logo wvision

Rinia, Mendimi kritik dhe Kultura e Debatit

 

Rreth projektit
Projekti “Rinia, Mendimi kritik dhe Kultura e Debatit” është një nga projektet e fundit që LIBURNETIK ka startuar, në bashkëpunim të ngushtë me organizatën World Vision.
Projekti synon promovimin e kulturës së debatit në Shqipëri për të rinjtë e grupeve Impact, ndërveprimin dhe aktivizmin rinor në nivel lokal me fokus angazhimin e tyre dhe komunitetit në përmirësimin e politikave në arsim, por edhe në sektorë të tjerë për një zhvillim më të mirë të vendit.

Objektivat kryesorë të këtij projekti janë:

  1. Organizimi i debateve në rang kombëtar, duke u bazuar në zonat e mbuluara në Shqipëri nga World Vision, duke përdorur formatin IDEA për 25 grupet Sky të moshave 12-18 vjeç.
  2. Nxitja e të menduarit kritik në të paktën 250 të rinj të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme dhe duke iu dhënë një mundësi atyre për t’u shprehur për çështje të rëndësishme me të cilat përballet shoqëria.

Me organizimin e këtij kampionati debati të rinjtë e grupeve Sky, të World Vision do të kenë mundësinë të jenë më afër metodologjisë që Liburnetik përdor në lidhje me zhvillimin e debatit konstruktiv. Temat e përzgjedhura për diskutim do të kenë qëllim edhe nxitjen e nxënësve për të qenë më aktivë si qytetarë të angazhuar dhe për ta përdorur shkollën si mjedis për të ushtruar të drejtat e tyre.

Gjithashtu formati i këtij projekti synon ngritjen dhe fuqizimin e të paktën tre grupeve rinore të cilët do të kenë si qëllim primar identifikimin e prioriteteve dhe problematikave në nivel lokal dhe ngritjen e disa iniciativave me qëllim adresimin e tyre. Lindja dhe ndjekja e tre grupeve rinore në tre qytete të ndryshme, të cilët do të ndërmarrin nisma dhe iniciativa në bashkëpunim me komunitetin përmes aktivitetesh me në qendër aktivizmin dhe elementë të dialogut të strukturuar në sektorin e arsimit dhe më gjerë.

Ky projekt do të zhvillohet në territorin ku është prezent World Vision dhe ku janë krijuar grupet rinore Sky dhe synon të përfshijë 25 grupe debati me nga 10 të rinj me një total prej 250 pjesëmarrësish.

Projekti do të ketë një kohëzgjatje prej 5 muajsh, fillon në datën 01.03.2021 dhe mbaron më datë 31.07.2021.

Përmes aktivizmit rinor dhe kujdesit të tyre të vazhdueshëm, këta të rinj, do të përgatisin edhe rekomandime për politikat arsimore dhe do të jenë pjesë e çdo iniciative apo organizimi që do të ketë në qendër konsultimet apo konceptin e dialogut të strukturuar si shprehje e drejtpërdrejtë e të qenit qytetar aktiv dhe përqafimit të vlerave të  Bashkimit Evropian.

Implementon
Organizata LIBURNETIK

Mbështet
Organizata World Vision