Fillon edicioni i III i Kampionatit Kombëtar të Debatit, “Re-Debate 5.0″
8 Tetor, 2019
Nis faza e trajnimeve të Re-Debate 5.0
12 Dhjetor, 2019

Duke pritur Re-Debatte 5.0… Debat miqësor midis shkollave “Janaq Kilica” dhe “Shote Galica”

Në prag të Re-Debate 5.0, Kampionatit Kombëtar të Debati, u organizua një debat miqësor midis shkollave të mesme “Shote Galica” Fushë Krujë dhe “Janaq Kilica”, Fier mbi Integrimin Evropian në qytetin e Fushë Krujës.

E organizuar në sallën e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Fushë Krujë, aktiviteti risolli në hapsirën e debatit disa nga ish-pjesëmarrësit e Re-Debate 4.1 nga të dyja shkollat, të cilët argumentuan dhe shfaqën idetë e tyre rreth temave që u përzgjodhën për të qënë pjesë e përballjes miqësore.

Tema që u përzgjodh në rangun e grupit ishte “Integrimi i Shqipërisë në BE, nuk është aq dobi prurës për zhvillimin ekonomik, social dhe politik. (Euroskepticizmi) ”, ndërsa në rangun e debatit midis liderëve të pëzgjedhur, ishte “Angazhimi i të rinjve në politikëbërjen lokale është i justifikuar”.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Zyrës Arsimore Fushë-Krujë, Bashkisë së qytetit si dhe mësuesit e shkollave përkatëse.

Pas përfundimit të debatit, të dyja grupet patën mundësinë të vizitonin qytetin historik të Krujës. Ky debat miqësor u organizua nga LIBURNETIK me mundësinë e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe në partneritet me Këshillin Rinor Kombëtar.