YOUTH ACT 4 WORKING CONDITION RIGHTS

 

 

Rreth projektit
Sipas INSTAT, më shumë se 90% e punës sezonale është e padeklaruar, gjë e cila është realisht shumë shqetësuese. Në kushtet e mungesës të një skeme detyruese ndaj këtyre subjekteve për të deklaruar punën e të rinjve, atëherë mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë fenomem dhe për ta minimizuar në maksimum është informimi I të rinjve mbi të drejtat që ato gëzojnë në punë. Në këtë mënyrë të rinjtë do të mund të marrin gjithçka që iu takon në bazë të legjislacionit shqiptar.

Në pesë vitet e fundit qeveria ka ndërmarrë hapa të vegjël mbi forcimin e shkollave profesionale, krijimin e programeve intership etj, por kurrë nuk ka përmendur punën sezonale të të rinjve. Në këtë situatë sektori privat nuk ka pasur asnjë ndryshim të dukshëm mbi punësimin e të rinjve apo përmirësimin e kushteve të punës.

Projekti do të zbatohet në tre faza.

  1. Realizimi I një sondazhi për të kuptuar sesa I njohin të rinjtë e shkollave të mesme profesionale të drejtat e tyre në punë;
  2. Krijimi I një fushate online dhe offline me informacione në lidhje me punësimin sezonal, të cilat do të mund t’iu vijnë në ndihmë target -grupit të caktuar.
  3. Krijimi I një cikli trajnimesh për të rinjtë mbi kontratat, organizimin sindikal dhe të drejtat në punë.

Projekti do të zbatohet gjatë periudhës janar – dhjetor 2021 në shkollat e mesme profesionale të 11 qyteteve të Shqipërisë: Tiranë, Kamëz, Durrës, Korçë, Vlorë, Elbasan, Sarandë, Pogradec, Berat, Shkodër dhe Lezhë. Shkollat e Mesme të përzgjedhura do të jenë 13 dhe zgjedhja e tyre është tentuar të realizohet në mënyrë të drejtë bazuar në shpërndarjen e tyre gjeografike.

Qëllimi kryesor I këtij projekti është që të rrisë ndërgjegjsimin midis të rinjve të hkollave të mesme profesionale mbi kushtet e punës, binomin të drejta- detyrime, duke u fokusuar gjithashtu edhe në rëndësinë e sindikatave dhe legjislacionit shqiptar. Ky projekt përmban disa objektiva brenda vetes:

1.T’iu japë informacion të rinjve mbi kontratat e punësimit, sindikatat, kushtet e punës, sigurimin shoqëror e shëndetësor etj;
2.Të rrisë kapacitetet organizative dhe komunikative në politikat e punësimit rinor, sidomod të punësimit sezonal;
3.Të inkurarojë dhe të forcojë bashkëpuniin midis institucioneve publike dhe sektorit privat për të përmirësuar advokimin mbi kushtet e punës sezonale;
4.Të informojë dhe të këshillojë të rinjve mbi orientimin e tyre professional.

Ky projekt pritet të ndikojë tek një numër shumë I madh gjimnazistësh, të cilët më vonë do të mund të jenë mjaftueshëm të aftë për të kërkuar të drejtat e tyre në punë e për të mundur të kenë një punësim dinjitoz.

Implementuar
Implementuar nga Organizata Liburnetik në bashkpunim me CLR

Mbështetur
Olof Palme Center