e praktikave të mira për promovim territorial. Prezantimi i platformës “Albania Domani” dhe shpallja e LIBURNETIK, anëtare e Komitetit Drejtues të platformës. ASAL Student organizoi eventin në bashkëpunim me Organizatat: “Dora e Pajtimit”, “ETNOS”, “Juvenilja”, “Rinia”, “Philoxenia” dhe “ALS Leçe”, në ambjentet e Kishës italo-shqiptare “San Nicola di Mira”, Leçe.

31 Janar 2013 – Verso l’InterAzione (Drejt Integrimit) Fondacioni Charlemagne – Thirrje e karakterit social. Partnerë: Organizata Futuro Digitale, Formamentis dhe Diagrammi.

04 Qershor 2013 – “Residenza d’artista” në ambjentet e supermarketit Famila – Bari Carbonara Fondacioni Megamark II EDITION ‘Orizzonti solidali’ – finalizuar për mbështetjen e iniciativave me karakter social në Puglia gjatë 2013-s. Partner: Organizata për promovim social e kulturor AB² (ArtBased Square).

22 Maj 2013 – Organizator i mbrëmjes kulturore “L’Adriatico è una pozzanghera – Takim social-kulturor, dialog mbi Ballkanin” SHQIPERIA, në bashkëpunim me Spazio Sociale Zei, Il Formicaio dhe Amnesty International Leçe, i zhvilluar në ambjentet e Spazio Sociale ZEI Leçe.

22 Marzo 2013 – Projekti “Binarë të gjallë” Projekti i përgjigjet thirrjes “Mente Locale” dhe alokohet në fushën e Crea-Attiva-Mente, program ky për promovimin e lëvizjes së qëndrueshme të Rajonit te Pulias, aprovuar me urdhëresën rajonale n. 1251 të dt. 19.6.2012. Partnerë: Organizata “Media”, Organizata kulturore “Quid” dhe Komuna e Gaglianos del Capo.

29 Gennaio 2013 – Projekti “SMIL: Interculture & physical internet” Projekti alokohet në fushën e thirrjes publike për promovimin dhe mbështetjen e aksioneve për fuqizimin dhe kohezionin social dhe ekonomik të zonave dhe rajoneve të cilësuar “Obiettivo Convergenza”, për të fuqizuar ndërhyrjet drejtuar të rinjve të finalizuara për gjithëpërfshirjen sociale dhe për rritjen personale – “Giovani per il Sociale”, aprovuar nga Presidenca e Këshillit të Ministrave, Departamenti i Rinisë dhe i shërbimit social kombëtar, më dt. 30.10.2012. Partner: Università del Salento.

24 Nëntor 2012 – Prezantimi i veprës poetike “Sogno, realtà, emozioni di vita” i autorit Francesco Calò në Sallën e famullisë “Santa Maria delle Grazie” në lagjen “Santa Rosa”, Leçe.

01 Qershor 2012 – Prezantimi i volumit “Tradizione, Nazionalismo e Comunismo nell’Albania Contemporanea” i Paolo Ragos, në bashkëpunim me Universitetin e Salentos, – Fakultetin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, mbajtur në Aula “M.L. Ferrari”, Pallati Codacci Pisanelli, Leçe.

19-21 Maj 2012 – Organizimi i Ekspozitës dokumentare dhe i konferencës “IntegrAzione” e fotografit Vittorio Arcieri, në kuadrin e Konferencës studimore “Ëndrra italiane. Shqipëri-Puglia: njëzet vjet më pas (1991-2011)”, në bashkëpunim me Universitetin e Salentos dhe Bashkinë e Otrantos në “Kështjellën Aragoneze”, Otranto (Le).

12-13 Mars 2009 – Organizimi i Konferencës “Skënderbeu i Gjallë – një reflektim ndërdisiplinor mes Mitit, Historisë dhe Aktualitetit mbi figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut”, në bashkëpunim me Universitetin e Salentos (Departamenti i Juridikut dhe Departamenti i Gjuhëve të huaja dhe Letërsisë) dhe Organizatës Italiane për Studimin e Evropës Juglindore, mbajtur në ambjentet e Muzeut të qytetit “Sigismondo Castromediano”, Leçe.

