Përrallë nga e Kaluara
19 Dhjetor, 2020
Fillon faza e trajnimeve për Re-Debate 5.1
26 Dhjetor, 2020

Debat + Aftësi Komunikuese = Vlera Integriteti?!

Sot dua të ndalem në dy terma që unë besoj shumë (por pranoj dhe kundërargumenta) që luajnë rol parësor në zhvillimin e integritetit të një individ. Por si fillim, lejomëni t’i përkufizoj ato.

KOMUNIKIM – Transferim i informacioneve për të rritur kuptueshmërinë dhe shpërndarjen e tyre.Mënyrat e komunikimit;
– nëpërmjet të folurit;
– nëpërmjet medias së shkruar;
– vizualisht;
– nëpërmjet gjuhës së shenjave (gjuhës trupore).

Për një debatues, pra një person që është i aftë të diskutoj dhe të pranoj anë të tjera të diskutimit, komunikimi (transferimi i informacioneve dhe mendimeve) dhe mënyrat e komunikimit çojnë qartazi dhe verbërisht në diçka që ai e njeh shumë mirë. Në vetë procesin e të debatuarit, sepse siç ne e dimë:

DEBATI përkufizohet si: diskutim i mirë organizuar me shkëmbim argumentash midis dy ose më shumë personave për një temë të caktuar mbi të cilën secila palë ka hulumtuar dhe mban një qëndrim, i cili rrugës pasurohet me shembuj, fakte dhe studime të ndryshme në mbrojtje të argumentave të secilës palë dhe shoqërohet me gjeste trupore që flasin dhe tregojnë shumë mbi qendrimin e individit dhe idesë apo konceptit që ai po mbron.

Pra, përfundimi në të cilin unë arrij në fund të këtij shpjegimi është që termi Debat, lidhet fare ngushtë me termin Komunikim ose me saktë Debati është një formë elegante e të komunikuarit mbi tema të caktuara. Ajo çfarë unë dua që tani të më lejoni të shtroj nuk është më përkufizim fjalësh, por është një pyetje: Sa është mundësia që një debatues, një mendues kritik, një komunikues shumë i mirë, quajeni si të doni, të përvetsojë lehtazi parimet morale të termit Integritet?

Kësaj pyetje po zgjedh ti përgjigjem me një citim të William Clement Stone që thotë:
“Gjej kurajon të thuash Jo. Gjej kurajon të përballesh me të vërtetën. Kur një gjë është e drejtë, është gjeja e duhur për t’u bërë. Këto janë pikat kyçe për të jetuar jetën me Integritet”.

Pra, mundesia është e lartë dhe në fund të ketij citimi, jam e bindur që kam dhe dakortësinë e shume prej jush. Një debatues, mendues kritik apo një komunikues shumë i mirë padyshim e ka kurajon të thotë Jo, e ka kurajon të kërkojë të vërtetën dhe të përballet me të. E di që gjërat e drejta janë dhe ato të duhurat dhe përvetson kështu domethënien e saktë të termit të mësipërm.

Në pamundësi për tju shmangur, në fund të këtij shkrimi, unë arrij në përfundimin që edhe pse është thënë e stër thënë, duhet të vazhdohet të thuhet e stër thuhet që nëse duam të hedhim baza dhe themele të forta për një shoqëri që nesër do të përfaqësohet në mënyrë të pashmangshme nga një brez individësh të rritur nga vetë ajo, duhet që te këta individë të mbjellim farën e mendimit  kritik në mënyrë që të rriten me rëndësinë e kultivimit të vlerës së debatit. Të përvetësojnë aftësi shumë të mira komunikuese dhe si rezultat, të shpalosin vlera integriteti si drejtësia, ndershmëria, sinqeriteti, dëshira për të bërë gjënë e duhur e shumë të tjera, të domosdoshme për individë e shoqëri të shëndoshë.

Youth Debate: A call to Integrity event, co-organized by Scidev and LIBURNETIK Organisation, supported by Embassy of the Netherlands in Albania, was part of the #WeekofIntegrity 2020, hosted by International Chamber of Commerce in Albania