Hidhet shorti i raundit të parë për Fazën III. Këto janë 8 Debatet midis 16 Finalistëve!
3 Korrik, 2020
8 Skuadrat çerekfinaliste që vazhdojnë garën në Re-Debate 5.0
7 Korrik, 2020

TiBO TV partner i Re-Debate 5.0 – Kampionatit Kombëtar të Debatit

Kampionati Kombëtar i Debatit ka mbërritur në edicioni e tij të III me Re-Debate 5.0. Zhvillimi i mendimit
kritik tek të rinjtë e shkollave të mesme vazhdon të mbetet objektivi kryesor që Organizata LIBURNETIK
synon të zbatojë nëpërmjet projektit ‘’Rigjallërimi i Kulturës së Debatit’’.

Prej më shumë se 15 vjetësh Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka zbatuar projektin e debateve
në nivel kombëtar, projekt i cili u vlerësua me mjaft rëndësi nga drejtuesit e LIBURNETIK që falë
bashkëpunimit dhe punës me të rinjtë e ka vënë në prioritet e saj duke e pagëzuar me emrin Kampionati
Kombëtar i Debatit. Falë mbështetjes së OSFA, partneritetit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe
Kongresit Rinor Kombëtar prej 2018 LIBURNETIK ka arritur të krijoj një nga konkurset e vetme të këtij lloji
në vend duke frymëzuar edhe realitete të tjera të ngjashme. Edicioni i kaluar hodhi një hap përpara edhe
për sa i përket shtrirjes së tij në media, finalja e Re-Debate 4.1 u transmetua në RTSH 1 duke e rritur kështu
popullaritetin e Kampionatit Kombëtar të Debatit jo vetëm brenda mureve të auditorit por edhe tek publiku
që ndjek transmetimet televizive.

Suksesi i Re-Debate çdo ditë e më shumë po tërheq një vëmëndje maksimale, jo vetëm tek të rinjtë të cilët
çdo vit presin të jenë pjesë e konkursit por edhe nga opinioni publik dhe partnerë të mundshëm që kanë
shprehur dëshirën për të dhënë kontributin e tyre në rritjen e vlerave të shëndosha tek të rinjtë e shkollave
të mesme në Shqipëri. Në këtë edicion të tretë ku bëjnë pjesë 50 shkolla të mesme nga 17 qytete,
kampionatit i është shtuar edhe një partner i ri. Me qëllim mbështetjen e projektit dhe nxitjen e të rrinjëve
për të vazhduar në hapat të sigurta të ardhmen e tyre, LIBURNETIK ka pranuar me kënaqësi partneritetin e
kompanisë TIBO TV që do të jetë pjesë e edicioni të tretë duke ofruar dhurata për një ndër skuadrat më të
mira të Re-Debate dhe debatuesin më të mirë.

Ergys Gezka, drejtor ekzekutiv i Organizatës LIBURNETIK dhe njëherazi drejtues i projektit “Re-Debate 5.0 –
Kampionati Kombëtar i Debatit” duke falenderuar TiBO TV tha: “Ne vlerësojmë dhe jemi të lumtur që kemi
një qëllim të përbashkët: Kultivimin e Kulturës së Debatit në Shqipëri. Që në fillim të edicionit të parë të
programit të debatit kemi qënë të sigurt se të rinjtë gjimnazistë janë ata që do të sjellin mënyrën e re të të
argumentuarit. Dua të shpreh falenderimet e mia për TiBO TV që u shpreh i gatshëm të bashkëpunonte me
projektin tonë dhe dëshiroj të shtoj dhe kompanitë e tjera që të bëhen pjesë e këtij projekti. Duke qënë së
bashku mund të sjellim kulturën evropiane që realisht i mungon vendit tonë.”

Duke folur për marrëveshjen Adnand Mahmuti, President i TiBO TV u shpreh: “Jemi shumë të lumtur që do
të zhvillojmë këtë partneritet me Organizatën LIBURNETIK në projektin e Kampionatit Kombëtar të Debatit.
Synimi i këtij projekti për të sjellë një brez të ri i cili di që të argumentojë dhe të debatojë saktë, përputhet
njëherazi dhe me filozofinë e kompanisë tonë, për t’a bërë përmbajtjen televizive akoma dhe më cilësore
dhe më të mirë. Të gjithë debatuesit ne i shohim analistë të ardhshëm të televizionit shqiptar dhe jam i
sigurt se ata do të sjellin një formë të re të të argumentuarit duke çrrënjosur “zënkat” nëpër studiot
televizive që ne kemi sot.”