say-cover-web

SAY – Strengthen Activism in Youth field

 

Rreth projektit

Projekti “SAY – Strengthen Activism in Youth field” është projekti më i ri që Organizata LIBURNETIK po zhvillon. Projekti zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin lokal në Shqipëri.

Synimet që ky projekt mbart janë të rrisë kapacitetet e të rinjvë në mënyrë që ata të luajnë një rol aktiv në përmirësimin e pjesëmarrjes rinore në jetën politike dhe aktivizmit rinor në nivel lokal.

Projekti do të zhvillohet në tre faza:

  1. Përgatitja
  2. Implementimi
  3. Aktivitetet pasuese

Secila fazë do të fokusohet në edukimin jo-formal, të organizuar nga të rinjtë për të rinjtë. Pas fazës përgatitore vjen edhe zhvillimi I trajnimit kombëtar, nëpërmjet të cilit 27 të rinj do të mësojnë sesi të advokojnë dhe lobojnë për tema specifike të lidhura me jetën politikë në vend.

 

Temat që do të zhvillohen gjatë trajnimit janë:

  • Pjesëmarrja në jetën politike dhe vendimmarrja;
  • Hapat dhe aftësitë për të lobuar dhe advokuar;
  • Organizimi I workshopeve “peer to peer” midis të rinjve;
  • Identifikimi I problemeve specifike që lidhen me jetën e përditshme të të rinjve;
  • Organizimi I fushatave online për të adresuar problemin.

 

Në qendër të projektit do të vihen të rinjë të moshave 15-30 vjeç. Këto trajnime jo-formale do të zhvillohen me ekspertë të fushave përkatëse.

Ky projekt pritet të ndikojë te të gjithë pjesëmarrësit, që ata më pas do të jenë të aftë të ndërveprojnë me jetën politike në vend duke kërkuar aktivisht të drejtat e tyre.

 

Implementuar

Organizata LIBURNETIK

Mbështetur

EYF dhe Këshilli i Europës