22 Tetor 2008 – Organizimi i Konferencës “Lëvizja Vetëvendosje” me relator Albin Kurti, liderin e lëvizjes kosovare “Vetëvendosje”, Lecce.

10-16 Qershor 2008 – Organizimi i Ekspozitës së pikturës Italo-Shqiptare e piktorëve Vera Meminaj dhe Vincenzo Scolozzi, në bashkëpunim me Organizatën “Integra Onlus”, në Pallatin historik Turrisi-Palumbo, Leçe.

 

… si Partner

1 Gusht 2017 – 31 Gusht 2017 projekti “Shkollë Verore – Të Mësosh Kompjuterin”, faza II, për fëmijët e fshatit Borizanë në partneritet me PVN (Projekte Vullnetare Ndërkombëtare), mbështetur nga Antea Cement Sh.a.

1 Qershor 2017- 30 qershor 2017, projekti “Shkollë Verore – Të Mësosh Kompjuterin”, për fëmijët e fshatit Thumanë në partneritet me PVN (Projekte Vullnetare Ndërkombëtare), mbështetur nga Antea Cement Sh.a.

1 Prill 2017, “Bota e Tingujve”, projekt në bashkëpunim me Shoqatën “Dora e Pajtimit”. Qëllimi i projektit është zhvillimi i aftësive krijuese, artistike dhe përmirësimi i gjendjes emocionale të femijëve përmes terapisë së artit dhe aktiviteteve që ndihmojnë në integrimin e tyre në shoqëri.

24 Janar 2017, Ekspozita “We are all equal” organizuar nga Ambasada Amerikane, ku organizata LIBURNETIK ishte një ndër bashkëpuntoret ku u prezantua me disa fotografi të realizuara gjatë punës me fëmijet e Institutit “Ramazan Kabashi” në kuadër të projektit vullnetar “Dashuri përmes ngjyrave”

27 Dhjetor 2017, “27 me Drite” Darkë bamirësie në të cilën LIBURNETIK paraqiti në ankand 20 piktura të realizuara gjate projektit vullnetar “Dashuri Përmes Ngjyrave” nga fëmijët e Institutit të Nxënësve( Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë) me probleme në shikim.

10 Dhjetor 2016, “Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut” organizoi në bashkëpunim me Qëndrën Rinore Prespektiva, PVN Albania, No Hate Speech Albania, dhe No Hate Speech Movement aktivitetin Biblioteka Njerzore”Një nga Ne”.

25 Nëntor 2016, “Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas”, në kaudër të fushatës 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës, vullnetarët e YMCA Tirana, rrjeti AFALC dhe vullnetaret e organizatës LIBURNETIK organizuan një aktivitet ku diskutuan mbi çështjet e dhunës me bazë gjinore, rolet dhe përkatësia gjinore.

12 Gusht 2016,  “Dita Ndërkombëtare për të Rinjtë”, Qendra “YMCA Tirana”, më mbështetjen UNFPA-Shqipëri, në partneritet me Rrjetin “Zëri i të Rinjve” dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ALFNA-Anna Lindh Foundation Network Albania dhe LIBURNETIK Organisation, organizojë një aktivitet, në formën e ‘Flash Mob” me qëllim sensibilizimin e publikut për çështje të të rinjve.

23 Korrik – 07 Dhjetor 2015 – Ekspozitë historiko-dokumentare “Ëndrra italiane” – eksodi shqiptar dhe emigracioni i shekullit XXI, organizuar nga Universiteti i Salentos dhe nga Regione Puglia, në Manastirin e Olivetanëve, Leçe, Itali.

