Edicioni V

Në Duar të Sigurta - Forumi Rinor Tematik Kamëz

 

Rreth projektit

Me mbështetjen e ReLOaD2, LIBURNETIK ka nisur zbatimin e projektit më të ri në Bashkinë Kamëz.

Projekti “Në duar të sigurta” kërkon të adresojë mungesën e nxitjes së të rinjve për pjesëmarrje në politikbërjen lokale përmes promovimit të qytetarisë aktive të mbështetur në parimet e kulturës së debatit dhe dialogut të strukturuar.
Përmes këtij projekti do të mundësohet ngritja e një Forumi Rinor Tematik, ku të rinjtë do të kenë mundësinë jo vetëm të edukohen mbi proceset advokuese dhe nismat qytetare, por mbi të gjitha të diskutojnë me njëri-tjetrin mbi problemet e tyre përmes një qasje pro-aktive, pra të orjentuar drejt zgjidhjes së problemit përmes nismave qytetare.

Synimi i përgjithshëm i projektit është rijetësimi komuniteteve përmes nxitjes së qytetarisë aktive te të rinjtë.

Për arritjen e këtij synimi, Forumi Rinor i projektit ‘Në duar të sigurta’ do të mbështetet mbi tre elemente kryesore:
1. Elementi i edukimit mbi qytetarinë aktive i bazuar në modelin e qytetarit të mirëinformuar dhe kritik.
2. Elementi i aftësimit të të rinjve për të ndërmarrë dhe finalizuar nisma qytetare.
3. Angazhimi i institucioneve lokale në përfshrijen e qasjes së të rinjve në politikat e tyre qeverisëse.

Objektivat specifik të projektit ‘Në duar të sigurta’ janë:
1. Ndërgjegjësimi i të rinjve mbi vlerat e qytetarisë aktive, mënyrat/metodat e aktivizmit lokal dhe proceset e politikbërjes lokale.
2. Nxitja dhe përgatitja e të rinjve për të ndërmarrë nisma advokimi dhe inciativa të veprimit qytetarë në komunitetet e tyre.
3. Krijimi i hapësirave të dialogut të strukturuar midis rinjve dhe institucioneve lokale.

Impakti që ky projekt synon të ketë është thellësisht lokal dhe i ndërvarur me komunitetin dhe institucionet e njësisë përkatëse. Vet projekti synon të jetë divers dhe gjithëpërfshirës, duke dashur të angazhojë aktorë dhe individë të background-eve të ndryshme në shoqëri.

Grupet e synuara ndahen në tre kategori kryesore:
1. Të rinjtë e moshës 15-25 vjeç;
2. Organet e qeverisjes lokale dhe përfaqësuesit e tyre;
3. Komuniteti.

Projekti parashikohet të zgjas nga muaji Qershor 2022 deri ne muajin Mars 2023.

Implementuar
Organizata LIBURNETIK

Mbështetur
UNDP