Përmbyllet suksesshëm faza e trajnimeve e projektit “UNI Debate” me ndalesën e fundit në Elbasan
25 Mars, 2025
“28 Nëntori” Shkodër fiton Re-Debate VIII – Kur të rinjtë diskutojnë për Ekonominë Qarkulluese
24 Maj, 2025

Ftese per Oferte: Oficer Komunikimi në kuadër të projektit ‘Nomad Tech – Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Inovatorëve’

FTESË PËR OFERTË

 

Autoriteti Kontraktues:                    Shoqata LIBURNETIK

Adresa:                                               Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.4 Kodi Postar 1017,                                                                                  Tirane,  Shqiperi
E-mail:                                               info@liburnetik.org

Data e Fillimit të Prokurimit:             1 Prill 2025

Afati i dorëzimit të ofertës:                  30 Prill 2025

 

 

INFORMACION MBI ORGANIZATËN

LIBURNETIK është një Organizatë Jo Fitimprurëse e krijuar nga vullneti i një grupi të rinjsh me qëllim ndërgjegjësimin, promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare, për përmirësimin e jetës sociale, nëpërmjet vlerësimit të nevojave të territorit dhe zbatimit të ideve, projekteve dhe aksioneve novative. Organizata LIBURNETIK lindi si një grup informal në vitin 2013 dhe u themelua zyrtarisht në Tiranë në Korrik 2014 si e Pavarur dhe degë e organizatës italiane ASAL Student, Leçe, Itali, e themeluar në 2007-n nga një grup studentësh shqiptarë dhe italianë.Aktivitetet e organizatës LIBURNETIK, ashtu sikurse ato të ASAL Student, e fokusojnë veprimtarinë e saj tek të Rinjtë protagonistë për krijimin e një mendësie të re, në shërbim të shoqërisë civile dhe tek Diversiteti, vlerë e shtuar e një shoqërie europiane bashkohore.

LIBURNETIK mbështetet tek parimet e përcaktuara nga Konventa e të Drejtave të Njeriut dhe nga traktati i Lisbonës dhe ka si parim bazë respektimin e plotë të botës njerëzore, kulturore dhe shpirtërore të individit.

 

INFORMACION MBI PROJEKTIN

Projekti “Nomad Tech – Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Novatorëve” është pjesë e një iniciative të gjerë për të mbështetur ekosistemin e Start-up-eve në Shqipëri. Ai synon të krijojë një ambient më të favorshëm për inovacionin dhe sipërmarrjen, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive teknike dhe menaxheriale të të rinjve dhe përmirësimin e aksesit të tyre në financim dhe tregje ndërkombëtare.

Projekti do të zbatohet për një periudhë 24-mujore, me synimin për të ndikuar në transformimin ekonomik të Shqipërisë përmes rritjes së kapaciteteve sipërmarrëse dhe mbështetjes së Start-up-eve me potencial të lartë për rritje.

Objektivat kryesore të projektit janë:

  • Fuqizimi i Start-up-eve të drejtuara nga të rinjtë përmes trajnimeve të specializuara, mentorimit dhe ndihmës teknike.
  • Zhvillimi i një ekosistemi të qëndrueshëm për sipërmarrjen, duke adresuar sfidat ligjore dhe rregullatore që kufizojnë rritjen e Start-up-eve.
  • Ndërtimi i rrjeteve ndërkombëtare për inovacionin, për të ndihmuar sipërmarrësit shqiptarë të hyjnë në tregje të reja dhe të krijojnë partneritete strategjike.
  • Lehtësimi i aksesit në financim, duke lidhur Start-up-et me investitorë dhe organizata mbështetëse.

Projekti do të zbatohet përmes një kombinimi të trajnimeve intensive, eventeve rrjetëzimi, skemave të financimit dhe takimeve me investitorë ndërkombëtarë, duke siguruar që sipërmarrësit e rinj të kenë mjetet dhe njohuritë e nevojshme për të zhvilluar bizneset e tyre.

OBJEKTI I KONTRATËS

Qëllimi i kësaj kontrate është angazhimi i një eksperti me përvojë për të zhvilluar strategjinë e komunikimit të projektit, duke përfshirë planifikimin, krijimin dhe koordinimin e kanaleve të komunikimit online dhe offline. Eksperti do të jetë përgjegjës për ndërtimin e një identiteti të unifikuar të projektit, për prodhimin e përmbajtjes dhe për raportimin e ndikimit të fushatës.

