Rreth Projektit “Re-Debate 5.0 - Rigjallërimi i kulturës së debatit”


Kampionati i debateve ka një traditë të gjatë dhe mbahet mend nga shumë breza për shkak të pjesmarrjes të shumë personaliteteve. Projekti i debatit e ka filluar aktivitetin që prej vitit 1995, si një projekt i themeluar nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe përfaqësinë e Peace Corps në Shqipëri. Ky projekt, sikurse edhe gjatë edicioneve të shkuara, synon të ndihmojë të rinjtë debatues të zhvillojnë aftësitë komunikuese, të menduarit kritik, të inkurajojë tolerancën dhe respektin mbi idetë e ndryshme si edhe të promovojë rritjen e interesit tek të rinjtë mbi ngjarjet aktuale. Ndër vlerat që synon të përqafojë ky projekt janë dhe mbetet nevoja e vazhdueshme edukuese në brezat e rinj përballë modeleve të munguara apo të gabuara në shoqërinë shqiptare.

Formatet e debateve televizive dhe debati parlamentar nuk janë aspak modele të mira për edukimin e qytetarëve, sidomos të rinjve, me vlerat e një shoqërie të hapur, tolerancës dhe bashkëpunimit. Përkundrazi, përgjithësisht ato ndjekin strategjinë e anatemimit të kundërshtarit me një ligjërim negativ.

Programi i Debatit e ka filluar aktivitetin që prej vitit 1995, si një program i themeluar nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe përfaqësinë e Peace Corps në Shqipëri. Ky program synonte të ndihmonte të rinjtë debatues të zhvillonin aftësitë komunikuese, të menduarit kritik, të inkurajonte tolerancën dhe respektin mbi idetë e ndryshme si edhe të promovonte rritjen e interesit tek të rinjtë mbi ngjarjet aktuale. Vlera të cilat janë dhe mbeten nevoja të vazhdueshme edukuese në brezat e rinj përballë modeleve të munguara apo të gabuara në shoqërinë shqiptare.

Projekti “Re-Debate 5.0, Rigjallërimi i Kulturës së Debatit” vazhdon si një domosdoshmëri për të rinjtë, pasi megjithëse mjetet e komunikimit në ditët e sotme janë të shumta dhe të larmishme, sërish në Shqipëri vihet re mungesa e hapësirave për debat nga qytetarët, për qytetarët dhe problemet e tyre. Hapësira e debatit është ‘pushtuar’ nga politika apo çështjet e saj dhe nga ‘ekspertët’ që inkurajojnë modele në dukje elitare, por që kanë humbur perspektivën e përfshirjes së aktorëve të interesit për të diskutuar çështje me dhe në interes të publikut të gjerë.

Gjatë zbatimit të programit dhe përpjekjeve të bëra në vitin 2012 dhe 2013 nga OSFA, ishte evidente që edukimi dhe kurrikulat shkollore, ofrojnë pak hapësira për të nxitur të menduarit kritik në nivelin e arsimit parauniversitar. Rreth 45% e mësueseve në 16 shkollat e mesme që u përfshinë në projekt, tashmë zbatojnë formatin e debatit të ofruar nga OSFA si pjesë e zhvillimit të orës së mësimit në klasë si element dhe vlerë e shtuar e mësimdhënies dhe të nxënit. Ndërkohë, nxënësit pjesëmarrës vlerësuan maksimalisht përfshirjen në debatet e zhvilluara dhe përdorimin e të menduarit kritik, si një vlerë të shtuar të edukimit të tyre.

Formatet e debateve televizive dhe debati parlamentar nuk janë aspak modele të mira për edukimin e qytetarëve, sidomos të të rinjve, me vlerat e një shoqërie të hapur, tolerancës dhe bashkëpunimit. Përkundrazi, përgjithësisht ato ndjekin strategjinë e anatemimit të kundërshtarit me një ligjërim negativ.

Ekziston ende një hendek i madh midis potencialeve të të rinjve dhe aftësive e shprehive të tyre për të debatuar duke përdorur të menduarit kritik. Të menduarit kritik, konsiderohet nga Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (Programme for International Student Assessment, PISA), si një nga kriteret kryesore që duhet të kenë të rinjtë në ekonominë e re globale të shekullit të XXI.

