Nis Programi Kombëtar i Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë: LIBURNETIK në edicionin V të Kampionatit të Debatit me shkollat e mesme
19 Tetor, 2021
Fillon faza e trajnimeve të ‘Re-Debate’ Edicioni V
18 Nëntor, 2021

AKR mbështetësi më i ri i Re-Debate Kampionati Kombëtar i Debatit

Edicioni i V i “Re-Debate” do të ishte i pamundur të zhvillohej pa mbështjejen e partnerëve të LIBURNETIK, të cilët bëjnë të mundur zhvillimin e këtij kampionati, si dhe zgjerimin e tij në sa më shumë shkolla.

Këtë vit, përveç prezencës së vyer të partnerit tonë historik në këtë rrugëtim të bukur, por plot sfida OSFA (Open Society for Albania) kemi nderin të kemi pranë vetes një tjetër partner shumë të vyer për ne Agjencinë Kombëtare të Rinisë.

AKR ka si mision garantimin e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të të rinjve, nëpërmjet mbështetjes për edukim joformal, ndërveprimit e aktivizimit të rinisë dhe financimit të veprimtarive rinore, në zbatim të politikave shtetërore në fushën e rinisë.

Falë mbështetjes së AKR është bërë e mundur rritja e numrit të shkollave që do të jenë pjesë e programit Re-Debate në këtë edicion, duke ofruar më shumë mundësi të rinjëve të kenë qasje në edukimin jo formal përmes Kampionatit Kombëtar të Debatit.

Mbështetja nga partner të tillë, kaq të rëndësishëm ka efektin më pozitiv të mundshëm në rezultatet që projekte të tilla prodhojnë. I vetëm LIBURNETI do ta kishte tepër të vështirë të zhvillonte një kampionat të përmasave kombëtare duke përfshirë aktualisht një total prej 80 shkollash, të cilat marrin pjesë në këtë kampionat falë partnerëve tanë, ashtu siç AKR tashmë është mbështetësi më i ri.

Të mbështetësh pjesmarrjen e rinisë në aktivitete të tilla, të cilat në vetvete kanë si qëllim promovimin e vlerave qytetare, zhvillimin e mendimit kritik si dhe përmirësimin e aftësive debatuese të këtyre të rinjve
është një mision tepër fisnik, në të cilin duket se nuk jemi vetëm, që i besojnë punës dhe vizionit tonë.