Maj 2014-Qershor 2015 – Organizata LIBURNETIK merr/bëhet pjesë e Lidershipit të të Rinjve të Tiranës, iniciativë e ndërmarrë nga CRCA, mbështetur nga Olof Palme International Center dhe merr pjesë në mënyrë aktive në aktivitetet e tij në disa nga grupet e punës, si:

  • Mungesa e një qendre publike multifunksionale për të rinjtë në Tiranë;
  • Buxhet i vogël pë Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional (DRFPP);
  • Buxhet i pa specifikuar për punësimin e të rinjve në Shërbimin Kombëtar të Punësimit (ShKP);
  • Inkubatorët e biznesit.

22 Prill 2015 – Aktivitet sensibilizues dhe aksion në Elbasan me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, nën sloganin “Kur ne të bëhemi pjesë e diçkaje, atëherë ajo bëhet pjesë e jona”, Elbasan.

Shtator – Nëntor 2014 Gjithëpërfshirja dhe mirëqenia e fëmijëve të margjinalizuar përmes veprimtarive kreativo – artistike. Projekt i realizuar nga Shoqata “Dora e Pajtimit”, Shkodër financuar nga AMSHC.

Nëntor 2013 – Mars 2014 – Projekt/Fushatë për sensibilizimin kundër dhunës ndaj grave me titull “Djemtë dhe Burrat, pjesë e zgjidhjes – Tregoni se jeni kundër dhunës!”, zhvilluar në rrethinat e Tiranës, në ciklin e lartë të shkollave 9-vjeçare dhe ato të mesme, organizuar nga Organizata PVN (Projekte Vullnetare Ndërkombëtare), financuar nga UN Women, UN Albania, UNDP, Unite to End Violence Against Women, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë dhe nga Qeveria Suedeze, në Vaqarr, Ndroq, Tiranë.

Korrik 2013 – “From wellcome to well done” Projekti i përgjigjet thirrjes publike për prezantime projektesh me karakter territorial, të financuar nga Findi Europian për Integrimin e qytetarëve të vendeve të treta – Viti 2012 – Aksioni 8 “Shkëmbim eksperiencash dhe praktika të mira”. Org. Koordinuese: CIASU – Centro Internazionale Alti Studi Universitari. Partnerë të tjerë: Università degli Studi di Bari “Aldo Moro” – Departamenti i shkencave politike, Provinca e Brindizit, komuna e Fazanos, ASP Canonico Latorre, University of Łódź, University of Thessaly.

20 Qershor 2013 – Partner i Seminarit Rajonal “Respekti për Statusin e Refugjatit”, organizuar nga Organizata “HALP” në bashkëpunim me Komunitetin Emmanuel dhe Unisalento Web Tv, në ambjentet e Sallës së Konferencave të Rektoratit të Universitetit të Salentos, Leçe.

Mars 2013 – “Avan Treni” Projekti i përgjigjet thirrjes “Mente Locale” dhe alokohet në fushën e Crea-Attiva-Mente, program ky për promovimin e lëvizjes së qëndrueshme të Rajonit te Pulias, aprovuar me urdhëresën rajonale n. 1251 të dt. 19.6.2012. Partnerë: Lead Partner: Organizata “Media”, Organizata kulturore “Quid” dhe Komuna e Matinos.

Mars 2013 – Anëtarësimi në Projektin “Spaziando” Projekti i përgjigjet thirrjes “Mente Locale” dhe alokohet në fushën e Crea-Attiva-Mente, program ky për promovimin e lëvizjes së qëndrueshme të Rajonit te Pulias, aprovuar me urdhëresën rajonale n. 1251 të dt. 19.6.2012. Partnerë: Lead Partner: Organizata Kulturore “Quid”. Partnerë të tjerë: Organizata “Media” dhe Komuna e Otrantos.

22 Maj 2012 – Event/Aktiviteti “Nuk ka asnjë diferencë” në bashkëpunim me stafin pedagogjik të shkollave të mesme të Gallipolit dhe me përfshirjen e gjerë të nxënësve të shkollave të Gallipolit, organizuar në sheshin pranë stacionit të trenit, Gallipoli (Le), Itali.

