12 Gusht 2016 | Festojmë sëbashku “Ditën Ndërkombëtare për të Rinjtë” me një Flashmob në Sheshin Nënë Tereza
9 Gusht, 2016
Si të përgatitemi nga ana psikologjike për një pacient traumatik
31 Tetor, 2016

Nis në Fier zbatimi i “Dashuri përmes Ngjyrave” në Qendrën Sociale Murialdo

Shërbimi vullnetar “Dashuri përmes Ngjyrave” promovuar nga Organizata LIBURNETIK në bashkëpunim me Qendrën Sociale Murialdo dhe Qendrën Horizont ka nisur zbatimin edhe në qytetin e Fierit.

Falë kësaj nisme vullnetarët e Liburnetik, Qendrës Murialdo dhe Horizont kanë mirëpritur nga sot në ambientet e kësaj qendre fëmijët me aftësi të kufizuar të cilët janë bërë pjesë e aktiviteteve artistike të zhvilluara.

Qëllimi i këtij shërbimi vullnetar është integrimi social i fëmijëve me aftësi të kufizuara përmes zhvillimit të aftësive artistike në pikturë, terapisë së artit, aktiviteteve të cilat përmirësojnë gjendjen emocionale të fëmijeve dhe rrisin ndjeshmërinë sociale ndaj këtyre target-grupeve.