Projekti do të zbatohet gjatë periudhës shtator 2019 – korrik 2019 në 50 shkolla të mesme në 17 qytete dhe do të përfshijë në mënyrë direkte më shumë se 1000 nxënës. Projekti do të zbatohet në shkollat e mesme të qyteteteve kryesore të Shqipërisë në do të përfshijë 50 shkolla të mesme publike dhe jo publike me një shtrirje në nivel kombëtar në 17 qytete, si një aktivitet jashtë kurrikulës, përkatësisht në: Shkodër, Lezhë, Kukës, Kamëz, Durrës, Shijak, Rrëshen, Burrel, Krujë, Fushë-Krujë, Tiranë, Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Vlorë dhe Sarandë. Në Tiranë do të përfshihen 10 shkolla të mesme, ndërkohë që në qytetet e tjera, në varësi të numrit të popullsisë, do të përfshihen në projekt 1 ose 2 shkolla të mesme për secilin qytet. Të rinjtë do të trajnohen nga ekspertë në fushën e debatit dhe do të organizohen gjithsej 50 debate në nivel qyteti dhe në nivel kombëtar.

Të gjitha aktivitetet do të zhvillohen nën formën e një Kampionati (Tournament), në tre faza përgjatë periudhës Shtator 2019 – Korrik 2020:

  • Faza e parë do të zhvillohet brenda secilës shkollë me trajnimet;
  • Faza e dytë do të zhvillohet në rang qyteti;
  • Faza e tretë përfundimtare do të zhvillohet në Tiranë me debatin kombëtar.

Shkollat e mesme që do të përfshihen në projektin Re-Debate 5.0 janë:

  1. Shkodër: Jordan Misja, Hamdi Bushati, Shkolla e Mesme Austriake, 28 Nëntori
  2. Lezhë: Hydajet Lezha, Ishull Lezhë
  3. Kukës: Havzi Nela, Ahmet Voka
  4. Kamëz: Ibrahim Rugova, Shkolla e Mesme profesionale ''Kamëz'', Isa Boletini, Elez Isuf Ndreu
  5. Durrës: Naim Frashëri, Gjergj Kastrioti, Leonik Tomeo
  6. Shijak: 16 Shtatori
  7. Rrëshen: Gjimnazi Rrëshen
  8. Burrel: 28 Nëntori
  9. Krujë: Skënderbeu
  10. Fushë-Krujë: Shote Galica
  11. Tiranë: Qemal Stafa, Sami Frashëri, Ismail Qemali, Andon Zako Çajupi, Ernest Koliqi, Protagonistët, Partizani, New York, Harry T. Fultz, Turgut Ozal
  12. Elbasan: Dhaskal Todri, Kostandin Kristoforidhi, Shkolla Pedagogjike, Vasil Kamami
  13. Pogradec: Gjergj Pekmezi, Muharrem Çollaku
  14. Korçë: Themistokli Gërmenji, Platoni, Isuf Gjata, Faik Konica
  15. Fier: Janaq Kilica, Perikli Ikonomi, Flatrat e dijes, Dertliu
  16. Vlorë: Drita e dijes, Halim Xhelo, Mustafa Qemal Ataturk, Perla
  17. Sarandë: Hasan Tahsini, Dea

Qëllimi i projektit mbetet zhvillimi i mendimit kritik dhe edukimi i tolerancës për mendimin ndryshe dhe bashkëpunimi midis të rinjve, për t’i afruar ata drejt një modeli debati konstruktiv dhe etika në komunikim.

Projekti “Re-Debate, Rigjallërimi i Kulturës së Debatit” vazhdon si një domosdoshmëri për të rinjtë, pasi megjithëse mjetet e komunikimit në ditët e sotme janë të shumta dhe të larmishme, sërish në Shqipëri vihet re mungesa e hapësirave për debat nga qytetarët, për qytetarët dhe problemet e tyre. Hapësira e debatit është ‘pushtuar’ nga politika apo çështjet e saj dhe nga ‘ekspertët’ që inkurajojnë modele në dukje elitare, por që kanë humbur perspektivën e përfshirjes së aktorëve të interesit për të diskutuar çështje me dhe në interes të publikut të gjerë.
Mbështetja e këtij projekti është një mundësi për të mbështetur zhvillimin e shoqërisë civile dhe prezantimin e të rinjve me alternativë të të menduarit dhe të organizuarit që kultivojnë në ata të menduarin kritik, etikën në komunikim, tolerancën dhe vlerat e qytetarisë aktive.

Në lidhje me sa më sipër LIBURNETIK po kërkon të krijojë bashkëpunime konstante me aktorë të tjerë që janë të interesuar të investojnë në zhvillimin e mendimit kritik dhe trajtimin e temave të ndryshme që kanë në qendër të rinjtë.

parallax background