“28 Nëntori” Shkodër fiton Re-Debate VIII – Kur të rinjtë diskutojnë për Ekonominë Qarkulluese
24 Maj, 2025
Studentët marrin fjalën: Tirana pret Finalen Kombëtare të UNI Debate
13 Qershor, 2025

FTESË PËR OFERTË – Ushqim | Projekti UNI-Debate

Emri i subjektit kontraktues: LIBURNETIK Organisation

Adresa operative: Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.7  Kodi Postar 1017

Email: info@liburnetik.org

 

Dita e shpalljes:     26/05/2025

Afati për dorëzimin e ofertave:     07/06/2025

Shoqata LIBURNETIK, në kuadër të zbatimit të projektit “UNI Debate: Skena e Mendimit Kritik”, të mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, fton të gjitha subjektet e interesuara të paraqesin ofertën e tyre për ofrimin e shërbimit të ushqimit (menu e plotë dreke) për 100 persona – 2 ditë aktivitet.

Objekti i ftesës për ofertë:

  • 50 persona në ditë
  • Për dy ditë aktivitet të njëpasnjëshme
  • Vendndodhja e shërbimit: Tiranë (do të specifikohet më tej në bazë të agjendës finale)
  • Data e parashikuar: (do konfirmohet me subjektin fitues)

Kërkesa teknike për menunë:

Një menu e plotë dreke për çdo ditë që përfshin:

  • Pjatë e parë
  • Pjatë e dytë (mish/peshk/alternativa vegjetariane)
  • Garniturë
  • Pije (ujë dhe pije joalkoolike)
  • Bukë

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Ekstrakti i QKB-së.
  • Subjekt i pajisur me NIPT.
  • Ofertë financiare e detajuar për secilin zë.
  • Afati i dorëzimit të shërbimeve/produkteve.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Çmimi më i favorshëm (duke respektuar cilësinë e kërkuar)
  • Cilësia dhe përbërja e menusë
  • Përvoja e mëparshme në ofrimin e shërbimeve të ngjashme

Afati i dorëzimit të ofertave:

Dorëzimi i ofertave duhet të kryhet në adresën e zyrës së organizatës, Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi’ Pallati 17 Katësh, Kati I, Ap. 4, 1001 Tiranë, Shqipëri, brenda datës 07 Qershor 2025, ora 16:00.


*Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.

Për çdo informacion të mëtejshëm, mund të na kontaktoni në:
📞 +355 69 82 97 084
📧 info@liburnetik.org