LIBURNETIK mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Këshillit të Evropës mbi hapësirën qytetare dhe rinovimin demokratik
6 Shkurt, 2026
Bëhuni pjesë e Living Lab në Cërrik në kuadër të projektit ASSIST
14 Prill, 2026

Nis projekti ASSIST: një hap i ri për mbështetjen e caregiver-ëve në Shqipëri

Me mbajtjen e takimit hapës të projektit “ASSIST – Cooperazione Internazionale al servizio dei caregivers in Albania”, ditën e Premte 6 Mars 2026, ka nisur zyrtarisht një rrugëtim i ri bashkëpunimi ndërkombëtar mes Pulias dhe Shqipërisë, i fokusuar në përmirësimin e shërbimeve të kujdesit dhe përfshirjes sociale.

Në këtë iniciativë, LIBURNETIK Organisation, në partneritet me Manè Impresa Sociale dhe Bashkinë Cërrik, po ndërtojnë një model bashkëpunimi territorial dhe ndërkombëtar që synon të fuqizojë rolin e caregiver-ëve dhe të kontribuojë në zhvillimin e një sistemi më gjithëpërfshirës të mirëqenies sociale në Shqipëri.

Projekti ASSIST vendos në qendër vlerësimin dhe profesionalizimin e figurës së caregiver-it, duke ofruar mundësi formimi sipas standardeve ndërkombëtare të BESCLO dhe përmes programit European Care Certificate (ECC). Ky proces synon të rrisë cilësinë e shërbimeve të kujdesit dhe të promovojë një qasje më të strukturuar, të qëndrueshme dhe njerëzore ndaj asistencës sociale.

Takimi hapës u zhvillua në ambientet e Qendrës Multifunksionale të Cërrikut, të cilën e falënderojmë për mikpritjen dhe mbështetjen në organizimin e këtij aktiviteti. Njëkohësisht, vlerësojmë bashkëpunimin me partnerët tanë, Manè Impresa Sociale dhe Bashkinë Cërrik, si aktorë kyç në zbatimin e projektit.

I financuar nga Rajoni i Pulias, në kuadër të Avviso Pubblico 2025 – Legge Regionale 20/2003, projekti ASSIST përfaqëson një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave dhe zhvillimin e praktikave të mira ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve në hapësirën mesdhetare dhe më gjerë.

Përmes kësaj nisme, LIBURNETIK synon të kontribuojë në ndërtimin e shërbimeve konkrete dhe të qëndrueshme në mbështetje të personave që çdo ditë kujdesen për të tjerët, duke forcuar rolin e tyre në komunitet dhe duke rritur cilësinë e jetës për grupet më vulnerabël.

Një komunitet më i fortë krijohet kur askush nuk lihet pas.

Në vijim, do të ndajmë me ju aktivitetet dhe rezultatet e projektit, duke ju ftuar të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse.