Prezantohet edicioni i dytë i ReDebate
Shkurt 21, 2019
Nisëm e rëndësishme mbi përmirësimin e ligjit për Statusin e Jetimit
Mars 13, 2019

Organizata LIBURNETIK hap thirrjen për pjesëmarrës për projektin ‘Akademia e Aktivizmit’

Fondacioni Friedrich Ebert në bashkëpunim me Organizatën LIBURNETIK, në kuadër të ‘Formimit të Vazhdueshëm të të Rinjve’, promovon projektin e saj më të ri, Aktivizmi Politik i të Rinjve, i njohur edhe si ‘Akademia e Aktivizmit’.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është rritja e njohurive të të rinjve mbi aktivizmin si koncept, mbi mënyrat dhe strategjitë që duhen ndjekur për të patur sa më shumë impakt dhe rezultat për kauzat e ndërmarra. Programi i këtij cikli trajnimesh vendos në plan të parë ndërgjegjësimin mbi rolin e Aktivizmit Rinor. Rëndësinë e organizimit do të trajtohet për të arritur një rezultat efikas në avancimin e kauzave të ndryshme për shoqërinë tonë.

‘Akademia e Aktivizmit’, ky cikël trajnimesh, do të organizohet në dy faza, të cilat do të përfshijnë dy grupe, me nga 30 vetë secili.

Secila nga fazat do të përmbajë 6 ditë trajnim dhe do të shtrihet në 3 fundjava.

Temat që do të trajtohen do të jenë:

  • Roli i komunikimit për aktivizmin e të rinjve;
  • Aktivizmi i trajtuar sipas aspekteve të politikës së brendshme dhe llogaridhënies;
  • Orientimi i të rinjve drejt aktivizmit produktiv, ekonomisë dhe punësimit të të rinjve;
  • Promovimi i aktivizmit si pjesë e jetës shoqërore në komunitet;
  • Aktivizmi në arsim (shkolla si qendër e komunitetit dhe kontributi që mund të jepet për
    diversifikimin e kurrikulave);
  • Kultura e aktivizmit dhe promovimi i saj përmes artit dhe kulturës;
  • Aktivizmi Rinor dhe Dialogu me Shoqërinë Civile.

Temat do të trajtohen nga ekspertë të këtyre fushave dhe do të zhvillohen përmes metodave të
formimit jo formal dhe diskutimeve në grup. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me
certifikata.

Objektivat kryesore të këtij projekti janë:

  •  Ngritja e vetëdijes së të rinjve për rolin e tyre në komunitet;
  • Të rinjtë si agjentë ndryshimi;
  • Përfshirja e 60 të rinjve në nivel kombëtar.

Ky projekt i drejtohet të rinjve të moshave 18-27 vjeç.
Për të qenë pjesë e këtij projekti, të rinjtë e interesuar duhet të plotësojnë formularin e
mëposhtëm brenda datës 5 Mars 2019.
Ju bëjmë me dije se përzgjedhja e pjesëmarrësve për këtë projekt do të zhvillohet në 3 faza:

  • Aplikimi;
  • Intervistimi;
  • Informimi i të përzgjedhurve.

Për të qenë pjesë e këtij projekti, të rinjtë e interesuar duhet të plotësojnë formularin e mëposhtëm.