22 Mars 2012 – Organizimi i eventit muzikor “E lucevan le stelle. Homazh për heroinat puçiniane”, në bashkëpunim me Grupin muzikor “I Cantori di Ippocrate”, pjesë e fushatës “Itinerari Rozë” e bashkisë Leçe, në Teatrin Paisiello, Leçe.

Maj-Qershor 2011 – Organizim kursesh pas shkollore për fëmijë italianë dhe të huaj me probleme socializimi dhe përqendrimi, në bashkëpunim me CARITAS Leçe;

Qershor 2011 – Anëtarësimi në Projektin G.O.A.L. (Granting Opportunities for Active Learning Projekti alokohet nën Programin Citizenship EACEA (Action 1: Active Citizen for Europe) dhe u finalizua me formulimin e rekomandimeve mbi temën e emigracionit dhe në përkufizimin e politikave me efikase për sa i përket temës së integrimit, në nivel vendor, kombëtar dhe europian. Lead Partner: A.L.D.A. (Associazione delle Agenzie delle Democrazie Locali).

Aprile 2011 – Anëtarsimi në Projektin “BIMBI – FEMIJË” Projekti alokohet në trajtën e një fushate humanitare “Në fluturim për një buzëqeshje” në favor të fëmijëve dhe të të moshuarve që jetojnë në periferitë e qyteteve shqiptare. Lead Partner: Shoqata “Integra Onlus”.

Dhjetor 2010 – Projekti “Ripartiamo da Noi”, në kuadër të thirrjes “Orientim drejt punës autonome dhe promovimi i kulturës së sipermarrjes” Fond për politikat rinore, Ministria e Rinisë, Viti 2009, hartuar për të përhapur dhe zhvilluar kulturën e sipërmarrjes të të rinjve italianë dhe shqiptarë, për të favorizuar punësimin, duke duke siguruar qartësi rreth vlerave që përbëjnë vlerat bazë të aktivitetit dhe biznesit, duke u treguar të rinjve rrugën për të nisur një aktivitet për të “qenë të pavarur” si mundësi të mundshme të sigurimit të vendeve të punës, duke filluar një biznes të tipit ndërmarrje spin-off.

23 Tetor 2010 – Prezantimi i librit “Nel mare ci sono i coccodrilli. Historia e vërtetë e Enaiatollah Akbari”, në sallën e Pallatit Gallone, Tricase (Le).

3 Korrik 2010 – Konferenca e prezantimit të Projektit “Ripariamo da Noi”, në kuadër të Thirrjes “Orientim drejt punës autonome dhe promovimi i kulturës së sipermarrjes”, në ambjentet e Pallatit Adorno, Leçe.

9 Tetor 2010 – Pjesëmarrje në edicionin e IV të Forumit “Vullnetarizmi në qendër” organizuar nga CSV Salento, INMP dhe nga “Sporteli për dëgjimin e emigrantëve” të zonës së Gagliano del Capo, mbajtur në Sheshin S. Oronzo, Leçe.

Qershor 2008 – Partner në Projektin Permanent kombëtar “BIMBI-FEMIJE” në kuadër të Fushatës humanitare “In volo per un sorriso” nismë e Shoqatës “Integra Onlus”, Leçe.

18 Prill 2008 – Bashkë organizator i mbrëmjes kulturore mbi Shqipërinë “ALBANIAN MIX”, në kuadër të Programit të Iniciativës Komunitare Interreg III A Italia – Albania, në ambjentet e Manifatture KNOS, Leçe.

 

Aktivitete të realizuara dhe pjesëmarrje

13-14 Mars 2017, pjesëmarrje në konferencën e Transparency International në Bosnjë dhe Hercegovinë (TI BiH), organizuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Qeveria e Danimarkës në kuadër të projektit “Monitorimi i Reformës në Administratën Publike” (Parm), të cilin  TI BiH e ka zbatuar në bashkëpunim me Qendrën për Gazetari Hulumtuese dhe TACSO-Technical Assistance for Civil Society Organizations.

