Prezantohet Projekti Re-Debate 5.1, Kampionati Kombëtar i Debatit
9 Mars, 2021
Përfundon me sukses projekti Rinia, mendimi kritik dhe kultura e debatit me shpalljen e fituesve
27 Shtator, 2021

Përgjegjësia sociale e korporatave në zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të komunitetit lokal

Ditën e hënë, 13 Shtator, në shollën 9 vjeçare të Thumanës u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave për nxënësit që morrën pjesë në shkollën verore në kuadër të projektit: ”Komunikimi Konstruktiv dhe Rritja e Kapaciteteve në Kontekste Rurale Post Emergjencave Natyrore”. Rreth 100 nxënës të katër zonave, Thumanë, Borizanë, Fushë Mamurras dhe Shpërdhet përfituan nga bashkpunimi midis organizatës LIBURNETIK dhe Antea CEMENT sh.a, duke përvetësuar dije në lëndën e gjuhës së huaj angleze dhe në paketën Microsoft Office.

Shpesh herë CSR (përgjegjësia sociale e korporatave) ka ngelur e zbehtë ne vendin tonë, ku për hir të së vërtetës nevoja për të pasur bashkpunime të tilla është e madhe, për të nxitur zhvillimin e komuniteteve ku këto korporata funksionojnë.

Zona të tilla si ato të lart përmendura kanë një nevojë të vazhdueshmë për zhvillim, e cila jo gjithmonë suportohet nga bizneset e mëdha që operojnë pikërisht në këto zona. Ky projekt është një shembull i mirë i një korporate të përgjegjshme, e cila di të japë mbrapsht tek qytetarët nëpërmjet projekteve konkrete, që vazhdimisht janë realizuar në nivel lokal.

LIBURNETIK është vazhdimisht i pëfshirë në projekte të tilla, të cilat kanë si qëllim serioz evolimin e zonave rurale, por jo vetëm, në të mirë të komuniteteve përkatëse.

Politika e CSR-së së Antea CEMENT sh.a, e cila mbeshteti implementimin e këtij projekti mjaft të rëndësishëm si për zonën por edhe për ne, beri te mundur që eksperiencën tonë të mund ta ndanim me fëmijët e këtyrë shkollave, të cilët padyshim që me prezencën e tyre i dhanë një vlerë mjaft të madhe kësaj punë të palodhur. Prej katër vitesh LIBURNETIK zhvillon shkollën verore në nivele të suksesshme falë interesit të treguar nga fëmijët dhe komuniteti.

LIBURNETIK shpreson në bashkpunime të tilla në të ardhmen, të cilat padyshim që janë tejet të frytshme. Ne shpresojmë që edhe korporata të tjera, të ndërgjegjësohen me shembullin konkret, duke pranuar sadopak përgjegjësi sociale, në mënyrë që komunitetet përkatëse të mund të zhvillohen. Në fund të ditës nuk ka më mirë sesa kur ndryshimi vjen nga vetë komuniteti.