Mirësevini!
Ne jemi LiburnEtik

Vizioni ynë

integrimi social

krijimi i një shoqërie të hapur, pa barriera

bazuar tek solidariteti dhe bashkëjetesa paqësore

Organizata LIBURNETIK lindi si një grup informal në vitin 2013 dhe u themelua zyrtarisht në Tiranë në Korrik 2014.

LIBURNETIK është një Organizatë Jo Fitimprurëse e krijuar nga vullneti i një grupi të rinjsh me qëllim ndërgjegjësimin, promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare, për përmirësimin e jetës sociale, nëpërmjet vlerësimit të nevojave të territorit dhe zbatimit të ideve, projekteve dhe aksioneve inovative.



News & Events

Tetor 8, 2019

Fillon edicioni i III i Kampionatit Kombëtar të Debatit, “Re-Debate 5.0″

Organizata Liburnetik ka nisur zbatimin e edicionit të III-të të projektit “Re-Debate – Rigjallërimi i Kulturës së Debatit” me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për […]
Gusht 12, 2019

LIBURNETIK i bashkohet Rinisë dhe Shoqërisë Civile në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

LIBURNETIK i bashkohet Rinisë dhe Shoqërisë Civile në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, në këtë ditë sa të rëndësishme e të bukur! Tema e Ditës Ndërkombëtare të […]
Korrik 14, 2019

5 Vjet LIBURNETIK Organisation

Organizata LIBURENTIK feston 5 vjetorin e krijimit. Përshëndetje miq! Jam i nderuar dhe njëkohësisht i emocionuar të ndaj me ju rëndësinë që paraqet për LIBURNETIK e […]
parallax background
 
 

Projekti “Re-Debate 5.0, Rigjallërimi i kulturës së debatit” vazhdon si një domosdoshmëri për të rinjtë, pasi megjithëse mjetet e komunikimit në ditët e sotme janë të shumta dhe të larmishme, sërish në Shqipëri vihet re mungesa e hapësirave për debat nga qytetarët, për qytetarët dhe problemet e tyre. Hapësira e debatit është ‘pushtuar’ nga politika apo çështjet e saj dhe nga ‘ekspertët’ që inkurajojnë modele në dukje elitare, por që kanë humbur perspektivën e përfshirjes së aktorëve të interesit për të diskutuar çështje me dhe në interes të publikut të gjerë.

 

Projekte


parallax background
Programi "Dashuri përmes Ngjyrave" është një iniciativë e Organizatës LIBURNETIK në bashkëpunim me Institutin “Ramazan Kabashi”.
Ky program ka për qëllim të ofrojë shërbim vullnetarë pranë Institutit për fëmijët që nuk shikojnë.
Ky shërbim e vendos fokusin në zhvillimin e aftësive artistike përmes edukimit jo-formal, aktiviteteve që ndihmojnë në integrimin e tyre në shoqëri.
Më shumë