Promovimi i Debatit Konstruktiv, LIBURNETIK Elbasan organizon një konkurs midis nxënësve të Shkollës 9-vjeçare “Qamil Guranjaku”
25 Shkurt, 2020
A po zhvilloni aftësi që nuk do të robotizohen?
27 Mars, 2020

Re-Debate 5.0: Shtigje të reja … pavarësisht sfidave!

Organizata LIBURNETIK me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe partneritet me Kongresin Rinor Kombëtar për të tretin vit radhazi do të vazhdojnë implementimin e projektit “Re-Debate 5.0, Kampionati Kombëtar i Debatit”.

Muajt Mars dhe Prill ishin parashikuar si muaj gjatë të cilëve do të zhvilloheshin debatet në nivel qyteti, periudhë kjo e cila përkoi me emergjencën ndërkombëtare për shkak të pandemisë së COVID-19 e për rrjedhojë edhe me anulimin e aktiviteteve tona.

Nisur edhe nga udhëzimet e strukturave shëndetësore i gjithë stafi ynë është duke respektuar vetë izolimin dhe të njëjtën gjë ka kërkuar dhe për pjesëmarrësit e këtij projekti, nxënësit dhe mësuesit, shëndeti i të cilëve është primar për ne.

Pavarësisht sfidave që ne hasim, siç është kjo ‘luftë’ me një armik të padukshëm, nuk duhet të frikësohemi apo edhe të pezmatohemi. Përkundrazi, këtë kohë vetë karantinimi ta konsiderojmë shfrytëzojmë si një mundësi për të rritur vetëveten dhe për t’i kushtuar kohë disa aspekteve esenciale për rritjen e kapaciteteve personale.

Duke nisur nga shembujt që na jepen, stafi ynë është duke punuar gjithashtu për evidentimin e mundësive për të siguruar vazhdimësinë e projektit. Nisur nga ky qëllim stafi i Re-Debate 5.0, mirëpret të gjithë ata nxënës, mësues, kolegë por dhe ndjekës të shumtë të na prezantojnë (propozojnë) idetë e tyre për t’a bërë këtë projekt akoma më të mirë dhe të zbatueshëm në kohë emergjence. Në përpjekje për mirëmbajtjen e projektit dhe vazhdimësinë e Kampionatit Kombëtar të Debatit këto ditë jemi duke bërë prova e duke eksperimentuar alternativa, nga ato që ofrohen on-line nga platforma të ndryshme për të zbatuar fazën e debateve në nivel qyteti.

Debati nuk duhet të mungojë pavarësisht sfidave por duhet të jetë një shtysë për të gjithë të rinjtë që edhe në këto kushte asgjë nuk është e pamundur! Le të tregojmë që edhe këtë herë energjia e të rinjve, zhvillimi i mendimit kritik, toleranca midis njëri – tjetrit dhe bashkëpunimi i ndërsjelltë do të sjellë ndryshimin dhe përmbushjen e detyrave dhe misionit që kemi ndërmarrë së bashku.

Stafi i LIBURNETIK