
Pas tetë edicionesh të suksesshme, Re-Debate, Kampionati Kombëtar i Debatit, hap zyrtarisht edicionin e tij të 9-të, duke u shndërruar tashmë në një platformë kombëtare të qëndrueshme për zhvillimin e mendimit kritik, argumentimit logjik dhe qytetarisë aktive tek të rinjtë shqiptarë. Ky edicion mbështetet financiarisht nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR), Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët si edhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë Civile (AMSHC), si një investim i drejtpërdrejtë në fuqizimin e brezit të ardhshëm të vendit.
Edicioni i 9-të i Re-Debate do të nis me aktivitetet në Tetor 2025, duke përfshirë 38 shkolla të mesme nga 15 bashki të Shqipërisë. Ky përfaqësim i gjerë gjeografik është dëshmi e rëndësisë së kampionatit në shtrirjen e tij gjithëpërfshirëse, duke sjellë së bashku të rinj nga qytetet kryesore dhe zonat rurale, në një garë idesh dhe vizionesh që pasqyrojnë realitetin rinor shqiptar.
Re-Debate është tashmë një shkollë alternative e edukimit qytetar, ku të rinjtë mësojnë të debatojnë mbi çështje që prekin shoqërinë, demokracinë, zhvillimin ekonomik, mjedisin dhe të drejtat e njeriut. Përmes ndeshjeve të strukturuara dhe trajnimeve të dedikuara, nxënësit fitojnë aftësi për të analizuar informacionin, për të ndërtuar argumente mbi fakte dhe për të komunikuar me respekt e integritet.
Në një kohë kur ndryshimet klimatike, ndotja e mjedisit dhe menaxhimi i burimeve natyrore janë sfida globale, Re-Debate IX vendos si prioritet rritjen e ndërgjegjësimit tek të rinjtë mbi çështjet e mjedisit, energjisë së gjelbër, riciklimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Përmes temave të debatit, pjesëmarrësit do të angazhohen në diskutime mbi:
Ky orientim i ri i jep edicionit të 9-të një dimension jo vetëm edukativ, por edhe misionar, duke ndihmuar të rinjtë të bëhen aktorë të angazhuar për një të ardhme më të pastër dhe më të qëndrueshme.
Formati u mundëson pjesëmarrësve jo vetëm përgatitjen akademike, por edhe aftësi jetike që i shërbejnë tregut të punës dhe pjesëmarrjes së tyre aktive në shoqëri.
Procesi i kampiontatit do të nisë me fazat përgatitore dhe trajnimet që do të zhvillohen në Tetor, për të vijuar më pas me raundet eliminatore në nivel bashkie e rajoni. Kulmi i kampionatit do të jetë finalja kombëtare, një aktivitet i madh publik ku përballen ekipet më të mira nga i gjithë vendi. Finalja, e ndjekur tradicionalisht nga përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile dhe komunitetit arsimor, përbën një moment reflektimi dhe motivimi për të gjithë pjesëmarrësit.
Falë financimit dhe mbështetjes Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR), Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët si edhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë Civile (AMSHC), Re-Debate IX riafirmon rëndësinë që shteti shqiptar i jep fuqizimit të rinisë si një shtyllë themelore për zhvillimin demokratik e shoqëror. Ky bashkëpunim tregon se investimi tek të rinjtë nuk është vetëm një angazhim moral, por edhe një strategji konkrete për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për vendin.
Në tetë edicionet e kaluara, Re-Debate ka trajnuar mijëra të rinj, duke krijuar një rrjet kombëtar të nxënësve dhe mësuesve të përkushtuar ndaj kulturës së debatit.
Edicioni i 9-të është një hap i radhës në këtë traditë të konsoliduar, duke synuar jo vetëm organizimin e një kampionati kombëtar, por edhe ngritjen e një gjenerate të re mendimtarësh kritikë, qytetarësh aktivë dhe liderësh të ardhshëm.