8 Skuadrat çerekfinaliste që vazhdojnë garën në Re-Debate 5.0
7 Korrik, 2020
4 Skuadrat Gjysmëfinaliste të Re-Debate 5.0
9 Korrik, 2020

Bukinist.al mbështetës i debatuesve të rinj të Kampionatit Kombëtar të Debatit

Leximi për shumëkënd nuk është vetëm një çelës që të çon drejt një suksesi akademik, por dhe mbi të gjitha përbën një nga burimet më të mëdha të kënaqësisë që mund të përjetojë një qenie njerëzore. Megjithëse shumë të rinj e kanë shumë të vështirë që ta lidhin aktin e të lexuarit me kënaqësinë në epokën e internetit dhe social media, LIBURNETIK në aktivitet e saj të shumta, ka pasur një fokus të veçantë për promovimin e letërsisë, nxitjen dhe edukimin e të lexuarit tek të rinjtë.

Këtë vit, Re-Debate 5.0 do të dhurojë një mori dhuratash ku pjesë e tyre nuk do të bëhen vetëm fituesit e këtij edicioni të Kampionatit Kombëtar të Debatit por të gjithë  nxënësit e përfshirë në projekt nga të 50 shkollat përfaqësuese.

Bukinist.al, libraria e njohur online do të sjellë për të gjithë të rinjtë garues por dhe ata fitues një ndër pasuritë më mëdha që një nxënës mund të zotërojë, librat!

Falë një marrëveshje bashkëpunimi midis LIBURNETIK dhe NetTrade, këtë edicion Kampionatit Kombëtar të Debatit i shtohet si partner edhe platforma e blerjeve të librave Bukinist.al.

Sipas kësaj marrëveshje Bukinist do të dhurojë: 500 kupona me -20% ulje për porositë e librave që do të bëhen tek Bukinist.al, 10 gift cards si edhe mundësinë për të gjithë nxënësit përdorues të kuponeve për të qenë automatikisht Mik i Bukinist.