Ndizen motorët e Re-Debate, fillon Edicioni i IV i Kampionatit Kombëtar të Debatit
1 Tetor, 2020

“Thirrje për Integritet” debat rinor i organizuar nga SCiDEV në bashkëpunim me LIBURNETIK dhe Ambasadën e Holandës në kuadër të Javës së Integritetit

Integriteti është thelbësor për forcimin e qeverisjes së mirë dhe proceseve demokratike në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian. Edukimi i të rinjve për integritetin është thelbësor në ndërtimin e një qeverie të përgjegjshme. Për më tepër, duke ndihmuar të rinjtë të mësojnë rreth integritetit dhe përfshirja e tyre në aktivitete që promovojnë integritetin dhe vlerat etike kontribuon në fuqizimin e gjeneratës së ardhshme për të parandaluar korrupsionin. Gjithashtu, të rinjtë mund të jenë më të dobishëm në promovimin dhe nxitjen e integritetit në qeverisje dhe politikë.

Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) mbështet arsimimin dhe zhvillimin profesional të të rinjve duke i ndihmuar ata të zhvillojnë mendimin kritik, aftësi analitike, komunikim etik dhe tolerancë për mendimet ndryshe. Ne mendojmë se debati etik dhe i pavarur, duke u bazuar në fakte dhe kërkime është i domosdoshëm për studentët dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Në këtë drejtim, SCiDEV në bashkëpunim me LIBURNETIK dhe me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Shqipëri do të mbajë një debat me nxënës të shkollave të mesme dhe një debat me studentë të universitetit mbi integritetin në kuadrin e Javës së Integritetit 2020 në datën 4 Dhjetor në orën 14.00.

Kjo iniciativë që do të tansmetohet LIVE në faqen e Facebook të SCiDEV synon të arsimojë dhe të ndërgjegjësojë të rinjtë për integritetin në qeverisje dhe në politik nëpërmjet debatit rinor mbi integritetin me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universitetit. Qëllimet specifike janë:

  • të organizojë debat me nxënës të shkollave të mesme mbi rininë dhe integritetin në politik
  • të organizojë debat me studentë të universitetit mbi rininë dhe integritetin në qeverisje
  • të bashkëthemelojë dhe të promovojë me nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e universitetit një fushatë online për mbrojtjen e integritetit në qeverisje dhe në politik nga perspektiva e të rinjve.

Aktivitet kryesore janë:

  • Përzgjedhja e ekipeve të debatit: 2 ekipe debati me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universitetit me katër anëtarë, secila me përbërje të larmishme dhe në balancë gjinore
  • Program mentorimi duke bashkuar mentorët me ekipet e debatit për të punuar në përgatitjen e debatit: paketat kërkimore, temat, zhvillimi i argumenteve, përcaktimi i roleve
  • Përgatitja e paketës së informacionit për jurinë: matrica e vlerësimit dhe udhëzime për vlerësimin e komunikimit dhe mesazheve kryesore mbi integritetin, luftën kundër korrupsionit dhe rolin e rinisë
  • Organizimi i debatit
  • Bashkëthemelimi i fushatës online: postime nga blogu dhe video mesazhe nga nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteti.

 

Rezultatet e pritshme:

  • 16 të rinj të përfshirë në procesin kërkimor, debatin dhe promovimin e integritetit
  • 16 postime nga blogu mbi integritetin në politikë dhe qeverisje përmes këndvështrimit të të rinjve të publikuara dhe të promovuara;
  • 16 video të shkurtra me mesazhe të rinjsh mbi integritetin në politik dhe qeverisjen të zhvilluara dhe të promovuara;
  • Dy debate të organizuara dhe të promovuara
  • Reflektimi i shkurtër final mbi përvojën dhe të ardhmen të botuara.

 

Temat e Debatit

Debat 1-rë: “Edukimi për integritetin duhet të bëhet pjesë e kurrikulave shkollore dhe universitare”

Debat 2-të: “Digjitalizimi dhe TIKu mund të zvogëlojnë korrupsionin”

 

Debati do të ketë tre anëtarë jurie të cilët mbajnë pikët, komentet dhe bëjnë vlerësimin. Moderatori, i cili i jep fjalën anëtarëve, mban radhën, ndërhynë nëse ekipet nuk i përmbahen etikës së komunikimit ose thyejnë rregullat e debatit.

AGJENDA E DEBATIT

14:00 – Regjistrimi
14:05 – 14:10 Mirëseardhja dhe Fjala e Hyrjes

Dr. Blerjana Bino

Bashkë-Themeluese, SCiDEV

 

14:10 – 14:15 Rinia dhe Integriteti

Znj. Guusje Korthals Altes,  Ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri

14:15 – 14:40 Debati I: “Digjitalizimi dhe TIKu mund të zvogëlojnë korrupsionin”

 

14:40 – 14:55 Vlerësimi i Jurisë

Anëtarët e Jurisë: Ambasadorja Guusje Korthals Altes; Z. Mario Mariani, Drejtor i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE, Znj. Etilda Gjonaj, Ministër I Drejtësisë (tbc)

 

14:55 – 15:00 Reflektim nga Liderët e Debatit I

 

15:00 – 15:25 Debati II: “Edukimi për integritetin duhet të bëhet pjesë e kurrikulave shkollore dhe universitare”

 

15:25 – 15:40 Vlerësimi i Jurisë

Anëtarët e Jurisë: Zv. Ambasadori Rogier Nouwen, Znj. Aspasjana Kongo – Zv. Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë; z. Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA)

15:40 – 15:45 Reflektim nga Liderët e Debatit II

 

15:45 – 15:50 Programi i Debatit për të Rinjtë: Ndërtimi i mendimit kritik, sjelljes etike dhe vlerave

Z. Ergys Gezka

Drejtor Ekzekutiv, LIBURNETIK

 

15:50 – 16:00 “Fushata Rinore – Thirrje për Integirtet”, Fjala Përmbyllëse

Dr. Blerjana Bino

Bashkë-Themeluese, SCiDEV