

FTESË PËR OFERTË
Autoriteti Kontraktues: Shoqata LIBURNETIK
Adresa: Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.4 Kodi Postar 1017, Tirane, Shqiperi
E-mail: info@liburnetik.org
Data e Fillimit të Prokurimit: 22 Korrik 2025
Afati i dorëzimit të ofertës: 22 Gusht 2025
INFORMACION MBI ORGANIZATËN
LIBURNETIK është një Organizatë Jo Fitimprurëse e krijuar nga vullneti i një grupi të rinjsh me qëllim ndërgjegjësimin, promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare, për përmirësimin e jetës sociale, nëpërmjet vlerësimit të nevojave të territorit dhe zbatimit të ideve, projekteve dhe aksioneve novative. Organizata LIBURNETIK lindi si një grup informal në vitin 2013 dhe u themelua zyrtarisht në Tiranë në Korrik 2014 si e Pavarur dhe degë e organizatës italiane ASAL Student, Leçe, Itali, e themeluar në 2007-n nga një grup studentësh shqiptarë dhe italianë.Aktivitetet e organizatës LIBURNETIK, ashtu sikurse ato të ASAL Student, e fokusojnë veprimtarinë e saj tek të Rinjtë protagonistë për krijimin e një mendësie të re, në shërbim të shoqërisë civile dhe tek Diversiteti, vlerë e shtuar e një shoqërie europiane bashkohore.
LIBURNETIK mbështetet tek parimet e përcaktuara nga Konventa e të Drejtave të Njeriut dhe nga traktati i Lisbonës dhe ka si parim bazë respektimin e plotë të botës njerëzore, kulturore dhe shpirtërore të individit.
INFORMACION MBI PROJEKTIN
Projekti “Nomad Tech – Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Novatorëve” është pjesë e një iniciative të gjerë për të mbështetur ekosistemin e Start-up-eve në Shqipëri. Ai synon të krijojë një ambient më të favorshëm për inovacionin dhe sipërmarrjen, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive teknike dhe menaxheriale të të rinjve dhe përmirësimin e aksesit të tyre në financim dhe tregje ndërkombëtare.
Projekti do të zbatohet për një periudhë 24-mujore, me synimin për të ndikuar në transformimin ekonomik të Shqipërisë përmes rritjes së kapaciteteve sipërmarrëse dhe mbështetjes së Start-up-eve me potencial të lartë për rritje.
Objektivat kryesore të projektit janë:
Projekti do të zbatohet përmes një kombinimi të trajnimeve intensive, eventeve rrjetëzimi, skemave të financimit dhe takimeve me investitorë ndërkombëtarë, duke siguruar që sipërmarrësit e rinj të kenë mjetet dhe njohuritë e nevojshme për të zhvilluar bizneset e tyre.
OBJEKTI I KONTRATËS
Shoqata LIBURNETIK, në kuadër të projektit “Nomad Tech – Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Novatorëve”, synon të angazhojë një ekspert të kualifikuar për të ofruar mbështetje ligjore në aspektet që lidhen me:
KOHËZGJATJA E KONTRATËS DHE AFATET
Kontrata për ofrimin e shërbimeve të përcaktuara në këtë dokument do të zgjasë nga muaji Gusht 2025 deri në Qershor 2026. Gjatë kësaj periudhe, subjekti i kontraktuar do të jetë përgjegjës për shërbimin e ofruar dhe dorëzimin e dokumentacionit sipas afateve të dakordësuara me autoritetin kontraktues.
Njoftimi për firmosjen e kontratës do të bëhet deri në 15 ditë pas mbylljes së procedures së prokurimit.
5.1 Ndryshimi i detajeve të specfikimeve teknike dhe dorëzimeve
Autoriteti kontraktues ruan të drejtën për të modifikuar detajet e kontratës, bazuar në nevojat e projektit dhe kontekstin e zbatimit. Nëse lind nevoja për ndryshime, autoriteti kontraktues do të:
PAGESAT DHE AFATET
Të gjitha pagesat do të kryhen sipas dakordësimit në kontratë dhe pas lëshimit të faturës tatimore.
Në rast se fituesi i procedurës është individ pagesa do të bëhet pas heqjes së vlerës së Tatimit mbi Fitimin (15%) sipas legjislacionit në fuqi.
DORËZIMI I OFERTAVE
Subjekti i interesuar për të marrë pjesë në këtë procedurë duhet të dorëzojë dokumentacionin e mëposhtëm, në përputhje me kërkesat e autoritetit kontraktues:
Për subjekt fizik/juridik
Nëse oferta paraqitet nga një subjekt fizik ose subjekt juridik, duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 30 Dhjetor 2024.
Shoqata LIBURNETIK
Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.4 Kodi Postar 1017, Tirane, Shqiperi
Annex A – Template i Propozimit Financiar Mbeshtetje Ligjore