Rreth projektit

Sot, në ditët tona, më shumë se kurrë, komuniteti po kupton e po ndërgjegjësohet mbi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në tema bashkërenduese e që lidhen me vendimmarrjen dhe sa e rëndësishme është aktivizimi i rinisë në këtë drejtim. Në komunitetet vihet re se të rinjtë sjellin një praktikë të mirë të shoqëruar nga procese transparente në lidhje me planet lokale të veprimit.

Në vendet në zhvillim e sipër, si Shqipëria, nuk mungojnë rastet ku të rinjve nuk u është dhënë mundësia apo nuk u është krijuar një mjedis mundësues përmes të cilit të rrisin kapacitetet në fushën e politikëbërjes e të ushtrohen për të dhënë kontributin dhe përfaqësimin e tyre në komunitet.

Organizata HIVE në bashkëpunim me Organizatën LIBURNETIK dhe Kongresin Rinor Kombëtar, do të zhvillojë një projekt pilot, “Zëri i debatit” me në qendër opinionin e të rinjve mbi cështje politike në nivel vendor përmes kulturës së debatit. Risi në këtë projekt është se për herë të parë do të ketë një format për të trajnuar dhe praktikuar aftësitë debatuese duke përdorur konceptin dhe praktikat e kulturës së debatit si një fuqizim kapacitetesh. Përmes këtij projekti synojmë të rrisim kapacitetet e të rinjve duke kontribuar kështu në krijimin e përgjegjësisë në vendimmarrjen lokale.

Ky projekt i vendos bazat tek parimi se të rinjtë sjellin energji dhe ide të reja në lidhje me zgjidhje për çështjet dhe shqetësimet e komunitetit, shpesh me një perspektivë unike e novatore dhe se si ata të shfytëzojnë mundësitë që ofrohen se si të zgjidhin më mirë sfidat dhe të shfrytëzojnë mundësitë që u ofrohen nga realitete të ndryshme proaktive dhe me në qendër zhvillimin e rinisë shqiptare.

Në thelb, ne sybojmë të rritim kapacitetin e të rinjve për të debatuar në një mënyrë që ofron përfaqësim ose një “zë” për të rinjtë në komunitet dhe në vendimmarrje.

Pse kjo ide?

Të rinjtë në këto komunitete duhet të përfaqësojnë zërin “Rini” në një çështje që duhet të dëgjohet dhe t’i kërkojnë pushtetit vendor një mundësi për të shprehur nevojat e tyre dhe të kenë hapësirë për të bërë një ndryshim në komunitetin e tyre.

Çdo komunitet mund të përfitojë duke përfshirë të rinjtë aktivë në nivel lokal. Të rinjtë jo vetëm që kontribuojnë në një komunitet më të mirë, por gjithashtu mund të mësojnë rreth përfshirjes së qytetarëve pasi ato ndihmojnë në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të komunitetit.

Rinia mund të ndihmojë në ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet brezave. Në shumë raste, anëtarët e rinj formojnë marrëdhënie mentorimi me njerëz në fusha të ndryshme, duke ndarë praktikat dhe përvojën e mirë.

Më shumë rreth këtij projekti:
Metodologjia: Lincoln-Douglas Debat

Në Debatin Lincoln-Douglas, mocioni është një deklaratë, e formuluar si një fjali që përqendrohet në një çështje të shqetësimit filozofik ose politik dhe që do të analizohet nga perspektiva morale.

Debati i Lincoln-Douglas vendos përparësi në aftësinë e debatuesve për të bërë argumente origjinale, koherente dhe filozofike, bindëse për çështjet e etikës. Debatuesit duhet të paraqesin një pozitë bindëse morale që ata mund të mbrojnë nga kritikat për të argumentuar kundër një rasti kundërshtues, pa rënë në kundërshtim me vetveten ose duke mohuar kompleksitetin e çështjeve në rrezik. Debatuesit duhet të njohin veten me punën e filozofëve të mëdhenj etikë dhe duhet të informojnë rastet e tyre me shembuj dhe analizë të botës reale.

Implementuar

Organizata HIVE.

Mbështetur

FES

Partnerë

Organizata LIBURNETIK dhe Kongresi Rinor Kombëtar

 

AlbaniaEnglish