UNI Debate: When students challenge ideas, not each other. The ‘Ismail Qemali’ University of Vlora is declared the winner of the National Debate Championship
June 20, 2025
LIBURNETIK launches Re-Debate IX: the National Debate Championship, a long-standing tradition that empowers Albanian youth
September 9, 2025

Ftese per Oferte: Mbështetje Ligjore në kuadër të projektit ‘Nomad Tech – Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Inovatorëve’

 

FTESË PËR OFERTË

 

Autoriteti Kontraktues:                    Shoqata LIBURNETIK

Adresa:                                               Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.4 Kodi Postar 1017,  Tirane,  Shqiperi
E-mail:                                               info@liburnetik.org

Data e Fillimit të Prokurimit:             22 Korrik 2025

Afati i dorëzimit të ofertës:                  22 Gusht 2025

 

INFORMACION MBI ORGANIZATËN

LIBURNETIK është një Organizatë Jo Fitimprurëse e krijuar nga vullneti i një grupi të rinjsh me qëllim ndërgjegjësimin, promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare, për përmirësimin e jetës sociale, nëpërmjet vlerësimit të nevojave të territorit dhe zbatimit të ideve, projekteve dhe aksioneve novative. Organizata LIBURNETIK lindi si një grup informal në vitin 2013 dhe u themelua zyrtarisht në Tiranë në Korrik 2014 si e Pavarur dhe degë e organizatës italiane ASAL Student, Leçe, Itali, e themeluar në 2007-n nga një grup studentësh shqiptarë dhe italianë.Aktivitetet e organizatës LIBURNETIK, ashtu sikurse ato të ASAL Student, e fokusojnë veprimtarinë e saj tek të Rinjtë protagonistë për krijimin e një mendësie të re, në shërbim të shoqërisë civile dhe tek Diversiteti, vlerë e shtuar e një shoqërie europiane bashkohore.

LIBURNETIK is a non-profit organization created by the will of a group of young people with the aim of raising awareness, promoting and developing the albanian society, for the betterment of social life, by assessing the needs of the territory and implementing innovative ideas, projects and actions.

 

INFORMACION MBI PROJEKTIN

Projekti “Nomad Tech – Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Novatorëve” është pjesë e një iniciative të gjerë për të mbështetur ekosistemin e Start-up-eve në Shqipëri. Ai synon të krijojë një ambient më të favorshëm për inovacionin dhe sipërmarrjen, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive teknike dhe menaxheriale të të rinjve dhe përmirësimin e aksesit të tyre në financim dhe tregje ndërkombëtare.

Projekti do të zbatohet për një periudhë 24-mujore, me synimin për të ndikuar në transformimin ekonomik të Shqipërisë përmes rritjes së kapaciteteve sipërmarrëse dhe mbështetjes së Start-up-eve me potencial të lartë për rritje.

The main objectives of the project are:

  • Fuqizimi i Start-up-eve të drejtuara nga të rinjtë përmes trajnimeve të specializuara, mentorimit dhe ndihmës teknike.
  • Zhvillimi i një ekosistemi të qëndrueshëm për sipërmarrjen, duke adresuar sfidat ligjore dhe rregullatore që kufizojnë rritjen e Start-up-eve.
  • Ndërtimi i rrjeteve ndërkombëtare për inovacionin, për të ndihmuar sipërmarrësit shqiptarë të hyjnë në tregje të reja dhe të krijojnë partneritete strategjike.
  • Lehtësimi i aksesit në financim, duke lidhur Start-up-et me investitorë dhe organizata mbështetëse.

Projekti do të zbatohet përmes një kombinimi të trajnimeve intensive, eventeve rrjetëzimi, skemave të financimit dhe takimeve me investitorë ndërkombëtarë, duke siguruar që sipërmarrësit e rinj të kenë mjetet dhe njohuritë e nevojshme për të zhvilluar bizneset e tyre.

OBJEKTI I KONTRATËS

Shoqata LIBURNETIK, në kuadër të projektit “Nomad Tech – Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Novatorëve”, synon të angazhojë një ekspert të kualifikuar për të ofruar mbështetje ligjore në aspektet që lidhen me:

  • hartimin dhe shqyrtimin e kontratave të projektit;
  • sigurimin e përputhshmërisë ligjore të procedurave të prokurimit dhe granteve;
  • interpretimin e dispozitave ligjore për aktivitetet e projektit;
  • përfaqësimin ligjor në takime dhe konsultime ku kërkohet ekspertizë juridike.

