Rreth projektit

Shkolla Verore “Të mësosh kompjuterin” ishte projekti I rradhës I zbatuar nga LIBURNETIK në partneritet me Organizatën PVN Albania. Ky u bë e mundur në kuadër të programeve të përgjegjësisë sociale të shoqërisë Antea Cement sh.a dhe u zbatua pranë zyrës së kësaj korporate të ngritur në fshatin Thumanë. Fëmijët që morën pjesë në projekt ishin ata që kishin rezultatet më të larta gjatë vitit shkollor 2016-2017 si dhe fëmijë që vinin nga familje me vështirësi të mëdha ekonomike.

LIBURNETIK, përmes një programi të hollësishëm arriti të japë disa baza të mira të njohjes së kompjuterit, historikun dhe pjesët përbërëse dhe komandat kryesore të tij, sistemi operativ Ëindoës, paketa Microsoft Office, për t’u finalizuar me një përshkrim të pjesëve të prekshme të kompjuterit (hardëare) dhe për çfarë shërbejnë ato.

Shkolla verore u zhvillua gjatë muajit korrik dhe gusht. Në shkollë morën pjesë 22 fëmijë të fshatit Thumanë të Krujës dhe 19 fëmijë të fshatit Borizanë. Duke pasur parasysh faktin që kushtet e stinës nuk ishin shumë të përshtatshme, u vu re një interesim në rritje nga ana e nxënësve pasi tema e trajtuar ishte dhe mbetet aktuale dhe e dobishme, gjthashtu mungesa e laboratorëve në shkolla, por dhe dëshira e madhe e fëmijëve për të qëndruar në të njëjtat nivele me nxënësit në qytet. Këtyre faktorëve I shtohet edhe fakti se LIBURNETIK dhe PVN Albania gjatë shkollës verore vunë në përdorim metodat e learning by doing dhe non-formal education, duke e integruar leksionin frontal me praktikë. Gjatë kursit, nxënësve iu dha mundësia që përmes ushtrimeve apo detyrave individuale dhe në grup të shprehnin edhe anën e tyre kreative e të japin vazhdimisht feedback mbi përmbajtjen e kursit. Në tërësi, kjo e fundit ishte e ndërtuar nga programi i kuruar i stafit të dy organizatave ku ndër të tjera veçojmë: leksione frontale, detyra individuale, detyra në grup, tutorial, video rekreative, muzikë, etj.

Në përfundim të Shkollës Verore për të dy grupet u zhvillua një sesion në trajtën e një testi për të identifikuar jo vetëm njohuritë e përvetësuara nga nxënësit, por edhe për të identifikuar pikat e forta dhe ato të dobëta të programit në linjë me nevojat dhe pritshmëritë e nxënësve.

Në mbyllje të këtij projekt-aktiviteti u zhvillua një event final në formën e një ceremonie jo formale, gjatë të cilit u prezantua puna e kryer dhe u stimuluan me disa çmime disa prej nxënësve me rezultate më të mira të arrira gjatë kursit.

Gjatë këtij eventi, LIBURNETIK dhe PVN Albania si dhe nxënësit e pranishëm përfituan nga rasti për të falenderuar publikisht Antea Cement sh.a për kontributin e vyer dhe i dorëzuan një letër falenderimi dhe një çertifikatë mirënjohje.

Implementuar

Organizata LIBURNETIK në bashkëpunim me PVN Albania.

Mbështetur

ANTEA Cement Sh.a

Materiale nga Fushata

AlbaniaEnglish