Rreth projektit

Projekti ‘TAC – Twinning Against Corruption’ është një projekt binjakëzimi i implementuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Bashkëveprim dhe Zhvillim i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i qeverisjes duke zvogëluar rreziqet e korrupsionit në Shqipëri dhe duke mbështetur zbatimin e Strategjisë Kombëtare Anti-Korrupsion të Qeverisë.

Gjithashtu, si objektiv specifik, TAC synon përmirësimin e mekanizmave për formulimin, koordinimin dhe zbatimin e politikës anti-korrupsion në përputhje me standardet ndërkombëtare, praktikat më të mira dhe prioritetet e integrimit në BE.

Ky projekt u koordinua gjithashtu me Njësinë për Barazi Gjinore në Shqipëri të UN WOMEN.

Për zhvillimin e këtij projekti u angazhuan një ekip ekspertësh nga Bashkimi Evropian, të cilët vunë në dispozicion përvojën e tyre të gjerë në modelet e praktikave më të mira të masave dhe zhvillimit të anti-korrupsionit.

Projekti u shoqërua me aktivitete të cilat kishin synim të informonin dhe të bënin qytetarët pjesë të ndryshimeve në lidhje me përmbushjen e qëllimeve të projektit.

Ndër aktivitetet e ralizuara mund të përmendim:

Inmotion Anti Corrupsion film tour i bërë në formën e një konkursi të dokumentareve kundër korrupsionit;

Run Against Corruption maratonë e cila u zhvillua në 3 Nëntor në liqenin artificial në Tiranë;

Infotour Against Corruption 36 aktivitete në nivel kombëtar me shkollat e mesme anembanë vendit.

E ndërsa dy aktivitetet e para të përmendura janë realizuar dhe mbyllur me sukses, Info Tour Against Corruption, i cili zbatohet nga Organizata LIBURNETIK, është ende në fazë zbatimi.
Do të jenë 36 shkollat e mesme nga 19 qytete të vendit të cilat do të kenë mundësinë të jenë pjesë e këtij Infotour-i. Gjatë aktiviteteve të parashikuara, të rinjtë e këtyre shkollave do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre në lidhje me tema të ndryshme që lidhen me anti-korrupsionin. Gjithashtu ata do mund të japin mendimet e tyre përmes diskutimeve se si mund të luftohet
korrupsioni.

Aktivitetet në përmbajtjen e tyre kanë elementë novatorë dhe konkretë. Gjatë zhvillimit të tyre, të rinjtë i përgjigjen një Quiz-i interaktiv me në thelb informacione mbi korrupsionin dhe masat kundër korrupsionit.

Qëllimi i këtij projekti është informimi dhe ndërgjegjësimi i të rinjve në lidhje me këtë temë, në mënyrë që të jenë të vetëdijshëm dhe të aftë të dallojnë format e ndryshme të korrupsionit, duke u bërë ata vetë agjentë kundër korrupsionit dhe një pikënisje për ndërgjegjësimin edhe të bashkëmoshatarëve e tyre, për të zhvilluar një qëndresë dhe mendimin kritik kundër fenomenit tek të rinjtë në format e reja se si mund të luftojnë korrupsionin nëpërmjet ideve inovative.

Objektivi afatgjat i këtij Infotour-i është ndërgjegjësimi, i të konsideruarit të korrupsionit si një plagë, e cila duhet njohur mirë, me qëllim që të ndërhyet e të mbyllet sa më parë, duke u bërë agjent ndryshimi sot për të mos dëmtuar të ardhmen e shoqërisë sonë dhe duke qenë qytetarë aktivë, pro transparencës, shtetit të së drejtës dhe Bashkimit Europian.

Implementon

Organizata LIBURNETIK

Mbeshtetur nga

Projekti TAC – Twinning Agains Corruption

EnglishAlbania