Pse është zhdukur debati mes të rinjve – Mirëmëngjes Shqipëri në RTSH 1
19 Qershor, 2018
Starton edicioni i II-të i projektit “Re-Debate – Rigjallërimi i Kulturës së Debatit”
17 Nëntor, 2018

Përfundon Kampionati Kombëtar i Debatit, Shkolla e mesme “Janaq Kilica” Fier shpallet fituese

Eshtë përmbyllur me sukses projekti Re-Debate 4.0 – Rigjallërimi i Kulturës së Debatit zbatuar nga LIBURNETIK Organisation me mbështetjen e Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe partneritet me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe SHKR (Shërbimi Kombëtar për Rininë).

Ky fillim jave ka mirëpritur në Tiranë Finalen e Kampionatit Kombëtar të Debatit, përgjatë dy ditëve të aktiviteti në datat 18 dhe 19 qershor 2018, 16 shkollat e mesme nga 14 qytete kryesore të vendit të kualifikuar pas fazave të debatit në nivel shkolle dhe qyteti, ku përfshinë 432 nxënës të shkollave të mesme nga qytetet e Tiranës, Kamzës, Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Burrelit, Rrëshenit, Vlorës, Fierit, Lushnjes, Korçës, Elbasanit, Gramshit dhe Gjirokastrës.

Me synim edukimin e tolerancës për mendimet e ndryshme dhe bashkëpunimin midis të rinjve, debatet e projektit u transmetuan drejtëpërdrejtë në internet në rang lokal dhe kombëtar duke i dhënë mundësi të gjithë grupeve të interesuara të ndjekin në kohë reale të menduarit kritik dhe kulturën e debatit midis të rinjëve gjimnazistë.

Faza e Eliminatoreve, e cila u zhvillua në sallat Abreti dhe Teuta në ambjentet e Tirana International Hotel më 18 Qershor, mirëpriti gjimnazistët e 16 shkollave, të cilët në bazë të një shorteu u ndanë në 8 debate nga ku u kualifikuan 8 shkolla për fazën çerek-finale nga ku do te percaktoheshinm gjysmëfinalistet për finalen e madhe.

Tetë shkollat e mesme të kualifikuara ditën e parë të Kampionatit “Rrëshen” nga Rrësheni, “18 Tetori” nga Lushnja, “Qemal Stafa” nga Tirana, “Hydajet Lezha” nga Lezha, “Dhaskal Todri” nga Elbasani, “Janaq Kilica” nga Fieri, “Naim Frashëri” nga Durrësi dhe “Raqi Qirinxhi” nga Korça që fituan të drejtën për të vazhduar fazën e Çerek-Finales.

Finalja e Kamionatit të Debatit më datë 19 qershor 2018 u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve (Salla Convegno Kati II). Nga faza Çerek-Finale me pjesëmarrjen e 8 shkollave të cilat sfiduan njëra-tjetrën të përfaqësuara nga 4 debate përcaktoi edhe katër finalistët, gjimnazi “Hydajet Lezha” nga Lezha, gjimnazi “Rrëshen” nga Rrësheni, gjimnazi “Janaq Kilica” nga Fieri dhe gjimnazi “Qemal Stafa” nga Tirana.

Gjysëmfinalja do përbyllej me 2 debatet midis gjimnazit “Hydajet Lezha” nga Lezha dhe gjimnazit “Rrëshen” nga Rrësheni dhe gjimnazit “Janaq Kilica” nga Fieri dhe gjimnazi “Qemal Stafa” nga Tirana. Nga këto dy debate vazhduan garën për finalen e Madhe gjimnazi “Rrëshen” nga Rrësheni dhe gjimnazit “Janaq Kilica” nga Fieri. Ndërsa gjimnazi “Qemal Stafa” nga Tirana dhe “Hydajet Lezha” nga Lezha ndan finalen e vogël që përfundoi me fitoren e Qemal Stafa duke rrëmbyer trofeun e vendit të tretë.

Në pritje të debatit final, Kampionati Kombëtar i Debatit u përshëndet nga Shpati Kolgega, Zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Klodjan Seferaj
Menaxher Programi – “Qeverisja dhe Llogaridhënia” në Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Ergys Gezka Drejtori ekzekutiv i Liburnetik Organisation.

Debati final midis dy finalistëve është vlerësuar nga juria e përbërë nga Lori Haxhiu Drejtore e Përgjitshme e Shërbimit Kombëtar Rinisë, Klodjan Seferaj
Menaxher Programi – “Qeverisja dhe Llogaridhënia” në Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Ergys Gezka Drejtori ekzekutiv i Liburnetik Organisation dhe Ana Dervishi Drejtor ekzekutiv i Beyond Barriers – Pertej Barrierave të cilët kanë vendosur me anë të vlerësimit të bazuar në kriterë si mënyra e prezantimit, fryma, angazhimi dhe strategjia në skuadër, argumentimi, humori, stili personal dhe kultura e debatit kanë shpallur fitues gjimnazin Janaq Kilica nga Fieri. Ndërsa vendin e dytë ka zënë rrjedhimisht gjimnazi “Rrëshen” nga Rrësheni.

Projekti Re-Debate 4.0- Rigjallërimi i Kulturës së Debatit tregoi edhe këtë edicion potencialin e të rinjve dhe aftësinë e shprehive të tyre për të debatuar duke përdorur të menduarit kritik, qëllimi kryesor i kësaj iniciative e cila e ka nxitjen të të menduarit kritik dhe të vlerave të një shoqërie të hapur e demokratike, duyke filluar pikërisht nga brezi që do të përfaqësoj të ardhmen.