Nise nga Ti…
18 Dhjetor, 2020
Rëndësia e debatit në shoqërinë tonë
18 Dhjetor, 2020

Debati dhe shoqëria shqiptare

Pavarësisht logjikës popullore që priret t’i qëndrojë larg debatit, duket se ai na shoqëron ngado. Na thuhet t’i ruhemi e t’i largohemi, a thua se është një rrezik vërtetë i madh për ne, e megjithatë, të njëjtët të rritur që na thonë ruaju, përfshihen në debate thuajse në çdo hap që hedhin. Ata debatojnë me fatorinon në autobus, me njëri-tjetrin për faktin se kush do paguaj në lokal dhe pastaj me kamarierin se përse ai e mori pagesën nga njëri dhe jo nga tjetri…, punë shqiptarësh. Pra, me një shikim të thjeshtë vëmë re se shoqëria jonë ka më shumë frikë nga fjala debat, sesa nga vetë kuptimi i saj dhe kjo vjen si pasojë e mosnjohjes së debatit të vërtetë, ose se i vetmi debat që njohim është jo konstruktiv, jo etik dhe deri diku rrugaçëror. Etika në debat është shumë thelbësore, respekti ndaj atij që ke përballë, ndaj opinioneve dhe mendimeve të tij, ndaj bindjeve dhe atyre ç’ka ai thotë. Askush nuk debaton dot me të bërtitura e të gërthitura, pasi mjaft thjeshtë në atë rast nuk ka më debat, por vetëm një shfaqje e shëmtuar injorance.

Fatkeqsisht publiku shqiptar vazhdimisht është ushqyer me këtë lloj ‘debati’ kudo. Nëpër televizione e media në përgjithësi debatit konstruktiv i kushtohet një rëndësi vocërrake pasi skandali, buja e madhe e të turpshmes, të bërtiturave mes të ftuarve dhe ofendimeve tërheqin më shumë shikueshmëri sesa një debat i matur e i civilizuar. Ç’është e vërteta, kjo është për të ardhur keq. Kultura e debatit nuk është kultivuar prej kohësh në Shqipëri. Megjithatë, brezi i ri ka një qasje tjetër ndaj kulturës së debatit dhe etikës së komunikimit në përgjithësi, një qasje maturie pavarësisht moshës. Një qasje që të mbush me shpresë.

Është më mirë të debatosh për një pyetje pa rënë dakord për të, sesa të biesh dakord për një pyetje pa e debatuar atë.

Youth Debate: A call to Integrity event, co-organized by Scidev and LIBURNETIK Organisation, supported by Embassy of the Netherlands in Albania, was part of the #WeekofIntegrity 2020, hosted by International Chamber of Commerce in Albania