LIBURNETIK Association has launched the implementation of its latest project, “UNI Debate: The Stage of Critical Thinking,” a nationwide initiative designed to empower university students through structured debate, critical thinking development, and enhanced civic engagement. This project aims to cultivate analytical skills and foster active participation in democratic processes among young people in higher education institutions across the country.
Projekti zbatohet në kuadër të Thirrjes së Katërt për Rininë dhe mbështetet financiarisht nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) dhe Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët (MSHRF), si pjesë e programit të granteve shtetërore për rininë si dhe TITAN Albania.
“UNI Debate” do të shtrihet në 7 universitete publike në 6 qytete të Shqipërisë dhe do të përfshijë 160 studentë të moshës 18-26 vjeç, në një seri aktivitetesh trajnimi, debati dhe mentorimi. Përmes formatit të mirënjohur Lincoln-Douglas, të rinjtë do të përfshihen në një rrugëtim formues që nxit mendimin analitik, komunikimin konstruktiv dhe përfshirjen në çështje publike.
Drejtori i Projektit, Ergys Gezka, thekson se: “Ky projekt vjen si një përgjigje ndaj nevojës për më shumë hapësira debati dhe angazhimi për të rinjtë. Ne synojmë të formojmë qytetarë të angazhuar, të aftë për të artikuluar mendimet e tyre dhe për të ndikuar në shoqëri.”
“UNI Debate” ndërtohet mbi përvojën disa vjeçare të LIBURNETIK në realizimin e Kampionatit Kombëtar të Debatit “Re-Debate”, një program që ka marrë vlerësime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare.
Projekti parashikohet të zgjasë 10 muaj, dhe në fund të tij, do të zhvillohen debate publike me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve, përfaqësuesve të institucioneve dhe publikut të gjerë.
Për më shumë informacion dhe për të ndjekur rrugëtimin e projektit, mund të ndiqni Shoqatën LIBURNETIK në rrjetet sociale ose në faqen zyrtare www.liburnetik.org.