banner web

Access to Internet – an emerging Human Right in the area of digitalization

 
 

▶️Shkathtësitë digjitale dhe kompetencat digjitale

Gjatë viteve, vendet e Ballkanit Perëndimor janë përballur me probleme të ndryshme në tregun e punës në strukturën e tregut të punës dhe përqindjet e papunësisë. Shumë faktorë ndikojnë në të ardhmen e punës, ndërsa ndryshimet digjitale janë ndër më të rëndësishmit.

Ndikimi i teknologjisë në tregun e punës është vënë në dyshim që nga fillimi i industrializimit. Dyshimi nëse njerëzit do t’i humbin vendet e tyre të punës ose do të krijojnë vende të reja pune, e ndjek në vazhdimësi këtë çështje. Në Ballkanin Perëndimor, ekziston një shkallë e caktuar frike dhe rezistence. Arsyeja kryesore është se ndjekja e teknologjisë që ndryshon me shpejtësi sjell ndryshim në rutinat afatgjata. Ekziston gjithashtu një nevojë për arsimim më të fortë, ndryshime në politikat dhe procedurat, dhe mbi të gjitha ekziston procesi i pashmangshëm i avancimit të vazhdueshëm të aftësive. Hendeku në mes brezave luan një rol kur bëhet fjalë për t’u mësuar me botën digjitale.

Sipas Raporti të tregut për vitin 2019 të Indeksit të Ekonomisë dhe Shoqërisë Digjitale (WB DESI), ekziston një hendek midis aftësive digjitale në BE dhe në Ballkanin Perëndimor. Ky hendek duhet të adresohet sepse nevoja për këto aftësi është në rritje.

Një nga faktorët kryesorë për përmirësimin e numrit të punëtorëve që janë në gjendje të mbajnë hapin me mjedisin e orientuar digjital është rritja e nivelit të edukimit digjital në nivel rajonal, por edhe në atë kombëtar dhe lokal.

Aftësitë dixhitale (të njohura si “aftësi të reja ekonomike”) dhe kompetencat digjitale janë të ndërlidhura, por nuk janë të njëjta. “Aftësitë e reja ekonomike” janë aftësi të vlefshme në ekonominë e re të drejtuar nga teknologjia. Ato përfshijnë aftësitë themelore të lidhura me mjetet, por gjithashtu edhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve, aftësitë për kreativitet, aftësitë e të mësuarit gjatë gjithë jetës, etj.

Kompetencat digjitale, nga ana tjetër, janë më të gjera dhe të përcaktuara brenda Kornizës Evropiane të Kompetencave Digjitale. Kjo kornizë është e dobishme për vetëvlerësim kur bëhet fjalë për gatishmërinë për të hyrë në tregjet e punës të orientuara në mënyrë digjitale.

Të jesh kompetent në aspekt digjital do të thotë të zotërosh njohuri, aftësi dhe qëndrime të caktuara që mundësojnë qasje kreative dhe kritike për përdorimin e teknologjisë. Kompetencat digjitale na ndihmojnë të zhvillojmë aftësi që mund të transferohen në një spektër të gjerë situatash të nevojshme për lloje të ndryshme të vendeve të punës.

❗ Projekti ” Access to Internet – an emerging Human Right in the era of digitalization”, i cili u mbështet nga Fondacioni Rinor Europian i Këshillit të Europës dhe që u zbatua nga Organizata LIBURNETIK, u përmbyll me sukses!