“Biblioteka, Arti dhe të Rinjtë” Kalendari i aktiviteteve për muajin Prill
9 Prill, 2019
Përfundon Muaji i I i Shkollës Verore ‘Të mësosh Kompjuterin – Computer Literacy’
10 Korrik, 2019

Organizata LIBURNETIK, pjesë e Kongresit Rinor Kombëtar dhe e Bordit Drejtues, mbështet fuqimisht rekumandimet dhe sugjerimet e dhëna nga Kongresi Rinor Kombëtar mbi Ligjin për Rininë.

Kemi ndjekur me kujdes hap pas hapi të gjitha zhvillimet që hartimi i këtij ligji ka patur dhe kemi dhene qartesisht sugjerimet tona dhe atu ku kemi konsideruar te drejte edhe kundërshtimet tona për pikat apo nenet që sjellin paqartësi në lidhje me pavarësinë e rinisë dhe organizatave rinore, kemi adresuar pikat që sipas eksperiencës dhe ekspertizës sonë janë të dëmshme e të pariparueshme për të rinjtë.

Këto kundërshtime i kemi bërë sa herë kemi pasur mundësi në tavolina të ndryshme, me qëndrime zyrtare dhe me sugjerimet që kemi dhënë herë pas here mbi ndryshimet dhe amendimet që ai draft ligj sipas nesh duhet të ketë.

Kemi bindjen se nëse ky draft kalon për miratim në formën që është atëherë mund të ketë një efekt negativ afatgjatë jo vetëm në kalimin e këtij ligji por edhe në çdo nismë tjetër ligjore e cila mund të ndërmerret pa u marrë parasysh sugjerimet dhe pa u konsultuar target grupi i synuar. Neni më problematik është ai nr. 13 dhe paraqitet si i tillë për faktin se aktualisht nuk ka një ligj që rregullon rrjetet. Ligji më i afërt për këtë pjesë është Ligji Nr. 8788, datë 7.05.2001 ”Për organizatat jo fitimprurëse” (http://shtetiweb.org/2012/11/21/ligji-per-organizatat-jofitimprurese/).

Duke u nisur nga sa ky ligj i mësipërm përmban atëherë ajo që Ministria kërkon të bëjë është jo ligjore dhe mund të krijojë precedent për shkelje të mëtejshme.

Me specifikish ju paraqesim qendrimin zyrtar te Rrjetit më të madh të organizatave rinore:

Qëndrimet e kongresit
1.
Tiranë më, 03 Korrik 2019
NJOFTIM

Ditën e sotme, Kongresi Rinor Kombëtar u bë pjesë e Seancës Dëgjimore për Ligjin për Rininë të zhvilluar në Komisionin për Integrimin Europian. Pasja e një Ligji për Rininë nuk garanton domosdoshmërisht kushte më të mira për organizatat rinore dhe për të rinjtë në Shqipëri sepse:

– Aktualisht kemi Ligjin për OJF, Ligjin për Vullnetarizmin, Planin Kombëtar të Veprimit për Rininë dhe shumë dokumenta të tjerë politikë që po zbatohen pjesërisht, nuk po zbatohen ose nuk po përmbushin qëllimin për të cilin janë krijuar.

– Në vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat kanë realitet të ngjashëm me atë tonin, Ligji për Rininë ka hasur sfida të shumta në implementim. Qëndrimi ynë si struktura më e madhe dhe më përfaqësuese e organizatave rinore në Shqipëri mbi draftin aktual të Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rininë është që ky draft duhet të:

– Rishqyrtojë Nenet 1, 2, 3, 9, 11 dhe 14.

– Të përjashtojë Nenin 13 që parashikon krijimin e një Organizate Rinore Përfaqësuese pasi cënon parimin e organizimit të lirë dhe pavarësisë. Kongresi Rinor Kombëtar ka pjesë të misionit të tij bashkëpunimin dhe qasjen konstruktive me institucionet dhe njëkohësisht ka për detyrë respektimin e vullnetit të Asamblesë së Përgjithshme për të ngritur zërin dhe këmbëngulur për rastet e papajtueshme me vlerat dhe vizionin tonë.