03 Shkurt 2017, pjesëmarrje në trajnimin dy ditor mbi “Shkrimin e projekteve në Programin Erasmus+ Youth in Action” Organizuar nga Asistenca Teknike për Programet Europiane në Shqipëri dhe Organizata Pertej Barrierave , në bashkëpunim me  Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe Ministrinë e Integrimit Europian.

02 Shkurt 2017, pjesëmarrje në konferencën “Ne Populli. Pjesëmarrja e qytetarëve dhe demokracia e drejtpërdrejtë” organizuar KRIK Albania në bashkëpunim me Ambasaden Zviceriane, Ambasadën Hollandeze dhe Ambasaden Britanike.

13 Dhjetor 2016, pjesëmarrje në konferencën kombëtare “Boasting toëards an enabling environment for Civil Society Organisation in Abania” organizuar nga TACSO.

09 Dhjetor 2016, pjesëmarrje në aktivitetin e hapjes së programit “Roli mbykëqyrës dhe advokues i shoqërisë civile”, organizuar nga Ambasada Amerikane, ku organizata jonë  percolli mesazhin për punën që bën cdo ditë për një shoqëri gjithëpërfshirëse.

26-27 Tetor 2016, pjesëmarrje në Konferencën “From Paris to Rome – Perspectives from Albania on Regional Integration” organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

26 Tetor 2016, pjesëmarrje në aktivitetin prezantues të fillimit të punës për hartimin e Planit Lokal të Veprimit të Bashkisë Tiranë për të Rinjtë (2017-2020) organizuar nga Bashkia Tiranë.

24 Tetor 2016 pjesëmarrje në nje sesion informatif organizuar nga USAID-i në kuadër të projektit “Drejtësi për të gjithë”.

11-13 Tetor 2016 pjesëmarrje në trajnimin “Menaxhim Projekti” organizuar nga TACSO-Technical Assistance for Civil Society Organizations, SIPU, EU, Pogradec.

11 Tetor 2016 pjesëmarrje në një debat publik ne kuader të javës gjermane organizuar nga FES në bashkëpunim me  Kongresin Rinor Kombëtar.

10 Tetor 2016 pjesëmarrje në një tryezë lidhur me problematikat aktuale mbi tarifat e masterit 2016-2017, doktoraturat, karta e studenti dhe korrupsioni petagog-student (rasti i Universitetit  Bujqesor dhe Universitetit të  Shkodrës) organizuar nga Kongresi Rinor Kombëtar dhe Qëndresa Qytetare.

10 Maj 2016, Pjesëmarrje në panairin “Harmonia e Kulturave” organizuar nga Shoqata Alsar.

07 Korrik 2015, Pjesëmarrje në prezantimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë 2015-2020 nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në Muzeun Kombëtar, Tiranë.

02-04 Qershor 2015, Pjesëmarrje në Programin e trajnimit “Marrëdhëniet me Publikun dhe Median për Organizatat e Shoqërisë Civile”, organizuar nga TACSO-Technical Assistance for Civil Society Organizations, SIPU, EU, Pogradec.

09 Maggio 2015, Pjesëmarrje në festën e organizuar nga WEurope me rastin e Ditës së Europës, tek Pedonalja, Tiranë.

07 Maj 2015, Pjesëmarrje në takimin organizatave të Shoqërisë Civile të Network-ut informal WEurope me Ambasadoren e Delegacionit Europian në Tiranë, shkëlqesinë e saj zj. Romana Vlahutin dhe me shefat e seksioneve politike dhe operative të Delegacionit të BE-së, Clive Rumbold dhe Yngve Engström, një ditë para Ditës së Europës, në sallën e Delegacionit Europian, Tiranë.

5, 6 Nëntor 2014, Pjesëmarrje në Konferencën Rajonale “Organizatat e Shoqërisë Civile dhe Praktika të Mira në Përdorimin e Kanaleve të Komunikimit, organizuar nga TACSO-Technical Assistance for Civil Society Organizations, SIPU, EU, Shkup, Maqedoni.

