Duke pritur Re-Debatte 5.0… Debat miqësor midis shkollave “Janaq Kilica” dhe “Shote Galica”
25 Nëntor, 2019
Përfundon faza e trajnimeve të Re-Debate 5.0
15 Janar, 2020

Nis faza e trajnimeve të Re-Debate 5.0

Këtë të premte, 12 Dhjetor, Ka nisur faza e debateve në nivel shkolle e projektit Re-Debate 5.0. Faza e trajnimeve ka filluar në Kamëz ku këtë vit janë përfshirë katër shkolla dy prej të cilave, Shkolla e Mesme ‘Elez Isuf Ndreu’ dhe Shkolla e Mesme profesionale ‘Kamëz’, janë për herë të parë pjesëmarrëse në projekt.

 

Faza e trajnimeve do të vazhdoj rrugëtimin në 16 qytete të tjera të vendit nga ku do të përfshihen 49 shkolla të përzgjedhura nga stafi organizativ i projektit. Reth 1000 nxënës do të kenë mundësi të trajnohen mbi formatin e debatit IDEA dhe mendimin kritk që do të aplikohet në fazën pasardhëse të debateve në rang qyteti.

Pas përfundimit të fazës së trajnimeve çdo shkollë do të pajiset me 5 paketat kërkimore, 5 temat e përcaktuara dhe 5 temat spontane. Të udhëhequr nga mësuesit koordinatorë, nga grupet e çdo shkolle, në 49 shkollat pjesëmarrëse do të përzgjidhen nxënësit e skuadrave përfaqësuese të secilit qytet që do të garojnë në fazën e debatit kombëtar.

Ndryshe nga vitet e tjera, të gjitha shkollat pjesëmarrëse janë pretendente për të qenë pjesë e Finales së Madhe në kryeqytet, bazuar në renditjen e pikëve që do të marrin në fazën e Debateve në nivel qyteti.

Shkollat e mesme që do të përfshihen në fazën e trajnimeve në projektin Re-Debate 5.0:

  • Shkodër: Jordan Misja, Hamdi Bushati, Shkolla e Mesme Austriake, 28 Nëntori
  • Lezhë: Hydajet Lezha, Ishull Lezhë
  • Kukës: Havzi Nela, Ahmet Voka
  • Kamëz: Ibrahim Rugova, Shkolla e Mesme profesionale ”Kamëz”, Isa Boletini, Elez Isuf Ndreu
  • Durrës: Naim Frashëri, Gjergj Kastrioti, Leonik Tomeo
  • Shijak: 16 Shtatori
  • Rrëshen: Gjimnazi Rrëshen
  • Burrel: 28 Nëntori
  • Krujë: Skënderbeu
  • Fushë-Krujë: Shote Galica
  • Tiranë: Qemal Stafa, Sami Frashëri, Ismail Qemali, Andon Zako Çajupi, Ernest Koliqi, Protagonistët, Partizani, New York, Harry T. Fultz, Turgut Ozal
  • Elbasan: Dhaskal Todri, Kostandin Kristoforidhi, Shkolla Pedagogjike, Vasil Kamami
  • Pogradec: Gjergj Pekmezi, Muharrem Çollaku
  • Korçë: Themistokli Gërmenji, Platoni, Isuf Gjata, Faik Konica
  • Fier: Janaq Kilica, Perikli Ikonomi, Flatrat e dijes, Dertliu
  • Vlorë: Drita e dijes, Halim Xhelo, Mustafa Qemal Ataturk, Perla
  • Sarandë: Hasan Tahsini, Dea
sq
en_GB it_IT sq