2.
Kongresi Rinor Kombëtar duke përfaqësuar vullnetin e 100 organizatave jo-fitimprurëse me fokus rininë, grupeve jo formale të organizuara, forumeve rinore politike partiake dhe qeverive studentore po ju drejton këtë letër për të shprehur mosdakordësimin tonë me Nenin 13 që parashikon Projekt-ligji “Për Rininë”. Kongresi Rinor Kombëtar është në mënyrë legjitime organizatë ombrellë përfaqësuese e organizatave për të rinjtë dhe gëzojmë njohjen e të rinjve, e këshillave rinorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shumë rrjeteve simotra në vendet e Bashkimit Europian. Neni 13 i këtij Projekt-ligji parashikon ngritjen e një strukture e cila do të përfaqësojë organizatat rinore në Shqipëri dhe do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ky model është tentuar të zbatohet dhe ka dështuar në shumë vende fqinje dhe të Bashkimit Europian, duke lënë pas një barrë që po ju kushton bashkëmoshatarëve tanë në këto vende. Shoqëria civile, e mbi të gjitha të rinjtë, duhet të mbështeten e dëgjohen, por jo të zotërohen pasi kjo, në një vend syresh demokratik, rrezikon të ardhmen tonë pasi shkelet parimi i demokracisë dhe i organizimit të lirë.

Gjithashtu, përmes kësaj letre do të donim të shprehnim zhgënjimin tonë ndaj Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë e cila pas pranimit në formë verbale dhe me shkrim të gjithë rekomandimeve tona në tryeza diskutimi nuk i ka reflektuar këto në Projekt-ligj duke sjellë në këtë mënyrë një situatë jo të favorshme për të gjithë ne dhe në një moment të papërshtatshëm. Organizatat e rrjetit tonë në mënyrë sistematike kanë marrë pjesë në konsultimet e zhvilluara nga ministria dhe mosmarrja parasysh e kësaj kërkese primare nga ana jonë tregon që konsultimi nuk e ka përmbushur objektivin e tij.

 

Qëndrimi i Finali i Kongresit Rinor Kombëtar

Kongresi Rinor Kombëtar duke përfaqësuar vullnetin e 100 organizatave jo-fitimprurëse me fokus rininë, grupeve jo formale të organizuara, forumeve rinore politike partiake dhe qeverive studentore po ju drejton këtë letër për të shprehur mosdakordësimin tonë me Nenin 13 që parashikon Projekt-ligji “Për Rininë”. Kongresi Rinor Kombëtar është në mënyrë legjitime organizatë ombrellë përfaqësuese e organizatave për të rinjtë dhe gëzojmë njohjen e të rinjve, e këshillave rinorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shumë rrjeteve simotra në vendet e Bashkimit Europian. Neni 13 i këtij Projekt-ligji parashikon ngritjen e një strukture ( Organizatë Kombëtare Përfaqësuese Rinore) e cila do të përfaqësojë organizatat rinore në Shqipëri dhe do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ne nuk pajtohemi me këtë nen për arsyet e mëposhtme:

– Sipas Raportit të Progresit 2019 të Komisionit Europian për Shqipërinë, administrata publike rezultoi tejet e politizuar dhe kjo do të sillte përjashtimin nga kjo strukturë e organizatave rinore organizatat me ideologji të kundërt (opozitare). Kjo gjë do të shkaktonte kalimin e krizës politike në sektorin e të rinjve duke krijuar rrjedhimisht hapesirë për thellimin e krizave në të ardhmen. Ky model është tentuar të zbatohet dhe ka dështuar në shumë vende fqinje dhe të Bashkimit Europian, duke lënë pas një barrë që po ju kushton bashkëmoshatarëve tanë në këto vende. Shoqëria civile, e mbi të gjitha të rinjtë, duhet të mbështeten e dëgjohen, por jo të zotërohen pasi kjo, në një vend syresh demokratik, rrezikon të ardhmen tonë pasi shkelet parimi i demokracisë dhe i organizimit të lirë.

– Aktualisht kemi Ligjin për OJF, Ligjin për Vullnetarizmin, Planin Kombëtar të Veprimit për Rininë dhe shumë dokumenta të tjerë politikë që po zbatohen pjesërisht, nuk po zbatohen ose nuk po përmbushin qëllimin për të cilin janë krijuar. Dhe kjo tregon paaftësinë e administratës publike për të zbatuar këto lloj politikash. Për rrjedhojë, ne si KRK, nuk dëshirojmë të bashkojmë një model të suksesshëm në një institucion jo kompetent.

– Sipas relacionit shoqërues të këtij projektligji, kjo strukturë do të zhvillojë dhe zbatojë politikat e të rinjve. Kjo është një përgjegjësi e qeverisë dhe jo e një organizatave jofitimprurëse, kështu që edhe një herë ky Ligj dhe veçanërisht ky nen shkon kundër asaj që është e përshtatshme për t’u bërë. Gjithashtu, përmes kësaj letre do të donim të shprehnim zhgënjimin tonë ndaj Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë e cila pas pranimit në formë verbale dhe me shkrim të gjithë rekomandimeve tona në tryeza diskutimi nuk i ka reflektuar këto në Projekt-ligj duke sjellë në këtë mënyrë një situatë jo të favorshme për të gjithë ne dhe në një moment të papërshtatshëm.