Bëhuni pjesë e Living Lab në Cërrik në kuadër të projektit ASSIST
14 Prill, 2026

Ftese për Ofertë: Blerje T-Shirt dhe Trofe

FTESË PËR OFERTË

Emri:                                                  Shoqata LIBURNETIK

Adresa:                                               Rr. “Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.7, Kodi Postar 1017, Tiranë, Shqipëri

E-mail:                                                info@liburnetik.org

Data e Fillimit të Prokurimit:          20 Prill 2026

Afati i dorëzimit të ofertës:             27 Prill 2026

Organizata LIBURNETIK po zbaton projektin “Re-Debate, Kampionati Kombëtar i Debatit – Edicioni IX”, mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR). Projekti synon të forcojë kulturën e debatit në mesin e të rinjve të Shqipërisë, duke promovuar mendimin kritik, argumentimin dhe pjesëmarrjen aktive qytetare nëpërmjet organizimit të Kampionatit Kombëtar të Debatit.

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, LIBURNETIK kërkon të identifikojë subjekte/kompani të cilat ofrojnë shërbime të prodhimit dhe stampimit të bluzave T-Shirt dhe kupave trofe, sipas specifikimeve teknike të mëposhtme.

Kushtet për pjesëmarrje:

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sipas kushteve të përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 27 Prill 2026, vetëm me zarf të mbyllur ose dorazi në zyrat e Organizatës LIBURNETIK, në adresën: Rr. “Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.7, Kodi Postar 1017, Tiranë.

Specifikimet teknike:

Nr Përshkrimi i Mallit / Shërbimit Sasia Çmimi me TVSH
1 Bluzë T-Shirt, masa L, 100% pambuk, me 2 (dy) stampime multi-color (përpara dhe mbrapa). Në bluzë do të stampohet logoja e Organizatës LIBURNETIK dhe e donatorit (Agjencia Kombëtare e Rinisë). 100 copë  
2 Kupa trofe me stampim, material plexiglass i lehtë dhe i pathyeshëm, me përmasa 25 cm lartësi dhe 20 cm gjerësi. Në kupë do të stampohet logoja e Organizatës LIBURNETIK dhe e donatorit (Agjencia Kombëtare e Rinisë). 4 copë  

 

Përshkrimi i Shërbimit

Ofrimi i mallrave do të kryhet brenda muajit Prill – Maj 2026. Datat e sakta të dorëzimit do të përcaktohen në kontratën e lidhur me subjektin fitues. Të gjitha mallrat duhet të dorëzohen pranë zyrave të Organizatës LIBURNETIK në Tiranë.

Kushte të Përgjithshme

  • Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe të kualifikuar për ofrimin e mallrave/shërbimeve të kërkuara, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
  • Subjekti duhet të paraqesë në ofertën e tij dokumentet e mëposhtme:
  • Ofertën financiare të plotë sipas formatit të dhënë në Aneks A të kësaj ftese;
  • Ekstrakt të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) jo më të vjetër se 3 muaj nga data e dorëzimit të ofertës.
  • Para fillimit të prodhimit, subjekti fitues duhet të paraqesë mostrat (mock-up) e bluzave dhe kupave trofe për miratim nga ekipi i projektit.
  • Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas dorëzimit të mallrave dhe lëshimit të faturës së rregullt tatimore.
  • Çmimet e ofruara duhet të jenë të shprehura në LEK, me TVSH të përfshirë.
  • Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm me zarf të mbyllur dorazi ose permes postës shqiptare në adresën e mësipërme deri në datën 27 Prill 2026.
Vini re: Ofertat e dërguara me e-mail ose me posta private nuk do të pranohen dhe nuk do të shqyrtohen nga komisioni i vlerësimit të ofertave.

Kriteri i përzgjedhjes:

Subjekti që ofron mallrat me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas kësaj ftese do të njoftohet për të nënshkruar kontratën. Shpallja e fituesit do të bëhet në datën 29 Prill 2026.