PËRSE DUHET TË VINI NË VLORË
28 Janar, 2025
LIBURNETIK dhe të rinjtë debatues: Fuqizimi i gjeneratës së re për të ndikuar politikën dhe shoqërinë
3 Mars, 2025

FTESË PËR OFERTË – Shërbime | Projekti UNI-Debate

Emri i subjektit kontraktues: LIBURNETIK Organisation

Adresa operative: Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.7  Kodi Postar 1017

Email: info@liburnetik.org

 

Dita e shpalljes:     03/02/2025

Afati për dorëzimin e ofertave:     14/02/2025

Shoqata LIBURNETIK, në kuadër të zbatimit të projektit “UNI-Debate: Skena e Mendimit Kritik”, të mbështetur financiarisht nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR), fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për ofrim shërbimesh dhe produkteve të mëposhtme:

Objekti i ftesës për ofertë:

  1. Pushim kafe/freskuese për 7 aktivitete
    – Shërbimi duhet të përfshijë: ujë, lëngje, kafe, çaj, dhe ëmbëlsira të lehta për pjesëmarrësit (20-25 persona për aktivitet).

  2. Pushim kafe/freskuese për 10 aktivitete
    – Me përmbajtje dhe kushte të njëjta si më sipër.

  3. Certifikata pjesëmarrjeje – 200 copë
    – Printim me ngjyra, në letër cilësore (min. 200gr), me logo të projektit dhe të AKR-së, personalizim me emër dhe mbiemër.

  4. T-Shirt – 60 copë
    – Me logo të projektit “UNI-DEBATE” dhe AKR-së, në ngjyra të ndryshme, materiale pambuku 100%, të gjitha përmasat.

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Ekstrakti i QKB-së.

  • NIPT.

  • Ofertë financiare e detajuar për secilin zë.

  • Për produkte, bashkëngjitje model fotografik ose përshkrim teknik.

  • Afati i dorëzimit të shërbimeve/produkteve.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Oferta më e favorshme ekonomikisht që plotëson specifikimet teknike.

  • Cilësia e produkteve/shërbimeve.

  • Përvoja e mëparshme në ofrimin e shërbimeve të ngjashme.

  • Duhet të jenë të licensuar në mënyrë të rregullt dhe ligjore;

  • Pagesa e subjektit do të kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit të kërkuar dhe lëshimit të faturës përkatëse të fiskalizuar.

Afati i dorëzimit të ofertave:

Dorëzimi i ofertave duhet të kryhet në adresën e zyrës së organizatës, Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi’ Pallati 17 Katësh, Kati I, Ap. 4, 1001 Tiranë, Shqipëri, brenda datës 14 Shkurt 2025, ora 16:00.


*Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.

Për çdo informacion të mëtejshëm, mund të na kontaktoni në:
📞 +355 69 82 97 084
📧 info@liburnetik.org