Projekti i Bashkisë Tiranë:“Shkolla si qendër komunitare”, Liburnetik organizon trajnim mbi barazinë gjinore
18 Maj, 2016
Tirana Art Fest, shpallen fituesit e edicionit të parë. Triumfon Gjimnazi “Ismail Qemali” si shkolla më e talentuar
26 Maj, 2016

Tirana Art Fest, sot finalja e madhe në Sheshin Nene Tereza

Organizata Liburnetik ju fton këtë pasdite të bëheni pjesë e finales së madhe të Tirana Art Fest.

Për gjatë dy muajve 600 të rinj nga 16 gjimnaze të kryeqytetit kthyen një traditë fantastike talentesh në qytetin tonë, për të arritur sot tek më të mirët e këtij edicioni të parë. Sot në një skenë madhështore në Sheshin Nënë Tereza, ku nuk do të mungojë magjia e talenteve dhe atmosfera festive do të zbulohen fituesit në 2 disiplina Muzikë dhe Kërcim. Prandaj mos mungoni! Takimi është në orën 18.30.

Ju mirëpresim!