FTESË PËR OFERTË – Shërbime dhe mallra
9 Maj, 2022
Ftesë për Ofertë: Hartues Modulesh për Debatin
7 Korrik, 2022

Ftesë për Ofertë: Grafikë dhe Editues Videosh

 FTESË PËR OFERTË

 

Emri i subjektit kontraktues: LIBURNETIK Organisation

Adresa: Rr. Siri Kodra, Tiranë, Shqipëri

Email: info@liburnetik.org

 

Dita e shpalljes:     07/07/2022

Afati për dorëzimin e ofertave:     14/07/2022

 

Organizata: “LIBURNETIK”, po zbaton projektin “Në Duar të Sigurta” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe për këtë kërkohet një Grafik Dizajner dhe një Editues Videosh për gjatë zbatimit të projektit.

Individët e interesuar duhet të dorëzojnë aplimin e tyre në përputhje me kushtet e përgjithshme dhe specifikimet teknike deri më date 14/07/2022, në adresën e email-it: info@liburnetik.org

Specifikimet teknike:

LIBURNETIK do të zhvillojë procedurën e prokurimit për shërbimet dhe produktet sipas cilësimeve në tabelën e mëposhtme:

Nr Përshkrimi i shërbimit
·         1. ·         Grafikë dhe Editues Videosh

 

 

Përshkrim i detajuar i specifikimeve teknike:

Personi përgjegjës për krijimin e grafikave dhe editimin e videove merr pjesë në mënyrë aktive në grupin e punës në kanalet e komunikimit të organizatës si edhe do të ndihmojë grupin e punës lidhur me përpunimin e grafikave të ndryshme apo të videove në kuadër të projektit.

Ofrimi i këtij shërbimi kërkohet për 10 muaj që nga lidhja e kontratës.

 

Kushtet e pëgjithshme:

  • Të ketë eksperienca të mëparëshme në projekte të ngjashme me OSHC
  • Të angazhohet në takimet dhe veprimataritë e parashikuara në project duke përfshirë pjesëmarrjen në mbledhjet e grupit të punës
  • Dorëzimi i ofertave duhet të kryhet nëpërmjet email-it në adresën: info@liburnetik.org brenda datës 14/07/2022

Vini re: Ofertat dorazi nuk pranohen dhe nuk do shqyrtohen nga komisioni i vlerësimit të ofertave

Ofertuesit duhet të nisin CV e cila duhet të përmbajë në brendësi të gjitha format e kontaktit duke përfshirë një numër celulari dhe adresë e-mail si edhe Ofertën. Oferta duhet të jetë sipas modelit që mund të shkarkohet në web ku është publikuar kjo thirrje. Vetëm kandidatët potencial do të kontakohen për oranizimin e një interviste.

 

Kujdes: Oferta duhet të përmbajë në vlerën totale dhe llogaritjen e tatimit në burim në vlerën 15%.

SHKARKO: Formati i Ofertes