Tirana Art Fest, sot finalja e madhe në Sheshin Nene Tereza
25 Maj, 2016
12 Gusht 2016 | Festojmë sëbashku “Ditën Ndërkombëtare për të Rinjtë” me një Flashmob në Sheshin Nënë Tereza
9 Gusht, 2016

Tirana Art Fest, shpallen fituesit e edicionit të parë. Triumfon Gjimnazi “Ismail Qemali” si shkolla më e talentuar

Për herë të parë, organizata LIBURNETIK dhe Bashkia Tiranë, nëpërmjet Drejtorisë së Rinisë, organizuan projektin TAF, “Tirana Art Fest”.

Mbrëmja e djeshme ka mbledhur në Sheshin “Nënë Tereza” të rinjtë e 14 gjimnazeve në Finalen e Madhe të TAF, ku janë ndarë çmimet për më të mirët në disiplinën e këngës dhe kërcimit. Një organizim që solli në vemendjen e publikut kryeqytetas vlerat artistike, energjinë dhe talentin e të rinjëve në një aktivitet të rëndësishëm. Të pranishëm në këtë Natë Finale kanë qenë Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, Ministra e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla, Drejtoresha e Rinisë në Bashkinë Tiranë Aspasiana Kërxhalli, Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit Bashkia Tiranë Julinda Dhame, Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë Arjola Byzykaj si dhe katër koordinatorët artistikë Bojken Lako, Klajdi Selimi, Gjergji Trola, Albes Fusha. Nuk kanë munguar të ftuar personazhe nga media dhe arti.

4 fantastike (1)

Me synimin gjallërimin e jetës kulturore – artistike, nxitjen, promovimin e talenteve të reja dhe inkurajimin i krijuesve të rinj të shkollave të mesme, TAF ka shpallur fituesit e edicionit të parë, ku ka triumfuar Gjimnazi “Ismail Qemali”, si shkolla me më shumë prurje talentesh të rinj.

Të tjera çmime që u ndanë në këtë finale për kategoritë muzikë dhe kërcim:

Meirsa Skëndaj – Vendi i Parë (Gjimnazi Petronini Luarasi)

Ana Bakaj – Vendi i dytë (Gjimnazi Qemal Stafa)

Klaudio Mesuti – Talenti i Ri (Gjimnazi Sinan Tafaj)

Twins – Dueti më i Mirë (Gjimnazi Myslym Keta)

Tre hajdutët – Vallja popullore më e mirë (Gjimnazi Aleks Buda)

Fonix Empire – Grupi më i mirë i vajzave (Gjimnazi Qemal Stafa)

Best of The Best – Performanca më e mirë në kërcim (Gjimnazi Eqrem Çabej)

Ndarja e çmimeve është transmetuar Live në faqen e Liburnetik, videon e së cilës mund ta ndiqni më poshtë.

Fituesit e dy vendeve të para në muzikë kanë fituara secili një kontratë me label-in 360° Records për realizimin e një kënge dhe videoklipi, ndërsa fituesit e kërcimit më të mirë një kontratë një vjeçare me AlbRobot për një turne në mbarë Shqipërinë.

eri (1)

Nata finale është mbyllur me premtimin e Kryebashkiakut Veliaj për ta vazhduar edhe në vitet e ardhshme këtë event që bëri bashkë të rinjt dhe talentet e tyre në një aktivitet kulturor që i mungonte prej 5 vitesh Tiranës.