Rreth projektit

Integrimi social, bashkëzhvillimi dhe rritja e kapaciteteve të të rinjve. Organizata LIBURNETIK, pas një interesi të lartë gjatë edicionit të parë të projektit DIASPORA 2.0 dhe tendencës gjithmonë e në rritje të largimit të të rinjve shqiptarë nga vendi, falë mbështetjes së AMSHC-së, vendosi të zbatojë një tjetër edicion të tij, me qëllim sensibilizimin e të rinjve. Mesazhi që synohet të përcillet përmes këtij projekti është: Të rritim kapacitetet
e të rinjve dhe të propozohet, nga vetë ata, nga vetë Ju, një zhvillim alternativ e i qëndrueshëm.

Shqipëria është një nga vendet e pakta në nivel botëror që pothuajse më shumë se një të tretën e popullsisë e ka në emigracion. Vitet e fundit është vënë re se numri i të rinjve që emigrojnë është rritur në masë të madhe. “DIASPORA 2.0 – Integrimi social, bashkëzhvillimi dhe rritja e kapaciteteve të të rinjve.” është një projekt që lind pikërisht në këtë kuadër, për të analizuar avantazhet dhe për të informuar të rinjtë mbi rëndësinë e diasporës dhe mbi spin-off që kanë lindur prej saj, nën konceprin e formimit akademik, profesional dhe bashkëzhvillimit.

Qëllimi kryesor i projektit është organizimi dhe fillimi i ndërgjegjësimit të të rinjve mbi rëndësinë e diasporës shqiptare në Itali dhe mbi orientimin e tyre për proceset e zhvillimit social-ekonomik në vend. Gjatë fazave të ndryshme të projektit u realizuan një sërë aktivitetesh informuese dhe sensibilizuese rreth rëndësisë së diasporës shqiptare në Itali, ku morën pjesë mbi 500 të rinj, kryesisht të moshës 16-28 vjec. Materialet e takimeve dhe workshop-eve të zhvilluara u shpërndanë dhe janë të disponueshme edhe në web sitin e organizatës LIBURNETIK.

Synimi i këtyre aktiviteteve, nëse në njërin aspekt synonte informimin dhe orientimin e të rinjve, në anën tjetër ishte puikënisja e krijimit të një grupi për të hyrë në kontakt me diasporën shqiptare në Itali për të krijuar disa raporte bashkëpunimi mbi ide apo projekte Start-Up- esh apo sipërmarrjesh të reja, të cilat shohin si protagonistë të rinjtë shqiptarë duke nxitur punësimin dhe duke marrë një formim nën formën e know how nga ana e sipërmarrjeve dhe profesionistëve shqiptarë, pjesë e diasporës shqiptare në Itali. Të rinjtë u informuan gjithashtu rreth mundësive që ofron Italia dhe vende të tjera europiane për studimet universitare dhe pas universitare, iu krijua mjedisi mundësues për shtjellimin, shpjegimin dhe qartësimin e
procedurave për të aplikuar për studime jashtë vendit dhe iu servirën informacione mbi mundësitë/bursat e studimit që këto vende ofrojnë, mbi procedurat që duhen ndjekur dhe dokumentacioni që duhet përgatitur.

Implementuar

LIBURNETIK është një Organizatë Jo Fitimprurëse e krijuar nga vullneti i një grupi të rinjsh me qëllim ndërgjegjësimin, promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare, për përmirësimin e jetës sociale, nëpërmjet vlerësimit të nevojave të territorit dhe zbatimit të ideve, projekteve dhe aksioneve inovative.

Mbështetur

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC)

Materiale nga Fushata