30-31 tetor 2014, Pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare “Roli i Kulturës në Pjesëmarrjen Qytetare dhe Zhvillimin e Komunitetit”, organizuar nga TACSO-Technical Assistance for Civil Society Organizations, SIPU, European Union, Gjirokastër.

21-22 Maj 2014 Pjesëmarrje në trajnimin “Demokracia, ideologjitë politike dhe mekanizmat që mundësojnë pjesëmarrjen në vendim-marrjen lokale”, organizuar nga Shtëpia e të Drejtave të Njeriut – CRCA, mbështetur nga Olof Palme International Center.

21 Mars – 02 Prill 2014 Pjesëmarrje në Programin e trajnimit “Zhvillimi organizativ dhe menaxhimi i Organizatave të Shoqërisë Civile, organizuar nga TACSO-Technical Assistance for Civil Society Organizations, SIPU, European Union, Gjirokastër.

Nëntor 2013 – Mars 2014 Projekt/Fushatë për sensibilizimin kundër dhunës ndaj grave me titull “Djemtë dhe burrat, pjesë e zgjidhjes – Tregoni se jeni kundër dhunës!”, që u zhvillua në rrethinat e Tiranës, në ciklin e lartë të shkollave 9-vjeçare dhe në ato të mesme, organizuar nga Organizata PVN (Projekte Vullnetare Nerkombetare), projekt i mbështetur nga UN Women, UN Albania, UNDP, Unite to End Violence Against Women, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë dhe nga Qeveria Suedeze.

Shkurt 2013 – Shkurt 2014 – Pjesëmarrje në proçesin/rrugëtimin formues FQTS (Formazione Quadri Terzo Settore) promovuar nga Forumi i Sektorit të Tretë, ConVol, CSVnet dhe financuar nga Fondacioni CON IL SUD;

17 Tetor 2013 – Pjesëmarrje si partner operativ në projektin “INTEGRIM”, organizuar nga Komuna e Campi Salentina, Rajoni i Pulias – Shërbimi Mesdheut – Zyra e Paqes dhe e ndërkulturës, Organizata Italo-Shqiptare ETNOS, në ambjentet e “Casa Prato” – Campi Salentina, Leçe.

27 Shtator 2013 – Pjesëmarrje në Workshop-in “Prossima In-forma, momente formimi dhe debati për Sektorin e Tretë” organizuar nga Banca Prossima për ndërmarrjet sociale dhe komunitetet dhe nga Komuniteti Emmanuel Onlus, në ambjentet e Palazzo Turrisi, Leçe.

24-28 Korrik 2013 – Pjesëmarrje në Edicionin e Katërt të Summer school të Ekonomisë Civile, organizuar nga Akademia e Ekonomisë Civile në Taranto i zhvilluar në Martina Franca, Taranto.

2 Korrik 2013 – Pjesëmarrje në cilësinë e partnerit për organizimin e eventit “Caleidoscopio”, me promotor Shoqatën kulturore “Quid” dhe “Emy dance”, ne Sheshin S. Giovanni, Sava, Taranto.

29 Qershor 2013 – Organizimi i eventit “Red & Black – Mbrëmje mbi artin, kulturën dhe traditat shqiptare” në ambjentet e Hapësirës Sociale ZEI, Leçe.

28 Qershor 2013 – Pjesëmarrje në Takimi e XIII Kombëtar të Ekonomisë Solidare “iO SBARCO! Puglia – Ndërmarrje të reja për GAS e DES”, organizuar nga RES Puglia me mbështetjen e Rajonit të Pulias, CSVS, FQTS, Komuna e Monopolit dhe Banca Etica, në qendrën historike të Monopolit, Bari.

24 Qershor 2013 – Pjesëmarrje në Konferencën Vjetore të CSVnet “Rezerva gjeneruese. Vullnetarizmi që lëviz”, i mbajtur në Hilton Garden Inn, Leçe.

