Ftesë për Ofertë: Financier
17 Nëntor, 2023
Ftesë për Ofertë: Ofrim Ushqimi për nevojat e projektit “Në Duar të Sigurta”, Kamëz
17 Nëntor, 2023

Emri i subjektit kontraktues: LIBURNETIK Organisation

Adresa: Rr. Siri Kodra, Tiranë, Shqipëri

Email: info@liburnetik.org

 

Dita e shpalljes:     17/11/2023

Afati për dorëzimin e ofertave:     24/11/2023

 

Organizata: “LIBURNETIK”, po zbaton projektin “Në Duar të Sigurta” në Kamëz dhe Sarandë në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Me qëllim zbatimin e aktiviteteve të projektit LIBURNETIK është duke kërkuar një subjekt ose ekspert që do të ofrojë shërbimin e Graphic Designer në periudhën Nëntor  – Mars 2023 në kuadër të projekteve.

Subjektet dhe individët e interesuara duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre në përputhje me kushtet e përgjithshme dhe specifikimet teknike deri më date 22/11/2023, në adresën e email-it: info@liburnetik.org.

 

Specifikimet teknike:

 

LIBURNETIK do të zhvillojë procedurën e prokurimit për shërbimet dhe produktet sipas cilësimeve në tabelën e mëposhtme:

 

Nr Përshkrimi i shërbimit
·         1.   Graphic Designer

 

Specifikime të Shërbimeve të Kërkuara

 

– Zhvillimi i identitetit vizual të projektit, duke përfshirë logon dhe linjën grafike

– Dizajnimi i materialeve të shtypura si broshura, flajera, posterë dhe fletëpalosje.

– Krijimi i grafikave dhe animacioneve për përdorim në webfaqe dhe mediat sociale.

– Dizajnimi i paketave të sponsorizimit dhe materialeve të ngjashme promocionale.

– Editimi i Videove dhe Fotove

 

Kriteret e Përzgjedhjes

 

– Ofruesit e shërbimeve duhet të kenë eksperiencë në Graphic Design dhe të njohin programet bazike të editimit si Photoshop, Ilustrator, Premiere ose ekuivalente.

– Pasja e eksperiencave të mëparshme me projekte të ngjashme dhe organizata do të ketë përparësi.

 

Udhëzime për Dorëzimin e Ofertave

 

– Ofruesit e interesuar duhet të përgatisin dhe dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

– Oferta sipas aneksit A

– Ekstrakt nga QKB (në rastin si subjekt)

– CV (në rastin individ)

– Ofertat duhet të dorëzohen në formatin PDF në e-mail: info@liburnetik.org me subjekt: Ofertë për Graphic Designer, Projekti Në Duar te Sigurta

– Afati për dorëzimin e ofertave është data 22/11/2023 deri në orën 13:00

 

Kërkesat Ligjore

 

– Ofruesi i shërbimit do ti nënshtrohet tatimit në burim 15% që aplikohet nga organizata për kontratat e shërbimit që zbatohen sipas legjislacionit në fuqi.

 

Afatet Kohore

 

– Thirrja për ofertat fillon më 17 Nëntor 2023.

– Afati i dorëzimit të ofertave mbyllet më 24Nëntor 2023 ora 13.00

– Periudha e vlerësimit të ofertave është nga 27 deri më 28 Nëntor 2023.

– Njoftimi i fituesit të kontratës pritet të bëhet më 28 Nëntor 2023.

 

Informacioni për Kontakt

Për çdo pyetje rreth procesit të prokurimit, ju lutemi kontaktoni:

Shoqatën LIBURNETIK në email info@liburnetik.org

 

FTESË Graphic Designer