 

 

KOHËZGJATJA E KONTRATËS DHE AFATET

Kontrata për ofrimin e shërbimeve të përcaktuara në këtë dokument do të zgjasë nga muaji Gusht 2025 deri në Qershor 2026. Gjatë kësaj periudhe, subjekti i kontraktuar do të jetë përgjegjës për shërbimin e ofruar dhe dorëzimin e dokumentacionit sipas afateve të dakordësuara me autoritetin kontraktues.

Njoftimi për firmosjen e kontratës do të bëhet deri në 15 ditë pas mbylljes së procedures së prokurimit.

5.1 Ndryshimi i detajeve të specfikimeve teknike dhe dorëzimeve

Autoriteti kontraktues ruan të drejtën për të modifikuar detajet e kontratës, bazuar në nevojat e projektit dhe kontekstin e zbatimit. Nëse lind nevoja për ndryshime, autoriteti kontraktues do të:

  • Njoftojë me kohë subjektin e kontraktuar për çdo ndryshim të mundshëm për shërbimet ose dorëzimet
  • Diskutojë dhe konsultohet me subjektin e kontraktuar për të përshtatur dokumentacionin si dhe çdo gjë tjetër që lidhet me kontratat apo dokumenta të tjera ku është e nevojshme konsulenca juridike
  • Sigurojë që çdo ndryshim të reflektohet në një mënyrë të menaxhueshme dhe të arsyeshme, duke mbajtur cilësinë dhe objektivat e përgjithshme të projektit.

 

PAGESAT DHE AFATET

Të gjitha pagesat do të kryhen sipas dakordësimit në kontratë dhe pas lëshimit të faturës tatimore.

Në rast se fituesi i procedurës është individ pagesa do të bëhet pas heqjes së vlerës së Tatimit mbi Fitimin (15%) sipas legjislacionit në fuqi.

 

DORËZIMI I OFERTAVE

Subjekti i interesuar për të marrë pjesë në këtë procedurë duhet të dorëzojë dokumentacionin e mëposhtëm, në përputhje me kërkesat e autoritetit kontraktues:

Për subjekt fizik/juridik

Nëse oferta paraqitet nga një subjekt fizik ose subjekt juridik, duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:

  • Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB).
  • Dokumentacion që vërteton statusin aktiv të subjektit.
  • Dëshmi se kompania është aktive dhe nuk është në proces likuidimi ose falimentimi.
  • Vërtetim nga Administrata Tatimore që subjekti nuk ka detyrime të papaguara.
  • Lista e stafit të angazhuar për thirrjen dhe CV.
  • Deklaratën mbi Konfliktin e Interesave – Sipas fromës bashkëlidhur Annex B të Termave të Referencës

Për individë (ekspertë të pavarur)

Nëse oferta paraqitet nga një individ si ekspert i pavarur, duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:

  • CV e detajuar ku të evidentohet eksperienca në auditimin e fondeve të projekteve me financim të huaj ose publik.
  • Përfshirë arsimimin, eksperiencën profesionale, projektet e mëparshme dhe certifikimet përkatëse.
  • Diploma universitare.
  • Deklaratën mbi Konfliktin e Interesave – Sipas formës bashkëlidhur Annex B të Termave të Referencës

 

Dokumente Financiare

  • Oferta financiare – E plotësuar sipas formatit të përcaktuar nga autoriteti kontraktues bashkëlidhur Annex A të Termave të Referencës

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 30 Dhjetor 2024.

  • Dokumentet duhet të dorëzohen fizikisht në adresën: Shoqata LIBURNETIK
    Rr. “Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.4, Kodi Postar 1017, Tiranë, Shqipëri
  • Zarfi duhet të përmbajë si mbishkrim:
    • Të dhënat e ofertuesit
    • Të dhënat e autoritetit kontraktues
    • Subjekt: Ofertë për Shërbime sipas shpalljes dt. 25 Nëntor 2024
  • Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen brenda datës 22 Gusht 2025.
  • Dokumentet duhet të dorëzohet me zarf të mbyllur i cili duhet të shkruajë sipër:
    • Të dhënat e dorëzuesit
    • Të Dhënat e autoritetit prokurues
    • Subjekt: Ofertë për Shërbime sipas shpalljes dt. 22 Korrik 2025
  • Adresa e Dorëzimit do të jetë zyra operative e autoritetit prokurues si vijon:

Shoqata LIBURNETIK

Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.4  Kodi Postar 1017, Tirane, Shqiperi

  • Çdo aplikim i dorëzuar pas afatit të përcaktuar nuk do të merret në shqyrtim.

 

Annex A – Template i Propozimit Financiar Mbeshtetje Ligjore

ANNEX B – KLIKO KETU

TERMAT E REFERENCES