LIBURNETIK Organisation e pranishme në aktivitetin për çertifikimin e trajnerëve Glow Tirana
12 Qershor, 2015
DIASPORA 2.0 – Workshop: Informimi i të rinjve mbi mundësitë e studimit në Itali
20 Shkurt, 2016

DIASPORA 2.0 – Workshop: Roli dhe Kontributi i Diasporës shqiptare në Zhvillimin e Vendit.

Shqipëria është një nga vendet e pakta në nivel botëror që pothuajse më shumë se një të tretën e popullsisë e ka në emigracion. Gjatë fillimit të viteve ‘90, deri, në mënyrë të pandërprerë, në mesin e viteve 2000, shumë shqiptarë kanë emigruar, kryesisht në vendet europiane ku Italia dhe Greqia kanë qenë destinacionet kryesore. Në Itali sot jetojnë më shumë se 500 mijë shqiptarë, të cilët janë integruar dhe shumë herë janë organizuar në forma të ndryshme.

Organizata LIBURNETIK me mbështetjen e AMSHC ka ndërmarrë një projekt në lidhje me rëndësinë që ka Diaspora shqiptare në Itali. Vlerësimi i diasporës do të shërbejë si një shtysë e mëtejshme për forcimin e marrëdhënieve me shoqërinë civile shqiptare, me institucionet shtetërore dhe mbi të gjitha do të jetë një urë lidhëse që do të forcojë marrëdhëniet sociale dhe ekonomike me vendet fqinje. Kjo në kuadër të fuqizimit të kapaciteteve të organizatave të diasporës, nëpërmjet trajnimeve specifike të fokusuara në kapacitetet e network-ut dhe lobimit, duke rritur në këtë mënyrë edhe bashkëpunimin institucional me Shqipërinë dhe Italinë. Gjithashtu do të rrisë ndërgjegjësimin e opinionit publik rreth rëndësisë së diasporës në jetën e vendit (remitancat, kulturën, gjuhën shqipe, etj.).

Në kuadër të këtij projekti në datën 6 shkurt 2016, pranë ambjenteve të Qendres Rinore u zhvillua një workshop në lidhje me Rolin dhe Kontributin e Diasporës Shqiptare në Zhvillimin e Vendit. I ftuar në këtë workshop ishte Prof. Kosta Barjaba, Profesori i Asocuar dhe Doktor i Shkencave në Sociologji, në këtë aktivitet ishin pjesëmarrës mbi 60 të rinj nga profesione të ndryshme të interesuar mbi çështjen e emigracionit.

poster 1 DIASPORA 2.0 (1)

Ky workshop trajtoi disa tema në lidhje me emigracionin, veçanërisht mbi Diasporën shqiptare në Itali (brezi i ri) dhe rolin e saj në zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare, rëndësinë që mbart fenomeni i emigracionit dhe se sa mund të influencoje në zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme për vendin. Gjithashtu një vend të veçantë zuri dhe çështja aktuale e të rinjve Shqipëtarë që emigrojnë për punë, studime veçanërisht kohët e fundit në shtetin Gjerman. Ky aktivitet pati qasjen e një diskutimi midis të rinjve pjesëmarrës dhe prof. Kosta Barjaba i cili solli eksperiencën e tij në këtë çështje.