Eksperti i kontraktuar do të ketë përgjegjësinë për të realizuar detyrat e mëposhtme:

  • Analizën e kontekstit komunikues dhe hartimin e objektivave të komunikimit për projektin.
  • Përcaktimin e audiencave të synuara (të rinj, Start-up-e, mentorë, institucione, publik i gjerë).
  • Hartimin e mesazheve kyçe për grupet e synuara.
  • Zgjedhjen e kanaleve të përshtatshme të komunikimit (social media, media tradicionale, evente, partneritete)
  • Krijimin e një kalendari editorial rekomandues për rrjetet sociale dhe komunikimin publik.
  • Rekomandime për formatet dhe llojet e përmbajtjes (vizuale, tekst, video, histori suksesi, etj.).
  • Vlerësimin e rreziqeve të komunikimit dhe këshilla për menaxhimin e krizave.
  • Identifikimin e indikatorëve të matjes së performancës dhe metodologjinë e raportimit të rezultateve.
  • Udhëzime për vizibilitetin sipas standardeve të donatorëve dhe partnerëve institucionalë.

 

 

KOHËZGJATJA E KONTRATËS DHE AFATET

Kontrata do të zgjasë 50 ditë pune, nga data e nënshkrimit.

Çdo ndryshim në afatet apo përmbajtjen e produktit do të diskutohet paraprakisht me autoritetin kontraktues dhe do të reflektohet me dakordësi të dyanshme.

 

PAGESAT DHE AFATET

Të gjitha pagesat do të kryhen sipas dakordësimit në kontratë dhe pas lëshimit të faturës tatimore.

Në rast se fituesi i procedurës është ekspert i jashtëm, pagesa do të bëhet pas heqjes së vlerës së Tatimit mbi Fitimin (15%) sipas legjislacionit në fuqi.

 

 

DORËZIMI I OFERTAVE

Subjekti i interesuar për të marrë pjesë në këtë procedurë duhet të dorëzojë dokumentacionin e mëposhtëm, në përputhje me kërkesat e autoritetit kontraktues:

Për subjekt fizik/juridik

Nëse oferta paraqitet nga një subjekt fizik ose subjekt juridik, duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:

  • Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB).
  • Dokumentacion që vërteton statusin aktiv të subjektit.
  • Dëshmi se kompania është aktive dhe nuk është në proces likuidimi ose falimentimi.
  • Vërtetim nga Administrata Tatimore që subjekti nuk ka detyrime të papaguara.
  • Lista e stafit të angazhuar për thirrjen dhe CV.
  • Deklaratën mbi Konfliktin e Interesave – Sipas fromës bashkëlidhur Annex B të Termave të Referencës

Për individë (ekspertë të pavarur)

Nëse oferta paraqitet nga një individ si ekspert i pavarur, duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:

  • CV e detajuar ku të evidentohet eksperienca në menaxhimin referuar komunikimit të projekteve me financim të huaj ose publik.
  • Përfshirë arsimimin, eksperiencën profesionale, projektet e mëparshme dhe certifikimet përkatëse.
  • Diploma universitare.
  • Deklaratën mbi Konfliktin e Interesave – Sipas formës bashkëlidhur Annex B të Termave të Referencës

 

Dokumente Financiare

  • Oferta financiare – E plotësuar sipas formatit të përcaktuar nga autoriteti kontraktues bashkëlidhur Annex A të Termave të Referencës

 

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 30 Prill 2025.

  • Dokumentet duhet të dorëzohen fizikisht në adresën: Shoqata LIBURNETIK
    Rr. “Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.4, Kodi Postar 1017, Tiranë, Shqipëri
  • Zarfi duhet të përmbajë si mbishkrim:
    • Të dhënat e ofertuesit
    • Të dhënat e autoritetit kontraktues
    • Subjekt: Ofertë për Shërbime sipas shpalljes dt. 1 Prill 2025

 


 

Annex A – Formulari i Propozimit Financiar Oficer komunikimi

Annex B – Deklarata e Konflikit Eksp Komunikimi

Termat e Referencës – Kliko per ta Shkarkuar