17 Maj 2013 – Pjesëmarrje në eventin “Të lirojmë ndryshimet”, edicioni i III-të, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, organizuar nga “Agedo Leçe” në bashkëpunim me C.S.V. Salento, në ambjentet e Sallës Open Space të Pallatit Carafa, Sheshi S. Oronzo, Leçe.

18 Prill 2013 – Organizimi i Ditës Studimore “Italia dhe Shqipëria në njëqind vjeçarin e pavarësisë shqiptare”, në bashkëpunim me Universitetin e Salentos dhe AISSEE (Associazione Italiana di Studi del Sud-Est Europeo).

Prill 2013 – Anëtarsimi në cilësinë e Qëndrës Informative në Rrjetin RIRVA (Rete Italiana per i Rimpatri Volontari Assistiti).

9 Mars 2013 – Pjesëmarrje në eventin “Noi Donne del Mondo”, organizuar nga Qëndra Ndërkulturore Migrantes, në ambjentet e Manifatture KNOS, Leçe.

1, 2, 9 Mars 2013 – Pjesëmarrje në kursin e trajnimit “Contrastare e prevenire la violenza contro le donne: il ruolo del volontariato”, organizuar nga C.S.V. Salento në bashkëpunim me studion ligjore De Giorgi (Leçe);

1-3 Mars 2013 – Pjesëmarrje në workshopin formues “Cooperazione sociale tra Albania e Italia: promuovere il sociale attraverso l’impresa”, organizuar nga Cespi, CGM, IPSIA dhe Oxfam Italia, në kuadër të projektit Albania Domani, në Hostelin “La Cordata”, Milano.

18 Shkurt 2013 – Pjesëmarrje në prezantimin e librit “Ama il tuo sogno” i të riut kamerunez Yvan Sagnet, në Pallatin e Kulturës në Galatina, Leçe.

28 Nëntor 2012 – Organizimi i festimeve me rastin e Njëqind vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me A.Di.Su Puglia, Sede di Leçe.

18-19 Tetor 2012 – Pjesëmarrje në Seminarin “Una rete per il credito: la finanza per il capitale o per le persone e le imprese?” organizuar nga Konsorciumi Emmanuel nën patronazhin e Komunës së Leçes dhe të Provincës së Leçes, mbajtur në Qendrën “Le Sorgenti” Leçe.

22 Qershor 2012 – Pjesëmarrja në kërkimin shkencor për ndikimin e emigracionit të studentëve të huaj jashtë jo komunitar, nën kujdesin e Këshillit Kombëtar të Kërkimeve, Instituti i Kërkime për Popullsinë dhe Politikave Sociale, Idos/Dossier. Statistikat e Caritas mbi Emigracionin /Migrantes.

1-5 Qershor 2012 – Pjesëmarrje si përfaqesues i Italisë në Georgia International Forum of Student Unions (GIFSU), Forumi Ndërkombëtar i “Student Unions” dhe organizatave jofitimprurëse.

22 Mars 2012 – Organizimi i shfaqjes muzikore “E lucevan le stelle. Omaggio alle eroine pucciniane”, në bashkëpunim me Organizatën “Integra Onlus” dhe Grupin muzikor “I Cantori di Ippocrate”, si pjesë e “Itinerario Rosa” promovuar nga Komuna e Leçes, në Teatrin Paisiello Leçe.

17-19 Dhjetor 2011 – Pjesëmarrje në Konferencën “Mediare per Integrare” për të promovuar njohjen e figurës profesionale të Ndërmjetësit kulturor, organizuar nga Organizata “Integra Onlus”, në ambjentet e Fakultetit të Gjuhëve dhe Letërsisë së Huaj në Universitetin e Salentos, Ish Ndërtesa “Sperimentale Tabacchi”, Leçe.

16-17 Qershor 2011 – Pjesëmarrje në Kursin in-formimit “Njohja dhe menaxhimi i mundësive financiare të siguruara direkt nga Komisioni Evropian duke forcuar sinergjitë mes sektorit publik dhe atij privat”, organizuar nga SSPAL (Scuola Superiore Pubblica Amministrazione Locale – Dipartimento per il coordinamento delle politiche comunitarie) dhe EIPA (European Institute of Public Administration).

12 Maj 2011 – Pjesëmarrje në prezantimin e Projektit G.O.A.L. (Granting Opportunities for Active Learning), në ambjentet e Manastirit të Benedettineve, Leçe.

11 Prill 2011 – Prezantimi i projektit “Bimbi in volo per un sorriso” në ndihmë të fëmijëve dhe të të moshuareve që jetojnë në zonat e thella të Shqipërisë, pasojë e gjakmarrjes dhe Kanunit, organizuar nga Qarku i Rotary 2080 Italia dhe Integra Onlus në ambjentet e bibliotekës CNEL. Konferenca u mbështet nga Ministria e Rinisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali, ASAL Student, AICCRE dhe Lëvizja Punëtorët e Krishterë.

4 Prill 2011 – Pjesëmarrje në eventin “Gruaja, protagoniste në histori dhe në art” me iniciativën “Italia-Albania, një histori fijesh që gërshetohen të ngjyrosura me rozë” pjese e “Itinerario Rosa” e Komunes se Leçes, ne Teatrin Paisiello, Leçe.

12 Mars 2011 – Pjesëmarrje në Manifestimin “Italia-Albania, një histori fijesh që gërshetohen të ngjyrosura me rozë” dhe prezantimi i ekspozitës dokumentare “IntegrAzione” e autorit Vittorio Arcieri, në Ambasadën e Shqipërisë në Itali, Romë.

7 Shkurt 2011 – Pjesëmarrje në Bari për prezantimin e projektit R.O.S.A. (Rete per l’Occupazione e i Servizi di Assistenza), Qarkore publike për dhënien e subvencionesh për punësim asistentësh familjarë (D.D. n. 577 del 03.09.2010).

Dhjetor 2010 – Organizimi i Kursit të Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare n. 100 ore në kuadër të Projektit “Biblio/mediateca multikulturore: nga njohuria tek ndërgjegja për një shoqëri të re ndërkulturore”, në bashkëpunim me organizatën “Integra Onlus”, MNCD dhe I.S.P.A. Poggiardo, Leçe.

21 Dhjetor 2010 – Pjesëmarrja në prezantimin e Projektit “Ripartiamo da noi”, në Sallën e Carroccios në Campidoglio, Romë.

25 Nentor 2010 – Pjesëmarrje në marshimin e organizuar në qendrën historike të Leçes me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave. Iniciativë e promovuar nga Departamenti për Mundësi të Barabarta i Provincës se Leçes në bashkëpunim me Komisionin për Mundësi të Barabarta të Komunës së San Cesarios.

9 Tetor 2010 – Pjesëmarrja në edicionin e IV të Forumit “Il Volontariato al Centro” organizuar nga CSV Salento, në Sheshin S. Oronzo, Leçe.

3 Korrik 2010 – Pjesëmarrja në iniciativën “Nata e Bardhë” e Leçes me projektimin e videos “Il silenzio del limoni” i Elio Scarciglia, në kuader të aktiviteteve të parashikuara nga projekti “Ripartiamo da Noi”, në ambjentet e Manastirit të Benedettineve, Leçe.

7, 19 Maj / 15 Qershor 2010 – Pjesëmarrja në tre Seminaret të zhvilluar në Bari të parashikuara në proçesin “Masat anti-krizë, shërbimet e punësimit dhe Organizatat”, organizuar nga Ministria e punës dhe politikave sociale dhe “Italia Lavoro”, në bashkëpunim me Rajonin e Pulias dhe Provincën e Barit.

18 Prill 2008 – Pjesëmarrje në Konferencën përmbyllëse mbi rezultatet e Projektit “Promoalba”, në kuadër të Programit të Iniciativës Komunitare Interreg III A Italia – Albania (Asse IV – Misura 4.3 – Azione 1), në ambjentet e sallës së Rektoratit të Universitetit të Salentos, Leçe.

 

Shtator 2017                                                                                                                                                               LIBURNETIK Organisation Staff